14/02/2024
Mbrëm u hodhë shorti për ndarjen e grupëve dhe publikohet orari i ndeshjeve që do të zhvillohen në Turneun Tradicional të Pavarësisë 2024. Do të garojnë 16 ekipe në 4 grupa! Dhe vetëm dy të parët të çdo grupi kalonjë në Çerekfinale. Sipas Komisionit të Garave, lista në vazhdim parasheh orarin e zhvillimit të ndeshjeve, që do të zhvillohen në Turne, këtë të diel, më 18.02.2024, në Vjenë. Sipas vendimit të marrë, në mbledhjen e Kryesisë, gjatë fazës përgatitore për këtë Turnir, Komisioni i Garave sinjalozon orën 10:00 për fillimin e ndeshjes së parë të këtij Turneu tashmë tradicional.
FC SHQIPONJA u hodhë në Grupin D:
1. FC Shqiponja Wien
2. Xh Abdyl Frashëri
3. IAM Izolirung
4. FC Kosova
Ndeshja parë do të jetë kundër "IAM Izolirung", për të cilën nuk dihet shumë. Ndërsa ndeshja e dytë do të jetë kundër "Xh Abdyl Frashëri", e cila është një ekip më përvoj duke marr parasysh që ka marr pjesë në Ligën Shqiptare e Futbollit në Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri dhe në shumë turne të tjera. Dhe me ndeshjen e tretë kundër "FC Kosova" Djemtë e Shqiponjës e përfundojnë fazën e grupave.
Takimi i ekipit tonë bëhët në ora 09:45 në GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff, 1210 Wien