KF Bashkimi 1947 / FC Bashkimi 1947

KF Bashkimi 1947 / FC Bashkimi 1947 K.F.Bashkimi - Kumanovë, njëri ndër klubet më të vjetra të trevës së Kumanovës, themeluar më 1947. B

Të nderuar kumanovarë, të nderuar tifozë dhe simpatizantë të klubit tonë të zemrës.Sezoni 2026/27 po troket në derë dhe ...
10/06/2026

Të nderuar kumanovarë, të nderuar tifozë dhe simpatizantë të klubit tonë të zemrës.

Sezoni 2026/27 po troket në derë dhe emocionet tashmë kanë filluar!

Sot, në zyrat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), u hodh shorti për sezonin e ri dhe u konfirmua se kampionati do të fillojë më 24/25 korrik. Ndeshjen e parë do ta zhvillojmë në Kratovë, ku do të përballemi me ekipin e Sileksit.

Renditja e ndeshjeve për nëntë xhirot e para është si më poshtë:

Xhiro 1: Sileks – Bashkimi
Xhiro 2: Bashkimi – Tikvesh
Xhiro 3: Arsimi – Bashkimi
Xhiro 4: Bregallnica – Bashkimi
Xhiro 5: Bashkimi – Shkëndija Haraçinë
Xhiro 6: Skopje – Bashkimi
Xhiro 7: Bashkimi – Vardar
Xhiro 8: Shkëndija – Bashkimi
Xhiro 9: Bashkimi – Struga

Me padurim presim fillimin e sezonit të ri. Jemi duke punuar intensivisht që t’ju sjellim sa më shumë gëzime, emocione dhe surpriza gjatë ditëve në vazhdim.

Qëndroni pranë klubit tuaj dhe vazhdoni të na mbështesni në çdo hap!

Urime KF Shkëndija Haraçinë 77  për inkuadrimin  në Ligën e Parë të Maqedonisë pas fitores në balotazh, kunder ekipit te...
31/05/2026

Urime KF Shkëndija Haraçinë 77 për inkuadrimin në Ligën e Parë të Maqedonisë pas fitores në balotazh, kunder ekipit te Peliserit.
Na gëzon fakti që një ekip vëllazëror i bashkohet elitës së futbollit. Ju dëshirojmë suksese, ndeshje të mëdha dhe shumë fitore në sezonet e ardhshme.

Me respekt,
FC Bashkimi 1947 Kumanovë

TELEGRAM NGUSHELLIMI ! 😢Sot, qyteti ynë u mbulua nga heshtja dhe trishtimi…Një zemër e re pushoi së rrahuri shumë herët!...
29/05/2026

TELEGRAM NGUSHELLIMI ! 😢

Sot, qyteti ynë u mbulua nga heshtja dhe trishtimi…
Një zemër e re pushoi së rrahuri shumë herët!

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Agan Asanit, djalosh*t vetëm 13-vjeçar, futbollistit të ri që kishte ëndrra të mëdha, buzëqeshje të pastër dhe dashuri të pafund për futbollin.

Agani ishte pjesë e KF Kumanova, duke pasur pasion futbollin e sportin. Ai gjithashtu ishte pjesë e tribunës sonë, një nga ILIRËT tanë! 💔

Në emër të KF Bashkimi, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Asani, shokëve, bashkëlojtarëve, klubit te tij, ILIRËVE dhe të gjithë atyre që sot lëngojnë për ikjen e tij.

Qoftë Xheneti vendstrehimi yt, kampion i vogël.

FC Bashkimi 1947 u dërgon urime FK Vardar për titullin kampion, FK Sileks për fitimin e Kupës së Maqedonisë dhe KF Shkën...
28/05/2026

FC Bashkimi 1947 u dërgon urime FK Vardar për titullin kampion, FK Sileks për fitimin e Kupës së Maqedonisë dhe KF Shkëndija për sigurimin e pjesëmarrjes në garat europiane.

Rivaliteti mbetet në fushën e lojës, ndërsa jashtë saj respektojmë suksesin e çdo klubi që përfaqëson futbollin tonë.

Ju urojmë suksese dhe një prezantim sa më dinjitoz në Europë, duke përfaqësuar sa më mirë kualitetin e ligës sonë dhe shtetin tonë.

FC Bashkimi 1947 ju uron të gjithë besimtarëve muslimanë festën e Kurban Bajramit.Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, shë...
27/05/2026

FC Bashkimi 1947 ju uron të gjithë besimtarëve muslimanë festën e Kurban Bajramit.

Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, shëndet, lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja.

Urime Kurban Bajrami! 🌙✨💚🖤

Pas përfundimit të sezonës 2025/26, FC Bashkimi 1947 arriti objektivat e vendosura. Pas rikthimit në Ligën e Parë pas 16...
26/05/2026

Pas përfundimit të sezonës 2025/26, FC Bashkimi 1947 arriti objektivat e vendosura.

Pas rikthimit në Ligën e Parë pas 16 viteve, në vitin tonë të parë synimi ishte stabilizimi në ligë dhe ia dolëm me sukses.

E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa njerëzit, kompanitë, firmat dhe sponsorët tanë që na ndihmuan gjatë këtij udhëtimi.

Klubi është mirënjohës për të gjithë ata që kontribuan dhe secilin veç e veç e falënderon nga zemra.

Shpresojmë që edhe vitin e ardhshëm të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të arrijmë suksese edhe më të mëdha së bashku.

Ju faleminderit të gjithëve!

🔥 NJË TJETËR SUPER LAJM‼️Pas Adis Murati, në reprezentacionin U21 të Maqedonisë së Veriut për ndeshjen miqësore ndaj Bul...
24/05/2026

🔥 NJË TJETËR SUPER LAJM‼️

Pas Adis Murati, në reprezentacionin U21 të Maqedonisë së Veriut për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë në Sofje me 30 qershor 2026, edhe një super talent i yni ftohet në listën e selektorit Goran Staniç 😍

Bëhet fjalë për Rexhep Murati, qendërmbrojtësin tonë, i cili me plotë meritë i bashkohet çunave të U21!

KF Bashkimi 1947, çdo herë do vazhdojë ti mbajë portat e klubit të hapura për talentët tanë, duke ju afruar shancë për ti treguar vlerat e tyre!

Bashkimi 1947 mbetet fidanishte e talentëve dhe lojtarëve me perspektivë!

Suksese dhe shumë shëndet çunave tanë!

Përfundon ndeshja në Manastir dhe njëkohësisht mbyllet edhe sezoni 2025/26 për KF Bashkimi 1947. 🟢⚫Faleminderit të gjith...
24/05/2026

Përfundon ndeshja në Manastir dhe njëkohësisht mbyllet edhe sezoni 2025/26 për KF Bashkimi 1947. 🟢⚫

Faleminderit të gjithë “ILIRËVE”, faleminderit çdo tifozit Kumanovar për mbështetjen në çdo stadium e në çdo moment të këtij sezoni.

Shihem sezonin tjetër edhe më të fortë, edhe më të bashkuar! 🟢⚫🔥

Super lajm për klubin dhe qytetin tonë! Futbollisti ynë Adis Murati ftohet nga reprezentacioni U21! 🇲🇰👏Një tjetër sukses...
22/05/2026

Super lajm për klubin dhe qytetin tonë!

Futbollisti ynë Adis Murati ftohet nga reprezentacioni U21! 🇲🇰👏

Një tjetër sukses për klubin tonë FC Bashkimi 1947 dhe një dëshmi se sa shumë klubi beson në potencialin e rinisë Kumanovare. 💚🖤

Adisi na ka bërë krenar gjithmonë me paraqitjet e tij, ndërsa tani do të ketë mundësinë të përfaqësojë vendin në ndeshjen kundër Bulgaris më 30 Maj në Sofje.

Na bëj krenar si gjithmonë Adis! 💪

Ndeshja e radhës dhe e fundit për këtë sezon – Xhiro 33  FC Pelister 🆚 FC BASHKIMI 1947 📅 24.05.2026 (E Diel)🕟 Ora 16:30...
22/05/2026

Ndeshja e radhës dhe e fundit për këtë sezon – Xhiro 33

FC Pelister 🆚 FC BASHKIMI 1947

📅 24.05.2026 (E Diel)
🕟 Ora 16:30
🏟️ Stadiumi “Petar Miloshevski” – Manastir

🔥 Përmbyllja e sezonit me krenari.

Address

Kumanovo
1300

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KF Bashkimi 1947 / FC Bashkimi 1947 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KF Bashkimi 1947 / FC Bashkimi 1947:

Share