03/05/2026
Ndeshja e paraparë për sot ndërmjet KF Gradec dhe KF Vardari nuk u zhvillua në kuadër zyrtar për shkak se nga FFM nuk u delegua trupë referësh për këtë përballje. Një situatë e tillë, që bie ndesh me organizimin normal të garave, la pa një ndeshje zyrtare jo vetëm ekipet, por edhe tifozët që prisnin me interes këtë duel.
Megjithatë, në shenjë respekti ndaj sportdashësve dhe për të mos zhgënjyer ata që kishin ardhur për të ndjekur ndeshjen, të dyja skuadrat vendosën të zbresin në fushë dhe të zhvillojnë një takim miqësor.
Në fund, ndeshja përfundoi me rezultat 3:2 në favor të KF Gradec, në një duel që, edhe pse jo zyrtar, dhuroi emocione dhe kënaqësi për tifozët e pranishëm.