K.F Lugina

K.F Lugina K.F LUGINA
Viti i themelimit 13.11.2014
Garon në Ligën Rajonale të rrethit të Pqinjes me Seniore Ju faleminderit për vëmendje.

Biografia e Klubit futbollistik Lugina


(Football Club Lugina) është themeluar me datë 13.11.2014 në Luginë të Preshevës njëherit i pranuar dhe i çertifikiuar nga Federata e Futbollit të Serbis. Duke pas parasysh interesimin e shumë të rinjëve ideja e Nagip Jakupit me bashkëpuntorët e tijë fillon të zbatohet në praktikë dhe të themelohet klubi me emrin "K.F LUGINA". Klubi u themelua zyrtarisht me datën 13.11.2014

Historiku i këtij klubi është shumë i ri ashtu si janë fare të rinjë edhe themeluesit e këtij klubi të futbollit. Për shumë nga ju mundë të lind pyetja prej nga ky klub apo arsyeja e themelimit të këtij klubi?! Duke pasur parasysh interesimin e shum të rinjëve për sportin e futbollit dhe njëherit faktin që Nagip Jakupi është paisur me licencen UEFA A për Trainer ka shum kohë që miret me të rinjë me saktsisht Stërvit(trajnon) për Futboll një grup shum të madh të të rinjëve nga e gjithë Lugina dhe interesimi është shum i madhë, pra këta të rinjë janë shtysa kryesore për themelimin e K.F.Lugina e cila i mungonte qytetit të Presheves. Kuptimi i emrit të K.F.LUGINA

Ideja dhe qëllimi është sinonim i Bashkimit, Forcës, klubi synon të përfaqsoj gjithë Luginën e Preshevës në futboll në mënyrë më të mirë të mundshme ku përveq në Preshevë që funksionon si klub është hapur edhe zyrtarisht edhe në qytetin e Bujanocit në vitin 2018 ku shum të rinjë stërvisin dhe së fundi në vitin 2019 është hapur edhe në Fushë Kosovë Klubi futbollistik Lugina, pra në 3 qytete të ndryshme funksionon në menyr të organizuar dhe profesional. Klubi që nga viti 2014 bënë gara në rrethin e Pcinjës me Senior dhe U 17, U 15, U 13 në Ligen e Rrethit Nish*t. Nga fillimi klubi kishte të gjitha organet përkatës, si Kryetarin, Nënkryetarin, Sekretarin, Përfaqësusin e klubit, dhe trainerat për të funskionuar në mënyr profesionale. Vlen të ceken sukseset e klubit ku përmes Shkolles futbollit Lugina kan dalur shum lojtarë në Arenen ndërkombtare dhe në Europ, lojtar si Iljasa Zulfiu i cili nga Klubi Lugina bëri transfer në Klubin futbollistik Radniki të Surdulices ekip e cila bënë gara në Super Ligen e Serbis, ku dhe sot lojtari në fjal është pjesë e ekipit me kontrat profesionale tek skuadra e Lacit në kampionatyn e Shqipëris. Po në këtë Klub Radnikit është transferuar edhe lojtari Medin Ahmeti i cili është pjesë e të rinjeve të kësaj ekipe , pastaj Leart Rexhepi i cili ishte lojtar i Shkolles futbollit Lugina tani luan në Gosenhaim të Gjermanis , Shefki Aliti ishte pjesë e Shkolles futbollit që tani bënë pjesë në 2 Korrik , Engjell Sylejmani në Drit të Gjilanit , sukseset e Shkolles futbollit vazhdojn me talentin e Agon Pajazitit i cili luan në Brežic të Slovenis , dhe së fundi talenti Labinot Jashari i cili nga Shkolla e futbollit Lugina u transferua në Huy të Belgjikes. Në kuadër të Klubit egziston edhe Shkolla e futbollit, ku në këtë Shkoll ushtrimet i ndjekin fëmit nga mosha 7 vjec deri në 19 vjec. Për të folur për suksese e Shkolles së futbollit Lugina duhet shumë kohë edhe përkundër kohës së shkurtër të themelimit të saj. Në vitin 2015 Shkolla futbollit Lugina ishte pjesëmarrës në një turne ne Gjermani ku dhe pas keti turneu arriti rezultate pozitive. Në vjeshten e viti 2016 në qytetin e Surdulices është mabajtur seleksionimi i lojtarve për reprezentacionin e Serbise për grupmoshat 2005. Ku shkolla jonë ishte me 3 lojtar, Labinot Jashari, Engjull Sylejmani dhe Shaip Pervizaj. Labinot Jashari ishte pjesë e grupmoshave të Serbis per moshat U 13, dhe për qdo ndeshje të reprezentacionit të Serbis për këtë mosh Labinot Jashari ishte pjesë e grupit. Si talent i Shkollës së futbollit vlen të ceket edhe lojtari ynë Besim Bajrami. Ashtu siq ceket më lart për të folur për Sukseset e Shkolles së futbolit Lugina na duhet dhe ore të tëra për talentat që janë në këtë Shkollë futbolli Lugina. Shkolla e futbollit Lugina është një emer i gjërë e cila për këto pak vite themelimi ka bërë aq emer sa që është e ftuar rregullisht në turne për grupmosha të ndryshme si në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe në disa turne në Serbi. Në pika të shkurta kjo është një historik i Klubit dhe Shkolles së futbollit Lugina.

🤝 VAZHDON BASHKËPUNIMI! K.F. Lugina ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit edhe këtë vit me sponsorin tonë ...
30/08/2026

🤝 VAZHDON BASHKËPUNIMI!

K.F. Lugina ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit edhe këtë vit me sponsorin tonë të çmuar, HAUSMEISTERSERVICE “Malici”. 🙏

Një falënderim i veçantë për sponsorin Malici, i cili prej disa vitesh është pranë klubit tonë dhe na mbështet në rrugëtimin tonë. Përkrahja juaj është një motivim i madh për ne dhe për të rinjtë tanë.

Mbështetja e bizneseve dhe sponsorëve tanë është thelbësore për zhvillimin e klubit dhe për të rinjtë tanë, të cilët çdo ditë punojnë me përkushtim për të ardhmen e tyre në sport ⚽️

Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe kontributin tuaj!
Së bashku e bëjmë K.F. Luginën më të fortë!

K.F. Lugina – Bashkë për rinijën bashkë për të ardhmen! ⚽️💙⚽️💙

📢 Apel për përkrahje! Pas dy viteve mungesë nga garat zyrtare, Shkolla e Futbollit Lugina – Preshevë ka vendosur që në s...
06/07/2026

📢 Apel për përkrahje!

Pas dy viteve mungesë nga garat zyrtare, Shkolla e Futbollit Lugina – Preshevë ka vendosur që në sezonin 2026/2027 t’i rikthejë fëmijët tanë në Ligën U13 dhe U15.
Për dy vite, mungesa e stadiumit dhe vështirësitë financiare ua mohuan shumë fëmijëve mundësinë për të luajtur, për të garuar dhe për të jetuar ëndrrën e tyre.
Shpresojmë që stadiumi i madh të jetë gati shumë shpejt dhe që në muajin shtator fëmijët e SHF Lugina të nisin kampionatin me fanellën e klubit dhe me krenari të përfaqësojnë Preshevën.

Për ta bërë këtë realitet, kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Çdo donacion, i vogël apo i madh, është një investim në të ardhmen e fëmijëve tanë. Me ndihmën tuaj, ne nuk financojmë vetëm një ekip futbolli – ne mbajmë gjallë ëndrrat e shumë fëmijëve.
🙏 Nëse keni mundësi të ndihmoni ose ta shpërndani këtë njoftim, do të na jepni forcë të vazhdojmë.
Së bashku, t’ua rikthejmë fëmijëve të Preshevës të drejtën për të luajtur, për të garuar dhe për të ëndërruar.
Shkolla e Futbollit Lugina – Preshevë ⚽️💙⚽️💙

Para derbit me KF Tërnoci-n, në kuadër të Ditëve të Komandant Llesh*t, vizituam muzeun kushtuar kësaj figure të rëndësis...
25/05/2026

Para derbit me KF Tërnoci-n, në kuadër të Ditëve të Komandant Llesh*t, vizituam muzeun kushtuar kësaj figure të rëndësishme kombëtare.
Një moment i veçantë respekti dhe kujtimi për historinë dhe sakrificën.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ridvan Qazimin-Komandant Lleshin.
Lavdi të gjithë të rënëve që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e kombit. Kujtimi dhe vepra e tyre do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona.💙🤍🇦🇱

Ndeshja KF Tërnoci – KF Lugina përfundoi me rezultat 4-4. Lojë deri në minutën e fundit, me shumë emocione dhe gola spek...
24/05/2026

Ndeshja KF Tërnoci – KF Lugina përfundoi me rezultat 4-4.

Lojë deri në minutën e fundit, me shumë emocione dhe gola spektakolarë.

Faleminderit të gjithë dashamirëve të sportit për mbështetjen, si dhe sponsorëve që janë gjithmonë pranë klubit tonë ⚽️💙⚽️💙

Ndeshja e radhës në shtëpi solli një tjetër paraqitje bindëse për KF Lugina, e cila triumfoi ndaj KF Levosoje me rezulta...
03/05/2026

Ndeshja e radhës në shtëpi solli një tjetër paraqitje bindëse për KF Lugina, e cila triumfoi ndaj KF Levosoje me rezultat të pastër 3–0

Djemtë treguan karakter, disiplinë dhe dominim gjatë gjithë takimit, duke mos lënë hapësirë për kundërshtarin dhe duke finalizuar me sukses rastet e krijuara.

Dikur e shikonte në TV një legjendë si Klaus Augenthaler – ish mbrojtës gjerman, kampion bote dhe trajner në Bundesligë ...
09/04/2026

Dikur e shikonte në TV një legjendë si Klaus Augenthaler – ish mbrojtës gjerman, kampion bote dhe trajner në Bundesligë me Bayern, Leverkusen dhe Wolfsburg.

Sot, historia ka marrë një kthesë të bukur: Nagip Jakupi, ish trajner i KF Lugina, nga një vend i vogël, është përballur me të si kundërshtar në fushë – jo një herë, por tre herë në ndeshje testuese këtë vit.

Nga ëndrrat para ekranit… në përballje reale në fushë. Futbolli di të shkruajë histori të jashtëzakonshme.

Mesazh për të rinjtë: Mos u dorëzoni kurrë dhe ndiqni ëndrrat tuaja deri në fund, pavarësisht se ku jetoni.
Me punë dhe besim, çdo gjë është e mundur.

KF Lugina rikthehet me fitore në shtëpi, pas ndeshjes si mysafir ndaj KF Besa!Dy ndeshjet e fundit, dy fitore – dëshmi e...
04/04/2026

KF Lugina rikthehet me fitore në shtëpi, pas ndeshjes si mysafir ndaj KF Besa!

Dy ndeshjet e fundit, dy fitore – dëshmi e qartë se klubi është në rrugën e duhur dhe gjërat po shkojnë shumë mirë.
Vazhdojmë me përkushtim dhe besim drejt objektivave tona!

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen!

KF Lugina ⚽️💙⚽💙

KF Lugina shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për të gjithë sponsorët që kanë mbështetur klubin tonë. Kontributi juaj ë...
02/04/2026

KF Lugina shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për të gjithë sponsorët që kanë mbështetur klubin tonë. Kontributi juaj është i paçmuar për zhvillimin e klubit dhe përkrahjen e rinisë në sport.

Faleminderojmë sponsorët:
• TOSUNI DIENSTLEISTUNGEN GMBH
• HAUSMEISTERSERVICE “Malici”
• VIJATOR D.O.O
• KOMUNA E PRESHEVËS

Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, për të mirën e klubit tonë dhe për të rinjtë që përfaqësojnë të ardhmen e sportit.

K.F. Lugina ⚽️💙⚽️

Sot, KF Lugina zhvilloi një ndeshje shumë të bukur dhe mbresëlënëse, duke treguar lojë cilësore dhe përkushtim maksimal ...
29/03/2026

Sot, KF Lugina zhvilloi një ndeshje shumë të bukur dhe mbresëlënëse, duke treguar lojë cilësore dhe përkushtim maksimal në fushë.
Që nga fillimi i takimit, lojtarët u dalluan për motivin dhe dëshirën e madhe për fitore, duke dominuar në çdo aspekt të lojës.

Me një paraqitje të shkëlqyer ekipore dhe bashkëpunim të fortë mes lojtarëve, skuadra arriti të krijojë shumë raste shënimi dhe t’i konkretizojë ato me sukses.
Në fund, përpjekjet e tyre u shpërblyen me një fitore bindëse 5-0, rezultat që flet qartë për epërsinë e treguar në fushë.

Kjo fitore është një burim i madh motivimi dhe vetëbesimi për ekipin.
Ajo i jep KF Lugina forcë dhe dëshirë për të vazhduar me rezultate pozitive edhe në ndeshjet e ardhshme, duke synuar suksese edhe më të mëdha.

KF Lugina ⚽️💙⚽️💙

Nesër KF Lugina zhvillon ndeshjen e radhës, një përballje shumë e rëndësishme për ekipin dhe tifozët e tij. Lojtarët pri...
28/03/2026

Nesër KF Lugina zhvillon ndeshjen e radhës, një përballje shumë e rëndësishme për ekipin dhe tifozët e tij.
Lojtarët pritet të japin maksimumin në fushë për të siguruar një rezultat pozitiv dhe për të vazhduar me formën e mirë.
Me përkrahjen e tifozëve, Lugina synon të tregojë forcën dhe përkushtimin që e karakterizon këtë skuadër.

K F Lugina ⚽️💙⚽️💙

Address

Rr. 15 Nëntori Nr. 146
Presevo
17523

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when K.F Lugina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to K.F Lugina:

Share