KF Shkëndija Haraçinë 77

KF Shkëndija Haraçinë 77 Mirësevini në faqen zyrtare të KF Shkëndija Haraçinë!

Welcome to the official page of KF Shkëndija Haraçinë!
Добредојдовте на официјалната страница на Зфк Шкендија Арачиново!

ZYRTARE: Nikola Sarkoski vazhdon me KF Shkëndija '77!Klubi Futbollistik Shkëndija '77 njofton me kënaqësi arritjen e mar...
12/06/2026

ZYRTARE: Nikola Sarkoski vazhdon me KF Shkëndija '77!

Klubi Futbollistik Shkëndija '77 njofton me kënaqësi arritjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratës edhe për një vit me futbollistin Nikola Sarkoski.
Sarkoski ishte një nga shtyllat kryesore dhe lojtarët më meritorë në rrugëtimin tonë historik drejt Ligës së Parë. Me profesionalizmin, karakterin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushë, ai la gjurmë të pashlyeshme në suksesin më të madh të klubit.
Vazhdimi i këtij bashkëpunimi konfirmon synimet tona serioze për sezonin e ri në elitën e futbollit vendor, ku përvoja dhe cilësitë e Nikolës do të jenë një vlerë e madhe për skuadrën.

Suksese, Nikola! 🔴🖤

Antoni Stoleski mbetet "Guardiani" i portës sonë edhe për një vit!Klubi Futbollistik Shkëndija 77 ka kënaqësinë të njoft...
12/06/2026

Antoni Stoleski mbetet "Guardiani" i portës sonë edhe për një vit!

Klubi Futbollistik Shkëndija 77 ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit me portierin tonë titullar, Antoni Stoleski.
Stoleski, i cili mbrojti me mjaft sukses ngjyrat tona duke qenë një siguri e madhe midis shtyllave në rrugëtimin e suksesshëm drejt Ligës së Parë, do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën kuqezi edhe për sezonin e ri.
Përvoja, profesionalizmi dhe dedikimi i tij brenda dhe jashtë fushe janë një garanci e madhe për sfidat e reja që na presin në elitën e futbollit vendor.
Na priftë e mbara dhe shumë suksese të reja së bashku, Antoni!

Nis rrugëtimi i ri!Sfidën e parë të sezonit të ri futbollistik do ta zhvillojmë si mysafirë kundër FC Struga.Kalendari i...
10/06/2026

Nis rrugëtimi i ri!

Sfidën e parë të sezonit të ri futbollistik do ta zhvillojmë si mysafirë kundër FC Struga.

Kalendari i plotë i ndeshjeve dhe oraret e sakta për të gjithë sezonin do të publikohen pas pak

NJOFTIM ZYRTARTë nderuar tifozë dhe dashamirë të klubit,Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se KF Shkëndija Haraçinë ka arrit...
09/06/2026

NJOFTIM ZYRTAR

Të nderuar tifozë dhe dashamirë të klubit,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se KF Shkëndija Haraçinë ka arritur marrëveshje zyrtare me kryesinë e KF Shkupi që të gjitha ndeshjet si vendas për sezonin e ri t'i zhvillojmë në stadiumin e Çairit.
Me këtë rast, falënderojmë përzemërsisht kryesinë e KF Shkupi për korrektësinë dhe mikpritjen, si dhe kryetarin e Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij bashkëpunimi.

Në fund, klubit tonë vëlla, KF Shkupi, i urojmë me gjithë zemër suksese dhe një rikthim sa më të shpejtë në elitën e futbollit tonë – aty ku e ka vendin dhe ku takon historia e tij.

Ju presim në tribunat e Çairit për të nisur së bashku këtë sezon të ri!
Me respekt,

Kryesia e KF Shkëndija Haraçinë

ZYRTARE: Prof. Berat Imeri vazhdon rrugëtimin në krye të shtabit teknik!Klubi Futbollistik Shkëndija 77 me kënaqësi të v...
09/06/2026

ZYRTARE: Prof. Berat Imeri vazhdon rrugëtimin në krye të shtabit teknik!

Klubi Futbollistik Shkëndija 77 me kënaqësi të veçantë njofton opinionin publik, tifozët dhe dashamirët e futbollit se ka arritur marrëveshjen e re të bashkëpunimit me trajnerin, Prof. Berat Imeri.
Pas një edicioni të jashtëzakonshëm të kurorëzuar me sukses historik, drejtuesit e klubit dhe profesori Imeri kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar projektin tonë ambicioz. Karakteri, taktika e tij e dëshmuar dhe loja tërheqëse që ai instaloi në skuadër, ishin garancia më e madhe për të rrugëtuar së bashku drejt sfidave të radhës.
Profesorit dhe shtabit të tij teknik i urojmë punë të mbarë dhe shumë suksese në rrugëtimin e ri që na pret përpara.
Vazhdojmë së bashku, drejt objektivave të reja!

NJOFTIM ZYRTARMe qëllim të informimit të opinionit publik dhe të gjithë simpatizuesve tanë, ju prezantojmë strukturën e ...
08/06/2026

NJOFTIM ZYRTAR
Me qëllim të informimit të opinionit publik dhe të gjithë simpatizuesve tanë, ju prezantojmë strukturën e re udhëheqëse të klubit tonë:

Kryetar i klubit: Sulejman Alimi
Nënkryetar: Ferat Beqiri
Drejtor gjeneral: Denis Jaija
Drejtor sportiv: Isuf Bajrami
Sekretar: Bujar Jaji
Arkatar: Qerim Beqiri
Zëdhënës i klubit: Azam Aki
Përfaqësues i klubit: Nehat Jusufi
Përfaqësues i mërgatës: Reshat Ramadani
Komesarë të sigurimit: Avdi Jusufi, Gadaf Shabani, Naser Jusufi

Me këtë strukturë të re dhe të konsoliduar, KF Shkëndija Haraçinë vazhdon rrugëtimin e saj me përkushtim maksimal, organizim profesional dhe synime të qarta për sukseset e radhës në të ardhmen.

Me respekt,
KF Shkëndija Haraçinë

NJOFTIM ZYRTARPas mbylljes me sukses të të gjitha obligimeve për këtë edicion, futbollistët dhe stafi teknik kanë nisur ...
07/06/2026

NJOFTIM ZYRTAR

Pas mbylljes me sukses të të gjitha obligimeve për këtë edicion, futbollistët dhe stafi teknik kanë nisur pushimet e merituara.

Ekipi do të jetë në pushim deri në grumbullimin e radhës, ku do të njoftoheni me kohë për fillimin e fazës përgatitore dhe stërvitjeve për sezonin e ri.

Pushime të mbarë djemve tanë!

FAMILJA E BASHKUAR E KF SHKËNDIJA 77! Klubi ynë organizoi një mbrëmje madhështore festive, ku bëri bashkë ata që shkruan...
06/06/2026

FAMILJA E BASHKUAR E KF SHKËNDIJA 77!

Klubi ynë organizoi një mbrëmje madhështore festive, ku bëri bashkë ata që shkruan historinë, institucionet që na mbështesin dhe ata që po e udhëheqin klubin tonë drejt majave!
Në këtë natë plot emocione dhe krenari, patëm nderin të kishim të ftuar:
Kryetarin aktual të Komunës dhe Ish-Kryetarët, të cilët me mbështetjen institucionale kanë qenë gjithmonë krah nesh.
Kryesinë e klubit, që po menaxhon me sukses rrugëtimin tonë të palodhshëm.
Veteranët tanë të respektuar, legjendat që shkruan faqet e para të historisë sonë.
Tifogrupin "ÇLIRIMTARËT", forcën tonë të 12-të që i dha zjarr dhe ngjyra kësaj feste!

Respekti për të kaluarën dhe puna e përbashkët për të tashmen janë garancia jonë më e fortë për sukseset në Ligën e Parë. Haraçina festive ka vetëm një emër!

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe dashurinë e treguar për klubin e zemrës!

Nga një klub i nivelit lokal, në një emër që sot gëzon njohje dhe respekt mjaft përtej kufijve të Haraçinës.Përmes punës...
03/06/2026

Nga një klub i nivelit lokal, në një emër që sot gëzon njohje dhe respekt mjaft përtej kufijve të Haraçinës.
Përmes punës sistematike, përkushtimit maksimal dhe rezultateve të larta të arritura si brenda, ashtu edhe jashtë fushës së blertë, klubi ynë është shndërruar në një brand të respektuar institucional. Ne përfaqësojmë me dinjitet vlerat tona në çdo nivel ku përmendet emri i Shkëndijës.
Rrugëtimi ynë vazhdon me të njëjtin vizion strategjik, pasion dhe përgjegjësi të lartë, për ta ngritur edhe më lart reputacionin dhe emrin e klubit tonë.

Fituam çdo sfidë !! Kaluam çdo pengesë !! Luftuam kundër gjithëve.Dhe në fund arritëm aty ku e kishim ëndërruar.LIGA E P...
02/06/2026

Fituam çdo sfidë !! Kaluam çdo pengesë !! Luftuam kundër gjithëve.
Dhe në fund arritëm aty ku e kishim ëndërruar.
LIGA E PARË! 🏆❤️🖤
Kjo është Shkëndija. Kjo është historia jonë ❤️🖤

Address

Street 14 Number 15
Aracinovo
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KF Shkëndija Haraçinë 77 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KF Shkëndija Haraçinë 77:

Share

Category