05/12/2012
Juve apo Chelsea? 90 minutat vendimtare
Mes Juventus dhe Chelsea, vetëm një prej tyre do të vazhdojë rrugën në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve. Kampionët e Italisë do të luajnë në transfertën ukrainase kundër Shachtar Doneck në sfidën e fundit të Grupit E. Me kualfikimin e sigurt të vendasve, skenarët që mund t'i dhurojnë biletën skuadrës së Antonio Conte janë të shumta.
I përfolur është edhe një barazim i mundshëm që do të kenaqte dy formacionet, megjithëse ukrainasit e Lucesku kanë bërë të ditur se nuk pranojnë kompromise. Kjo bën të ëndërrojë më shumë Chelsea, që me sytë nga "Dombas Arena" duhet të fitojë me cdo kusht ndeshjen kundër modestëve danezë të Nordsjaelland.
Të favorizuar të besuarit e Rafael Benitez që në rast kualifikimi do të largonin të gjitha polemikat e javëve të fundit, por jo gjithcka është në dorë të londinezëve. Gjithcka e vendosur në grupin F, megjithëse Bayern Munich dhe Valencia do të sfidohen në distancë për vendin e parë.
Skuadra gjermane do të presë Bate Borisov që ka siguruar pjesmarrjen në Europa League, ndërsa spanjollët do të zbresin në transfertën e Lille, pa asnjë motivim në këtë ndeshje.
Përballje të rëndësishme rezervojnë dy grupet e tjera. Me Barcelonën e kualifikuar si e para, Benfica dhe Celtic kërkojnë biletën e dytë në grupin G. Mision i vështirë për portugezët që zbresin në "Camp Nou" kundër spanjollëve që me shumë mundësi do të luajnë për të ndihmuar Lionel Messi të thyejë rekordin e tij personal.
Më e lehtë puna për skocezët që presin në shtepinë e tyre Spartakun e Moskës. E njëjta situatë edhe në grupin H, ku CFR Clyj dhe Galatasaray kërkojnë të sigurojnë kualfikimin si vendi i dytë pas Machester United. Anglezët pret në "Old Traford" rumunët e Clyj, ndëra turqit e Galatasaray zbresin në tranfertën portugeze kundër Braga.