09/08/2026
⚽️ FUTBOLLISTI I MIRË NUK NDËRTOHET VETËM NË FUSHË.
Ai ndërtohet edhe në shtëpi, përmes gjumit të mirë, ushqyerjes së shëndetshme, hidratimit, disiplinës dhe mbështetjes së vazhdueshme të prindërve.
Në këtë artikull do të gjeni disa udhëzime dhe këshilla të rëndësishme mbi faktorët kryesorë që ndikojnë në mbarëvajtjen e procesit stërvitor dhe në zhvillimin e fëmijës tuaj.
Qëllimi ynë është që, përmes bashkëpunimit të ngushtë prind–trajner, t’u krijojmë fëmijëve kushtet më të mira për t’u zhvilluar, për të përmirësuar performancën e tyre dhe për të arritur objektivat tona të përbashkëta.
🤝 Prindi – Trajneri – Fëmija
⚽️ Një ekip për zhvillimin dhe suksesin e fëmijës.
💛🖤 Akademia e Futbollit Astiri
Formojmë futbollistë. Ndërtojmë karaktere