11/01/2026
🔵⚪️ Zyrtare | Mirë se vjen Gagi! 🔵⚪️
FC Llopati 97 forcon repartin e portës me një përforcim të rëndësishëm. Portieri Gazmend Ali – Gagi vjen nga KF Kadino dhe nga sot është bardh e kaltër! 🧤💥
Me përvojën, sigurinë dhe përkushtimin e tij mes shtyllave, Gagi pritet të sjellë stabilitet dhe besim në mbrojtjen e bardh e kaltërve. Jemi të bindur se ai do të japë maksimumin për fanellën e FC Llopati 97 dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit.
Mirë se erdhe në familjen bardh e kaltër, Gazmend!
Të urojmë shumë suksese dhe paraqitje sa më të mira me fanellën tonë! 💪⚽️
💙🤍