29/11/2025
Klubi i Mundjes “Liria” me paraqitje të suksesshme në turneun prestigjioz në Sllovaki
Klubi i Mundjes “Liria” ka shënuar paraqitje të shkëlqyeshme në turneun prestigjioz ndërkombëtar të mbajtur në Sllovaki, ku garuesit tanë dëshmuan talentin dhe përkushtimin e tyre në tapetin ndërkombëtar.
Rezultatet e arritura:
U15
Dardan Bela, 57 kg – Vendii dytë (nënkampion)
Trim Pacolli, 75 kg – Vendi i tretë
U17
Abdurahman Ganiu, 45 kg – Vendi i dytë
Emir Reçica, 51 kg – Vendi i tretë
Danijal Veseli, 68 kg – Vendi i pestë
Pjesëmarrja dhe rezultatet e garuesve tanë janë tregues i punës së palodhshme dhe përgatitjeve të vazhdueshme nën drejtimin e trajnerëve Ramadan Shabani dhe Sali Bela, të cilët vazhdimisht po kontribuojnë në zhvillimin dhe suksesshmërinë e klubit.