26/08/2026
🙏
📢 NJOFTIM PËR PRINDËRIT DHE FËMIJËT E FSHATIT
Të nderuar prindër,
Kjo iniciativë nuk është e re. Edhe para një kohe, disa nga prindërit e fshatit kishin ndërmarrë një iniciativë të tillë, duke mbledhur edhe nënshkrimet e prindërve, me qëllim që fëmijëve tanë t’u sigurohej një hapësirë parashkollore. Mirëpo, për shkak të mungesës së një ambienti të përshtatshëm, atëherë kjo iniciativë nuk arriti të realizohej.
Edhe këtë herë, janë prindërit ata që kanë marrë iniciativën dhe kanë shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar që kjo ide të bëhet realitet dhe të funksionalizohet.
Sot, drejtori i Shkollës, z. Burhan Ahmeti, së bashku me drejtorin e Entit Parashkollor “8 Marsi” – Preshevë, kanë mbështetur këtë iniciativë, duke krijuar mundësinë që të sigurohet një klasë/hapësirë për fëmijët e moshës 3deri në 6 vjeç.
Tani na mbetet që, së bashku me prindërit dhe me angazhimin tonë vullnetar, të punojmë për sigurimin e mjeteve të nevojshme dhe krijimin e kushteve të përshtatshme. Pasi të plotësohen kushtet, do të fillojë edhe regjistrimi i fëmijëve.
🙏 Një falënderim i veçantë për drejtorin e Entit Parashkollor “8 Marsi” – Preshevë, për mbështetjen e kësaj iniciative, si dhe për drejtorin e shkollës sonë, Burhan Ahmetin, i cili mundësoi lirimin dhe shfrytëzimin e hapësirave të shkollës për këtë qëllim.
🤝 Le ta mbështesim të gjithë këtë iniciativë, sepse investimi në fëmijët tanë është investim në të ardhmen e fshatit tonë! ❤️