19/08/2025
Ne si ekip i volejbollit duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë Z. Ismet Ajeti për mbështetjen bujare dhe kontributin e çmuar për ti siguruar dresat tona. Falë jush, jo vetëm që u pajisëm me veshje profesionale, por morëm edhe motivim shtesë për të përfaqësuar me krenari ekipin tonë në fushë.
Kontributi juaj nuk është vetëm material, por edhe një mbështetje morale që na jep forcë të vazhdojmë me përkushtim dhe entuziazëm.
Ju falënderojmë nga zemra dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen!
💙🏐
Kompania e njohur e ndërtimit “On Construct” nga Belgjika me pronar Ismet Ajeti