Sports Association "Motion"

Sports Association "Motion" Shoqata Sportive “Lëvizja” është themeluar me misionin për të promovuar sportin, shëndetin dhe edukimin .

Përmes projekteve të ndryshme, ne synojmë të krijojmë një mjedis të shëndetshëm, motivues dhe përfshirës për të gjitha gjinitë dhe moshat .

Urime për mandatin e ardhshëm të Presidentit Armand Duka! ⚽🇦🇱Ky besim i radhës në drejtimin e Federata Shqiptare e Futbo...
17/02/2026

Urime për mandatin e ardhshëm të Presidentit Armand Duka! ⚽🇦🇱

Ky besim i radhës në drejtimin e Federata Shqiptare e Futbollit është dëshmi e punës, përkushtimit dhe vizionit për zhvillimin e futbollit shqiptar në të gjitha nivelet.

Në emër të Shoqata Sportive Lëvizja, ju urojmë suksese të vazhdueshme, projekte të reja dhe arritje edhe më të mëdha për futbollin dhe të rinjtë tanë në vitet që vijnë.Së bashku për një të ardhme më të fortë të sportit! 🤝⚽

🇦🇱 Të gjithë fëmijët e Luginës, të barabartë sikurse në Shqipëri!Ashtu siç u zotuam gjatë takimit me Presidentin e Feder...
13/11/2025

🇦🇱 Të gjithë fëmijët e Luginës, të barabartë sikurse në Shqipëri!

Ashtu siç u zotuam gjatë takimit me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, më datë 12 nëntor u përmbush një tjetër premtim i rëndësishëm —
📋 përfundimi i regjistrimeve të të gjithë fëmijëve të Luginës në sistemin COMET dhe👕 shpërndarja e uniformave zyrtare për çdo fëmijë, si pjesë e projekteve të reja të mbështetura nga FSHF.

Në të njëjtën ditë, para fëmijëve dhe prindërve të Luginës, prezantuam dy projekte të jashtëzakonshme:
👕 “Fanela ime” për fëmijët e shkollave të futbollit në Luginë
⚽ “Topi im” për shkollat e futbollit,
– nisma që sjellin gëzim, motivim dhe ndjenjën kombëtare për çdo fëmijë të shkollave të futbollit në Luginë.

Në këtë ngjarje të veçantë ishin të pranishëm përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit:
🔴 znj. Anila Basha
🔴 z.Migjen Basha legjenda e Kombëtares Shqiptare,
🔴 z.Andi Zere, drejtor për futbollin bazë.

👧👦 Fëmijët dhe prindërit e Luginës së Preshevës me projekte të tilla po ndihen të barabartë dhe të vlerësuar.
Çdo fëmijë tashmë ka gjërat elementare për të ndjekur ëndrrën e tij, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit do t’i ndjekë e mbështesë deri në realizimin e plotë të ëndrrave të tyre.

Të lumtur me projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e fëmijëve tanë, e dimë se Lugina ka një potencial të jashtëzakonshëm, dhe me bashkëpunim e përkushtim, ky potencial po kthehet në realitet.

Ti gëzojnë të gjithë! 🙌

Shoqata Sportive Lëvizja falënderon nga zemra:
🤝 Komunën e Preshevës
🤝 Komunën e Bujanocit
🤝 Këshillin Kombëtar Shqiptar
🤝 Klubet e futbollit të Luginës
për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve tanë.

🇦🇱 Një ditë e rëndësishme për futbollin e Luginës!Në Tiranë, në një takim të ngrohtë me Presidentin e Federatës Shqiptar...
31/10/2025

🇦🇱 Një ditë e rëndësishme për futbollin e Luginës!

Në Tiranë, në një takim të ngrohtë me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, dhe me pjesëmarrjen e kordinatorit të projektit z.Kushtrim Maliqi, kryetarëve të komunave të Preshevës znj.Ardita Sinani dhe Bujanocit z.Arbër Pajaziti u hodhën hapa të mëdhenj për të ardhmen e futbollit në Luginë të Preshevës .

Ne jemi krenarë, mirënjohës dhe të përkushtuar që të jemi partnerë të besueshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e çuar më tej ëndrrën e çdo fëmije luginas, që të ketë mundësi po të njejta sikurse një fëmijë në Shqipëri.
Ky bashkëpunim po kthehet në një histori suksesi që frymëzon dhe sjell zhvillim të vërtetë për futbollin e Luginës.

Pas Turneut të Luginës dhe vizitës historike të Presidentit Duka në Preshevë, bashkëpunimi ynë me FSHF-në po merr drejtim të ri — një kahje që sjell më shumë mundësi, mbështetje dhe zhvillim për fëmijët tanë.

🎯 Projektet që do të realizohen:
👕 “Fanela ime”
⚽ “Topi im”
🏆 Kampionati i grupmoshave
🏟️ Projekti i fushavës sportive – ndërtimi i një fushe të re në Preshevë.

Faleminderit nga zemra Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj fëmijëve të Luginës,
si dhe Koordinatorit të projektit, z. Kushtrim Maliqi, për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme që nga dita e parë.

🤍 Me pasion, përgjegjësi dhe dashuri për futbollin — për fëmijët tanë, për Luginën tonë!

⚽ Emocion, pasion dhe krenari për Luginën! 🇦🇱Emisioni “Drita” ka sjellë historinë e plotë të Turneut të Luginës së Presh...
14/08/2025

⚽ Emocion, pasion dhe krenari për Luginën! 🇦🇱
Emisioni “Drita” ka sjellë historinë e plotë të Turneut të Luginës së Preshevës – nga nisja me ëndrra të mëdha, deri tek buzëqeshjet dhe lotët e gëzimit në fund.
🔹Ky turne nuk ishte thjesht futboll, por një festë për fëmijët, prindërit dhe gjithë dashamirësit e sportit!

👀 Shikojeni videon dhe ndjeni atmosferën magjike:

Label and copyright: Radio televizija Srbije Zabranjeno svako kopiranje video i/ili audio snimaka i postavljanje na druge kanale!

📍 Përfundoi me sukses Turneu i Luginës së Preshevës 2025!Me mirënjohje të thellë ndaj  Federatës Shqiptare të Futbollit ...
31/07/2025

📍 Përfundoi me sukses Turneu i Luginës së Preshevës 2025!

Me mirënjohje të thellë ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit – FSHF , Presidentit z, për besimin dhe mbështetjen në një projekt kaq madhor, që i dha jetë një ëndrre të përbashkët: futboll për të gjithë fëmijët e Luginës!

Ky turne tejkaloi çdo pritshmëri – jo vetëm në numrin rekord të pjesëmarrësve, por edhe në cilësinë e ndeshjeve, organizimin dhe emocionet që solli. Për 5 ditë rresht (24–28 korrik), qytetet tona u kthyen në një arenë të gjallë sporti dhe hareje, ku u bashkuan fëmijë nga çdo cep i Luginës dhe më gjerë.

🏟️ Nuk ka ndodhur më parë një projekt me këtë përmasë, ndikim dhe interes, që shkoi përtej kufijve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

🔥 Në kulmin e një vere të nxehtë, Shoqata Sportive “Lëvizja” solli për Luginën një freski të jashtëzakonshme – një valë gëzimi, shprese dhe bashkimi përmes futbollit.
🏆 Përmasat, organizimi dhe emocionet që u krijuan treguan se kur ka vizion dhe dashuri për fëmijët, mund të ndërtohet diçka shumë më e madhe se vetë fusha e lojës.

Fëmijët tanë luajtën, ëndërruan dhe festuan… dhe për herë të parë, u ndien pjesë e diçkaje të madhe, të vërtetë, të denjë për ta.
👉 Kjo ishte më shumë se një ngjarje – ishte një ndikim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e tyre.
Shoqata Sportive “Lëvizja”, me përkushtim dhe dashuri, arriti të bëjë atë që shumëkush e kishte quajtur të pamundur.

🙏 Faleminderit Qendrës Sportive Preshevë për stafin profesional, faleminderit trajnerëve të shkollave të futbollit Besa, Tërnocit dhe Luginës, prindërve, vullnetarëve, mbështetësve, dhe mbi të gjitha — fëmijëve tanë të mrekullueshëm, që e bënë këtë një festë të paharrueshme!

🎉 Gjithashtu, një falënderim të veçantë për miqtë tanë të çmuar, të cilët i dhanë projektit hijeshinë më të bukur me çdo lloj potenciali që sollën — qoftë në ide, mbështetje morale, materiale apo kreative.
Ky ishte vetëm fillimi! ⚽🔥

🎉 CEREMONIA E MBYLLJES – TURNEU I LUGINËS SË PRESHEVËS ⚽️Shoqata Sportive “Lëvizja” ka kënaqësinë t’ju ftojë në një mbrë...
28/07/2025

🎉 CEREMONIA E MBYLLJES – TURNEU I LUGINËS SË PRESHEVËS ⚽️
Shoqata Sportive “Lëvizja” ka kënaqësinë t’ju ftojë në një mbrëmje festive për të përmbyllur me sukses turneun më të madh të futbollit për fëmijë në rajon! 🇦🇱

📍 Stadiumi i Qytetit, Preshevë
🕔 E hënë ora 17:00
🤝 Me pjesëmarrjen e Presidentit të FSHF-së Z. Armand Duka dhe Ambasadorit të Shqipërisë në Beograd Z. Bardhyl Canaj

Një mbrëmje emocionuese me ndarje çmimesh, mirënjohje, surpriza dhe shumë energji nga të gjithë pjesëmarrësit e këtij turneu që bashkoi fëmijët dhe dashurinë për futbollin!

🔥 SOT NIS SPEKTAKLI FUTBOLLISTIK! ⚽📍 Turneu i Luginës së Preshevës ka filluar!👶 Sot në fushë zbresin grupmoshat U7 dhe U...
24/07/2025

🔥 SOT NIS SPEKTAKLI FUTBOLLISTIK! ⚽
📍 Turneu i Luginës së Preshevës ka filluar!
👶 Sot në fushë zbresin grupmoshat U7 dhe U9!

Energjia, pasioni dhe talenti i vogëlushëve tanë do ndezin atmosferën nga ndeshja e parë deri te e fundit!
Ejani të mbështesim yjet e së ardhmes dhe të shijojmë një festë të vërtetë futbolli!

📅 24 – 28 Korrik 2025
📍 Preshevë
🇦🇱 Me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit – FSHF
Organizuar nga: Shoqata Sportive “Lëvizja”

‼️ Mos mungo!Ti je pjesë e turneut vetëm kur dorëzon formularin!📍 Stadiumi qytetit Preshevë Shoqata “Lëvizja” prej orës ...
23/07/2025

‼️ Mos mungo!
Ti je pjesë e turneut vetëm kur dorëzon formularin!
📍 Stadiumi qytetit Preshevë Shoqata “Lëvizja” prej orës 17:00
🗓️ 24–28 Korrik 2025
Turneu më i madh për moshat 7–13 vjeç po afron!
Whats app Viber 0628912211

⏰ KOHA PO MBARON!Formularin mund ta dorëzoni vetëm deri në ora 17:00 SOT!⚽ Vetëm ata që dorëzojnë formularin, do të marr...
23/07/2025

⏰ KOHA PO MBARON!
Formularin mund ta dorëzoni vetëm deri në ora 17:00 SOT!
⚽ Vetëm ata që dorëzojnë formularin, do të marrin:
📋 Orarin e ndeshjeve
✅ Të drejtën për të luajtur

22/07/2025

👏🏻 Uniforma, t**a, trofe, medalje dhe një fond nga Federata e Futbollit për organizimin e Turneut të Luginës e Preshevës.

⚽ Një turne futbolli që bashkon fëmijët e Preshevës dhe të diasporës, në periudhën 24-28 korrik.

🧒🏻 Fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç do të garojnë mes tyre në skuadra me emra të veçantë.

Çfarë përfiton çdo fëmijë?🎁 Pjesëmarrja në Turneun e Luginës sjell më shumë se ndeshje:🎉 Ushqim & pije🏅 Medalje dhe fane...
22/07/2025

Çfarë përfiton çdo fëmijë?
🎁 Pjesëmarrja në Turneun e Luginës sjell më shumë se ndeshje:

🎉 Ushqim & pije
🏅 Medalje dhe fanela për fituesit
🙏 Mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit
😄 Një javë e paharrueshme me miq, futboll dhe argëtim!

Address

Presevo
17523

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sports Association "Motion" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category