15/02/2026
DREJTËSI, JO POLITIKË!
Federata e Karatesë e Kosovës i bashkohet protestës së organizuar nga platforma “Liria ka Emër” dhe i bën thirrje komunitetit të karatesë dhe sportit në përgjithësi që të marshojnë për drejtësi dhe në mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ftojmë klubet, sportistët, trajnerët, gjyqtarët, drejtuesit sportivë dhe të gjithë dashamirët e sportit që të bashkohen në këtë protestë, në mbështetje të kauzës sonë të përbashkët dhe në nderim të sakrificës për liri.
📆 17 shkurt 2026
⏰ 14:00
📍 Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë