Melodia letrare

Melodia letrare Dritarja e poezisë Ben je als bedrijf op zoek naar iemand die je bureaus laat schitteren op een professionele manier? Bel nu!

Dan is schoonmaakbedrijf Mucaj uit Gent er voor je.

27/06/2025
16/09/2024

Femer
Dikur por dikur ama e jo sot
Si plaçkë në tregun e zi
Sh*tej, falej per jetë e mot
Veç të bënte punë dhe fëmij

Se ç’ishte një femer dikur
E thonin me mburrje e kreshëri
Ishte veç pronë per një burrë
Që shpinë t’a mbushte me fëmij

Se ç’të drejta kishte një femer
E ç’guxonte ajo e gjora
Sot vështirë t’i gjeshë një emer
Sa mirë që ndryshe është e sotmja

Dhuna e poshtrimi ia humbnin bukurinë
Ia mbysnin të shkreten zemer
Se lanë kurr të njihte dashurinë
Madje s’e thirrnin as në emer

GRUA, e here TI e quanin si të ishte leckë
Gjoja në emer të nderit dikur
Dhunë dhe poshtrim sa të kishte jetë
Zoti i saj ishte një burrë

Ëndrrat, dëshirat s’i shprehte dot
As fjalë as vend kurr si lanë
Sytë e sajë gjithmonë me lot
Dëshirat dhe ndjenjat pa lindur ia vranë

Fëmij ishte kur e sh*ten
Se nderi gjoja ashtu e donte
Se lanë të gjoren të rritej
Pa asnjë fjalë tek burri duhej të shkonte

Po kush qe burri more aman
Veç shpi e madhe per pushkë dhe flakë
Si peng e moren, me nj’arkë e trastë mbi kalë
Ky është burri dhe i thanë qofsh me nafakë

Shpesh qorr me një sy qëllonte i ziu burrë
Por kthim pas nuk kishte, e priste vdekja
E mbyllte jeten pa thënë gjë kurrë
Skllave ku lindi e ku shkonte e shkreta

A.M

Në arrishëNë arrishë veten të mos e gënjesh me gënjeshtra pa kuptim,thurur në ëndrrat pa fjetur. Në arrishë veten t’a bi...
20/08/2024

Në arrishë

Në arrishë veten të mos e gënjesh
me gënjeshtra pa kuptim,
thurur në ëndrrat pa fjetur.
Në arrishë veten t’a bindësh
se vallen s’e kërcen dot i vetëm
edhe nëse hapat i di.
Në gjeshë dot forcë
të mos kerkosh atë që jotja kurr s’mund të jetë
edhe pse shumë të pelqen.
Në arrishë veten t’a bindësh
se fajet e tua tjetër kund s’mund t’i adresosh
edhe në mendofsh se lehtësohesh.
Nëse gjenë forcën të ndalosh
kur gabimet i kupton,
dhe arsyes t’i thërrasësh
botën pa e trazuar.
Në arrishë veten t’a ndalosh
dyshimit rrugë pa i dhënë.
Në arrishë botën t’a bësh të besojë
se dyshimi është më pak se gjysma e së vertetes,
do të jeshë më i zgjuari, më i vyeri mes nesh

Ardian Mucaj

06/05/2024

Lotë zemre

Ika i gëzuar
Nga vendi brinja-brinja
Më priste tokë e huaj
që kurr s’u bë e imja

Kokën më s’e ktheva
Të shoh çfar lashë pas
Nga paratë u gënjeva
Sot qaj dhe bërtas

Loti rrjell si shiu
Në gurbet u treta
Rrjella më përpiu
M’u dogj zemer shkreta

Tek i shoh paratë
nuk gjej dot ngushëllim
I lodhur, i ngratë
Larg vendit tim

Qeshur, ngazëllyer
U nisa fluturim
Ika per t’u kthyer
Por mbeta në mergim

Ç’fitova unë i shkreti
Në dhé t’huj mërgimtar
Nga e imja gjë s'mbeti
Dyshoj në mbeta edhe shqipëtar

Në gjuhë t’huaj e shpreh mallin
Per Shqipëri kur nisë të flas
Gjoja se po mësoj djalin
Nga merzia sa s’pëlcas

Në vogli shqip s’e mësova
Mos t’ja humbë thashë ardhmërinë
Sot e shoh sa rëndë gabova
humba gjurmë dhe Shqipërinë

Ashtu heshtur zemra m’loton
Atëdheut i bëra pa drejtësi
Me të drejtë mbase më mallkon
merzitem dhe qaj si fëmij

Po ç’u bë me Shqipërinë
Të jetë merzitë vallë me ne
zemëruar me të bijtë
lëngon me gurë e dhé

Si ajo gruaja mbetë pa burrë
me ca fmi të tallazitur
që prej saj koken s’kthejnë kurrë
mbetur strukur duke pritur

E ngrata! me e pas ditë
se kshtu i vjen stina e moti
kurr fat vetes s’i kish qitë
sot vajton me pika loti

A gjithmonë pat ken si sot
A tjerë bij kishte ai dhé
Dijetar e patriot
Që Shqipninë paten si fe

Patriot edhe ne sot!
Atdhetar me një modë të re
Madje e djeshmja n’a duket kot
Paranë njohim si fe

Kshtu pra mbet Atdheu ynë
Duke parë bijt që shkojnë e vijnë
që pas nuk e kthejn kryt
Atdhe kanë veç pasurinë

Tash n’a u pre edhe i ziu krah
Per Atëdhe nuk rritem fëmi
E lamë në më të madhin gjynah
Kah vajton veshur në zi

Po ç’i duhem unë Shqipnisë
Kur edhe per gjuhë perdorë një tjeter
Dy fjalë shqip s’ja msova fmisë
shqipetar mbeta veç në leter

Jo! Shqipnia s’ka nevojë
Per servila e delenxhi
Ka të drejtë të n’a mallkojë
E per ne t’veshet në zi

S’ke pse derdhë lot krokodili
Kesh se malli t’paska tha!
S’ke pse knon as kangë bylbyli
Veç kur vjen me kap diçka

Besë e traditë pat shqiptari
dashni pat per tokë e gjuhen e lokes
E jo vrap pas pares si qyqari
Kah sherben si skllav anë e skaj botës

Zgjohu pra nga ky gjumë ariu
E mos harro gjuhë e traditë
Mos prit asgjë të t’vij vetiu
Atdheu krahë hapur është duke t’pritë

Në gjunjë ulu e puthe tokën
Bekimin kerkoje me lotë në sy
E mos e ndërro as me gjithë botën
Kjo per Atdhe quhet dashni.

Ardian Muçaj 06/05/2020

12/02/2024

Kur...

Kur heshtja të mundon
dhe ti mendon se vetëm je
beso dhe hajde tek unë
të siguroj se duke të pritur më ke.

Kur dyert të janë mbyllur
dhe ti ke trishtim
unë do të të bej të qeshësh
do të bëj të ndjesh gëzim.

Kur të kesh humbur çdo fuqi
dhe të mendosh se je duke rënë
unë do vij të të sjedhë energji
do të bëj të qëndrosh në këmbë.

Dhe kur të na vijë dita e bardhë
që dashurisë sonë t’i gëzohemi
botës do i biem verdallë
edhe në rafshim persëri do të çohemi

Por deri të vijë ajo ditë e bekuar
dhe deri sa ti rrugën t’a gjeshë
dëgjoje zemrën, më beso edhe mua
përjetë në zemren tënde do më kesh!

A.M 1996

20/09/2023

Babush

Kaluan vite, por ti nuk harrohesh,
Ishe i veçantë, gjithmonë kujtohesh,
Mbase pate shumë halle, siç edhe thonë,
Por buza jote qeshte gjithmonë.

-Ne kemi dy veshë,- më thoje, babush,
-Dhe kemi veç një gojë.
-Dy herë dëgjo,- më thoje,- ç’thotë kush,
-Një herë fol, më shumë s’ke nevojë !

-Kohën e kemi të kufizuar, në këtë botë,
Puna dhe jeta jote, të mjafton,
Kohën mos e shpenzo kot,
Jetën e të tjerëve s’ke pse jeton …

Kur nuk je ai që je,
Nuk vlen e nuk je në vendin tënd,
Gëzohu e jeto atë që ke,
S’të duhet forcë, nëse ke mend.

Per forcë, kush s’të permend e s’të kujton,
Edhe mal në qofsh, apo hekur,
Per mend gjithkush të don e të vlerëson,
Edhe i gjallë, por edhe i vdekur…

Këto fjalë e shumë të tjera, më the dikur,
M’i le si busull në rrugën e jetës sime,
Ti je i pavdekshëm, s’të harroj kurrë,
Mësimet e tua janë rruga ime…

Ardian Muça

25/02/2023

Moj Shqypni mbetun veç emen

O Shypni ty t’u rrit jeta
Po t’them kshtu se t’du me zemer
Se edhe unë t’lash e larg u treta
E ty s’të mbet tjeter veç nj’ai emen

Ka t’sheh syni e t’shkel k**a
S’ka mbet kush me t’a kja hadhin
Kurrë ma e madhe s’ka ken gjama
Vaj medet me ba per t’gjadhin

Kur vajtojke Pashko Vasa
Zani i tij çau mal e detë
A mos mbet Shypnia n’vasha
A krejt burrat paskan vdekë

Kje me fat fjala e tij
E nuk ra në t’shurdhuem vesh
Medet sot per ty Shqypni
mbetun vetem larg prej nesh

Botës mbarë ne duem me i rrfye
gjasme ne si askush tjeter
me flamuj e kangë trimnie
dashuni mbetun veç n’leter

bota qeshka me i gjys zanit
per tradita e histori
s’paska ken tjeter veç namin
ba per gaz e shkreta Shqipni

toka djerr e mali shkret
mbytun n’dimen e gjegun n’verë
djal as vajzë ma nuk i mbet
si grua pa burrë e mbetun vejë

pse shqiptar ti ma s’po b’zan
as shqip ma s’po don me fol
ma s’të mbet lavd’ as namë
per tokë t’parve s’të bahet vonë

po hup Shqipnia pra
o varre, ju po iu drejtohem
se t’gjallë duket ska ma
e kush per ty ma s’kujtohet

zgjon’ju pash besen e t’lumit zot
doren n’zemer ven’je per vend tujin
mos rrini e humbni kohen kot
mos ia leni falë kët Shqipni t’huajit

mos e thantë i madhi zot
a thua hak e kena ba
me mbet ne pa dhê e tokë
e Shqipni mos me pas kurrë ma

kushtrim pra per Shqipni
dashni me dhanë e gja mos me lyp
n’kamb me u cua plak e fmij
prej askujt ma mos me ulë kryet

me gjak e dashni me ushqy
tok’n e t’parve
e dheut t’huej kurrë ma mos me ia msy
jashtë prej ktu t’hujve e tradhtarve

me e ngjall prap token e gjyshnive
me ia kthye n’vend namë lavdi
t’fortë e t’gzueme me ua percjell breznive
rroftë e kjoftë gjithmonë e lumja Shqipni

Ardian Muça
2023

20/01/2023

Buzëmbrëmbje

Se ç’më ndodhi kohë më parë
Si oferte e pa kerkuar
Do iu them se ç’më ka ngjarë
Asnjë fjalë pa e shtuar

Një ditë shiu pas një pritje
Tek lexoja telefonin
Shoh çfarë shkruhej me habitje
Fare s’e njihja personin

Ka një jetë m’duket të njoh
Vend ke ba në zemren time
Unë të shoh dhe kur s’të shoh
Më dukesh si kopja ime

U habita si më ska
Hera e parë që s’gjeja fjalë
Nuk e prisja, bombë më ra
Thashë të dalë ku të dalë

Fjala-fjalë si gurë mbi gurë
Pytje merr, pergjigje jep
Budalla apo burrë
Cilen merr e cilen lë

Do e them veç të verteten
Si shpëtova si rashë brënda
S’kam pse t’a ndryshoj veten
Tradhëtitë janë shumë të rënda

Gabim je moj gocë e bukur
Unë nuk jam çfarë ti kërkon
I martuar jam i lumtur
Dashuria s’më tepron

Ndalo pra moj bukuroshe
Mos m’a prish diten dhe kohen
Rri, ndalo në tënden qoshe
me shpresa mos e mbush kokën

jam betuar s’dal nga rreshti
zemren mos e mbaj me shpresë
nuk gjenë dot dhjamë tek pleshti
shkëndijave mos iu zër besë

budallai nuk ka brirë
dikush qeshet me të madhe
mua kështu m’duket më mirë
s’dua t’i hy asaj valle

Oh sa mirë ndihem në zemer
kur gabimit pas s’i shkoj
në zemer kam vetëm një femer
me të jeten dua t’a çoj

A Muçaj

01/10/2022

Shndërrohu në një lule

Yjet lart në qiell
me shikim e smirë mos i tret.
Falu një buzëqeshje që ngroh si diell
se një prej tyre je dhe ti vetë.

Me vrullë e gaz çelin trëndafilat
thellë ndër pyje në lëndinë.
Mos i këput të lusin bilbilat
se nuk t'a shtojnë bukurinë.

pse vallë të gjithë të kan zili
qofshin vajza apo djem.
Vajzat duan të jenë si ti
dhe djemtë duan të të kenë.

Do të doja të isha rreze dielli
zog, bletë apo flutur.
Do të doja të isha fustan i bardhë
në trupin tënd të bukur.

Do këndoja për ty po të isha bilbil
më të bukurën këngë që thurë frymëzimi.
Buzëqeshja e buzëve të tua trëndafil
çdo tik-take zemre m'a kthen lot gëzimi.

Hapi krahët dhe fluturo si flutur
shëtit mes trëndafilash lagur në vesë,
ose shëndërrohu në një lule të bukur
dhe pa u lodhur do të t’ujis çdo mëngjes.

A.M

30/09/2022

I dashur prind

Linda i vogel fare, madje nuk egzistoja
U rrita se më rritët, u bëra burrë
Vuajtjet tuaja nuk i vlersova
Sot barrë i kam si gurë

Biri im më thërrisnit ngadalë
Të ëmblat fjalë i nxirrnit nga zemra
Sa keq, sot s’ju kam pranë
Iket dhe mbetet veç emra

Më ledhatonit, më plotsonit çdo dëshirë
Më rritet, qefprishur kurr s’më latë
Mos ik bir’o gjithnjë më thatë
Pa ty pranë, të vdesim është më mirë

më rrembeu vrulli i rinisë
u nisa pa ditur ku dhe per çfarë
Ju lashë rrethuar në burgun e vetmisë
Prej birit tuaj deri në vdekje të ndarë

Sot qaj, rënkoj dhe vuaj
E di se është e kotë, është vonë
Flas me ju mbi varrin tuaj
Dhe faljen tuaj kërkoj

A.Muçaj

22/09/2022

Unë jam……..
Unë jam ai njeri që dua ti shoh gjithë të tjerët duke qeshur
dhe mundohem ti bej të qeshin
por sa keq….
kur unë kam nevojë per një buzëqeshje qetësuese
askush nuk ma jep atë
unë jam ai njeri që dua ti shof të gjithë njerzit
të qetë dhe pa brenga
dhe mundohem që brengat e tyre ti largoj
por sa keq …
kur mua diçka më brengosë
askush nuk më ndihmon por bregat mundohen të m’i shtojnë
unë jam ai njeri
që vuajtjet e të tjerve vetë i vuaj
por sa keq …..
kur unë vuaj dhe renkoj në heshtje e nuk ankohem se nuk mundem
askush s’më perkedhelë dhe vuajtjen me mua nuk e ndajnë
unë jam ajo zemer që rreh per çdo kend
që luksin e qetësisë nuk e gezon
por sa keq …….
Që shpesh nuk kuptohem apo më së shumti kuptohem keq
Si unë bota ka vetem edhe një njeri
jemi vetem unë dhe ti, imja dashuri
Ardian Muçaj
Gent

Adres

Wondelgem

Openingstijden

Maandag 00:00 - 22:30
Dinsdag 08:00 - 22:30
Woensdag 08:00 - 17:00
Donderdag 08:00 - 17:00
Vrijdag 08:00 - 17:00

Telefoon

+32484264388

Website

Meldingen

Wees de eerste die het weet en laat ons u een e-mail sturen wanneer Melodia letrare nieuws en promoties plaatst. Uw e-mailadres wordt niet voor andere doeleinden gebruikt en u kunt zich op elk gewenst moment afmelden.

Contact

Stuur een bericht naar Melodia letrare:

Delen