27/06/2026
Një mbrëmje falënderimi dhe mirënjohjeje për FC Dardania Basel
Mbrëmë u organizua një darkë përshëndetëse nga Kryesia e FC Dardania Basel, e cila shënoi përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm për klubin.
Pas shumë vitesh pune, përkushtimi dhe suksesesh, nga detyrat e tyre u larguan:
- Kryetari Tahir Çitaku
- Drejtori Sportiv Besim Bublica
- Menaxheri Ragip Xhaka
- Drejtori i Juniorëve Bashkim Çitaku
Në fjalën e tij, kryetari Tahir Çitaku falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe punën e jashtëzakonshme që kanë bërë ndër vite, duke theksuar se është krenari dhe kënaqësi ta lërë klubin në këtë nivel suksesi.
Edhe Drejtori Sportiv, z. Besim Bublica, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer me të gjithë. Ai kërkoi falje nëse pa dashje kishte lënduar dikë gjatë punës së tij dhe theksoi se pas 10 vitesh kontributi në klub, për shkak të angazhimeve familjare dhe biznesore, ka ardhur koha të mbyllë këtë kapitull.
Ndërsa Drejtori i Juniorëve, z. Bashkim Çitaku, falënderoi të gjithë, veçanërisht trajnerët e grupmoshave të reja për përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre. Edhe ai theksoi se angazhimet familjare dhe biznesore e kanë detyruar të largohet nga kryesia.
Ndërsa Kryetari në ardhje z.Shala i falendroj nga zemra për kontributin, gjat fjalimit u emocionau dhe i pikuan lotët dhe e mbylli me një fjalim
Spo ju them lamtumir por mirëupafshim.
Të gjithë të larguarit i uruan kryetarit në ardhje të klubit, z. Xheladin Shala, si dhe gjithë kryesisë , shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në rrugëtimin e tyre.
Gjithashtu u shpërndan edhe mirënjohjeje për të gjithë të pranishmit për kontributin dhe punën e bërë për klubin.
Në fund, një falënderim i veçantë iu drejtua lojtarëve, trajnerëve, tifozëve, sponsorëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar ndër vite për FC Dardania Basel.
Faleminderit për gjithçka! Kontributi juaj do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së FC Dardania Basel. Ju urojmë suksese në çdo hap të jetës!
Jemi një 🔴⚫️