KBA Uskana

KBA Uskana Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KBA Uskana, Sports Club, Kicevo.

Dje dhe sot patëm kënaqësinë të jemi mysafirë të Shoqatës Bjeshkatare “Sharri” nga Prizreni, me rastin e shënimit të 75-...
14/06/2026

Dje dhe sot patëm kënaqësinë të jemi mysafirë të Shoqatës Bjeshkatare “Sharri” nga Prizreni, me rastin e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të saj.

Gjatë ditës së sotme realizuam një aktivitet të bukur bjeshkatar. U nisëm nga Guri i Zi, ku më
pas grupi ynë u nda në dy drejtime, njëri grup ngjiti majën e Vertopit (Korfit) në lartësinë 2555 m, ndërsa grupi tjetër vizitoi Gjolin Pafund (Liqenin e Karanikollës) në 2180 m mbi nivelin e detit.

I përgëzoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e SHB “Sharri” për organizimin shembullor të këtij manifestimi dyditor, për mikpritjen, atmosferën e shkëlqyer dhe përkushtimin e vazhdueshëm në promovimin e bjeshkatarisë. Ju lumtë të gjithëve! Uroj që së bashku të festoni edhe shumë përvjetorë të tjerë me po këtë entuziazëm dhe dashuri për malin.

Falenderim i veçantë për kryetarin Osman Uka për mikpritjen dhe angazhimin e tij të palodhur.

Urime 75-vjetori SHB “Sharri” – Prizren! 🎉

Darka tradicionale e fundvitit e KAB “Uskana” – Kërçovë.Ecja malore nuk është vetëm aktivitet fizik, por një shkollë kar...
25/12/2025

Darka tradicionale e fundvitit e KAB “Uskana” – Kërçovë.
Ecja malore nuk është vetëm aktivitet fizik, por një shkollë karakteri që forcon trupin, qetëson mendjen dhe kultivon solidaritetin mes njerëzve.
Le të vazhdojmë ta ngjisim çdo shteg me pasion, përkushtim dhe dashuri për malet.
Me këtë rast, ju urojmë një vit të mbarë, shëndet të plotë dhe suksese edhe më të mëdha në të gjitha sfidat që na presin.

Të dashur dashamirë të natyrës,Klubi Bjeshkatar Alpin “USKANA” këtë të diel organizon ngjitjen tradicionale para Vitit t...
20/12/2025

Të dashur dashamirë të natyrës,

Klubi Bjeshkatar Alpin “USKANA” këtë të diel organizon ngjitjen tradicionale para Vitit të Ri në relacinonin f.Prapadisht - Qafë - Maja e Ujëmirit 2062 m dhe anasjelltas! Disniveli 923 m.

📢 Aktiviteti do të zhvillohet ditën e diel më datë 21.12.2025.

🕗 Nisja: 07:00 / para restorantit Romansa.
🚍 Lloji i transportit: Vetura private
📍 Ecja fillon nga hyrja për në f.Prapadisht dhe përfundon po në të njejtin vend.
📛 Distanca totale e ecjes: 14 km.
📛 Niveli i ecjes: mesatarisht i vështirë.

📜 Informata shtesë:

- Shtegu bën pjesë në shtigjet mesatarisht të vështira!
- Ardhja në kohën e caktuar në vendin e caktuar.
- Respektimi dhe përcjellja e rregullave të caktuara nga udhëheqësi i ecjes.
- Ruajtja e natyrës duke mos hedhur mbeturinat.
- Përgatitja fizike dhe psikike janë përgjegjësi individuale dhe KBA “USKANA” nuk mer përgjegjësi në rast lëndimi.

Të interesuarit për rezervime duhet të kontaktojnë në
☎️ +38971254810, ose
✉️ e-mail: [email protected]

Address

Kicevo
6250

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KBA Uskana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category