30/05/2021
Një kujtim nga ndeshjet me përfaqesuesën e Kosovës,
7 vite Kampion i Kosovës për gjeneratat e saj.
Se bashku me vllaun binjak A***nin, dhe disa
garues me emër të pas luftës.
Ish-garuesi Gazmend Gashi i cili ishte 7 vite kampion në Kosovë, se bashku me vellaun binjak A***nin dhe fitues në disa turne ndërkombtar më perfaqësuesen e Kosovës.
Shpresa olimpike të sportit në vendit tonë.
Në garën ndërkombtare në Shkup “Gongu i Art” në vitin 2013 kishte rastin të ndeshej në finale me Josh Taylor i cili në fundjaven që e lam pas i ka unifikuar 4 titujt botëror në kategorin gjysmë e mesme të lehtë “UNDISPUTED” ka hyrë në histori të Boksit si kampioni i 6 botëror me 4 titujt më të rendesishëm të fituar, duke e mposhtur Meksikanin me nënshtetësi Amerikane Jose Ramirez.
Gazmend Gashi është tërhequr nga garat aktive, shkaku i kushteve jo të mira para 6viteve, në kohen më kulminante si sportist në moshën 22vjeq, shkaku i punës dhe edukimit sportiv universitar.
Ai sot punon (Kfor/Ecolog) dhe si edukator dhe pedagog në një “Akademi të sporteve marciale Fight Factory” me partnerin e Butrint Ejupi.
Ai thekson, në sport veq talentit duhet të përcjell edhe fati si dhe mundësia që në kompeticione të medha ta sfidojmë veten me garuesit e nivelit botëror që t’i arrijmë majat e suksesit.
Ne si garues elitar, në shum gara të medha nuk na është ofruar përkrahje financiare, dhe në disa vende të cilat nuk na kanë njohur si shtet na është penalizuar pjesëmarrja.
Por ai është i lumtur që dita ditës, shum sportistëve në vend po ju hapen rrugët drejt ndërkombtarizimit në botë dhe mbështetjes më të madhe nga shteti për sportistët elitar.
Prandaj inkurajoj të gjithë nxënësit dhe garuesit perspektivë të punojnë pa u ndalur
më përkushtim të madh, që sakrifica gjatë viteve të jep fryt e të shperblehet në fund.
Boksieri nga Britania e Madhe, Josh Taylor, është kampion i padiskutueshëm i botës, pronar i titujve WBC, WBA, IBF dhe WBO në peshën super të lehtë. Taylor së fundi shkatërroi Jose...