28/08/2026
Për shkak se stadiumi nuk i plotëson kushtet për praninë e tifozëve në dy tribuna, ÇLIRIMTARËT nuk do të mund të udhëtojnë si tifogrup në këtë ndeshje .
Por, mungesa jonë në tribuna nuk do të thotë mungesë përkrahjeje. Ekipin e zemrës do ta përkrahim me gjithë shpirt, nga çdo vend ku të jemi. ❤️🖤
Shpresojmë që kjo ndeshje vëllazërore të kalojë në frymë sportive, me respekt dhe pa incidente.
ÇLIRIMTARËT – gjithmonë me Shkëndijën! 🔴⚫