17/06/2026
Nga Llapi në Gjermani – një histori suksesi shqiptare
Bekim Mehmeti nga Podujeva, i cili emigroi në Gjermani në vitet ’90, vazhdoi për dekada të jetë i lidhur me futbollin, fillimisht si lojtar e më pas si trajner. Në dhjetor të vitit 2025 ai u zgjodh president i klubit gjerman FC Union Heilbronn, një ndër klubet më të njohura në rajonin e Baden-Württemberg.
Nën drejtimin e tij dhe me punën e përbashkët të stafit teknik, klubi arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Brenda vetëm gjashtë muajve, FC Union Heilbronn u shpall kampion dhe siguroi ngjitjen në Landesliga, një arritje që klubi nuk e kishte realizuar prej më shumë se 15 vitesh.
Ky sukses shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për klubin, por edhe për komunitetin shqiptar në Gjermani. Bekim Mehmeti bëhet një shembull i përkushtimit, punës dhe suksesit, duke lënë gjurmë si një shqiptar në krye të një klubi gjerman futbolli.
Urime Bekim Mehmetit për këtë arritje të veçantë dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij sportiv! 👏⚽🇦🇱🇽🇰