Shoqata Judo Vllaznia

Shoqata Judo Vllaznia JUDO PER TE GJITHE ! Faqja zyrtare e Judo Vllaznise

RITSU REI - Përkulja në Këmbë( Përshëndetja në Xhudo )Më shumë se një hark, është shpirti i Xhudos.HISTORIA:• Origjina b...
20/04/2026

RITSU REI - Përkulja në Këmbë( Përshëndetja në Xhudo )
Më shumë se një hark, është shpirti i Xhudos.
HISTORIA:
• Origjina budiste mbi 500 vjet më parë
• Formalizuar nga samurai në shekullin e 12-të
• Jigoro Kano e integroi atë në Xhudon moderne
• KUPTIMI:
Ritsu = “Në Këmbë”
Rei = “Respekt”

FILOZOFIA:
Nuk është vetëm një gjest fizik. Është:

Respekt për partnerin tuaj
Mirënjohje për të mësuarit
Përulësi para artit marcial
Disiplinë dhe traditë

“Teknika është bosh pa respekt”
Sa herë që kryeni Ritsu Rei, ju nderoni:
Sensein tuaj
Partnerin tuaj
Dojo-n
Shekuj të traditës samurai
OSS!

Ekipi ynë mori pjesë në turneun “Memorial” përkujtimor ndërkombëtar “Ram Kasmi”, një aktivitet ku moren pjesë rreth 200 ...
11/04/2026

Ekipi ynë mori pjesë në turneun “Memorial” përkujtimor ndërkombëtar “Ram Kasmi”, një aktivitet ku moren pjesë rreth 200 sportistë nga klube vende të ndryshme te Rajonit , Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut .

Për disa nga xhudistet tanë ishte dhe hera 1-arë që zbresin në “Tatami” për të garuar .
Pjesëmarrja në këtë turne shërben si një mundësi e mirë për zhvillimin teknik dhe rritjen e eksperiencës të sportistëve tanë, duke reflektuar njëkohësisht nivelin e përgatitjes dhe angazhimit të tyre .

Më poshtë paraqiten rezultatet e arritura nga sportistët e klubit tonë:

1. Elio Babaj (2014) – Kategoria -55 kg 🥈
2. Gabriela Franja (2013) – Kategoria -52kg🥈
3. Geraldo Gjini (2013) – Kategoria -38 kg 🥈
4. Dejvisa Babaj (2012) – Kategoria -57 kg🥉
5. Arkid Kola (2012) – Kategoria -66 kg🥈
6. Sebastian Gegaj (2011) – Kategoria-55kg🥉
7. Stela Toma (2011) – Kategoria -44 kg 🥇
8. Alfredo Gjoka (2010) – Kategoria -81 kg 🥈
9. Elisa Simoni (2009) – Kategoria -48 kg 🥈
10. Kristjan Gjoni (2009) – Kategoria -73 kg 🥇

Paraqitjen më të mirë nga sportistët tanë në këtë aktivitet e bëri Kristjan Gjoni ku dominoj bindshëm në luftat e zhvilluara. Ekipi u shoqërua nga Trainerat: Luigj Shkoza ,Angjelin Dedaj .

Mirënjohje të sinqertë për organizatorët stafin e Judo-s Tirana , të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe korrektësi bënë të mundur zhvillimin e tij në mënyrë të shkëlqyer.

Shqipëria ishte vendi i 59🇦🇱nga 197  vendet që Julien The Judo Nomad I Julien Brulard ka në projektin  e tij qe promovon...
31/03/2026

Shqipëria ishte vendi i 59🇦🇱nga 197 vendet që Julien The Judo Nomad I Julien Brulard ka në projektin e tij qe promovon jo vetëm sportin, por po ndërton ura lidhëse mes kulturave dhe komuniteteve. Për ne ishte knaqësi të kishim mysafir në Dojjon tonë .Prania jote solli jo vetëm eksperiencë dhe profesionalizëm, por edhe energji pozitive dhe frymëzim për të gjithë sportistët tanë.

Respekt maksimal për punën dhe rrugëtimin tënd!

A special thank you for your noble mission!Maximum respect for your journey and your impact.
28/03/2026

A special thank you for your noble mission!
Maximum respect for your journey and your impact.

21/03/2026
23/02/2026

4 medalje për Vllazninë në Kampionatin Kombëtar të Xhudos për të Rritur

Katër medalje ka siguruar Vllaznia në Kampionatin Kombëtar të Xhudos për të Rritur, zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, nën kujdesin e Federata Shqiptare e Judo-s.

Dy medalje ari dhe dy të argjendta janë fituar nga sportistët shkodranë, duke konfirmuar nivelin konkurrues të ekipit edhe pas disa largimeve nga formacioni gjatë këtij viti.

Medaljet për Vllazninë:
• Elisa Simoni -48 kg 🥇
• Validia Aliaj +78 kg 🥇
• Roland Vasija -60 kg 🥈
• Nikoll Gjoka -73 kg 🥈



Statusi i plotë i trajnerit Luigj Shkoza:

4 medalje 🥇🥇🥈🥈 në Kampionatin Kombëtar për të Rritur të Xhudos. Diten e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Judo-s u mbajt dhe Kampionati Kombëtar për Rritur dhe Kadet (m & f). Rrezultatet e Vllaznisë më poshtë:

Elisa Simoni -48 kg 🥇 (Kampione Kombëtare të Rritura)
Validia Aliaj +78 🥇 (Kampione Kombëtare të Rritura)
Roland Vasija -60 kg 🥈 (vend i dytë në Kampionatin Kombëtar të Rritur)
Nikoll Gjoka -73 kg 🥈 (vend i dytë në Kampionatin Kombëtar të Rritur)

Pavarësisht disa largimeve nga formacioni i Vllaznisë këtë vit (4 kampionë kombëtar 🔴🔵) për mungesë mbështetjeje dhe papërgjegjshmëri nga ana e Drejtorit dhe Drejtorisë së Sporteve Shkodër… një rezultat mjaft i mirë për të rriturit tanë.

Vlen të përmenden disa rikthime në ekipin tonë:
Roland Vasija pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga xhudoja kompetitive dhe Nikoll Gjoka (ka nisur xhudon pranë shkollës tonë në moshën 5 vjeçare bashkë me motrën e tij Xhenin dhe është larguar në moshën 9 vjeçare drejt Francës).

14/02/2026

Trajneri i xhudos, Luigi Shkoza: “Masakrimi vazhdon në disiplinën e xhudos”

Pas publikimit të ndarjes së fondeve për sportin nga Bashkia Shkodër për vitin 2026, ka reaguar ashpër trajneri i xhudos në Shkodër, Luigi Shkoza.

Disiplina e xhudos do të përfitojë 1,000,000 lekë nga fondi total prej 440 milionë lekësh të vjetra, një shumë që sipas trajnerit nuk pasqyron rezultatet dhe arritjet e sportistëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Shkoza thekson se xhudoja në Shkodër numëron pesë kampionë kombëtarë për të rritur, dy medalje ballkanike dhe një medalje kontinentale, të gjitha në aktivitete zyrtare. Sipas tij, këto rezultate nuk janë marrë në konsideratë në mënyrë meritokratike gjatë shpërndarjes së fondeve.

Ai i referohet edhe “Vendimit nr. 789, datë 15.12.2021”, që përcakton kriteret për shpërblimin dhe trajtimin e sportistëve të nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre, duke lënë të kuptohet se ky vendim nuk po zbatohet për disiplinën e xhudos në Shkodër.

Trajneri paralajmëron se mungesa e mbështetjes financiare rrezikon të shtyjë sportistët elitarë drejt largimit në ekipet e kryeqytetit, duke e kthyer Shkodrën në një “ekip katapultë” për Tiranën.

Më poshtë, reagimi i plotë i trajnerit Luigi Shkoza:



Masakrimi vazhdon në disiplinën e xhudos!

Pesë kampionë kombëtarë për të rritur, dy medalje ballkanike për të rritur dhe një medalje kontinentale. Të gjitha këto janë aktivitete zyrtare, pa përmendur aktivitetet e tjera jozyrtare. Megjithatë, sipas Drejtorisë dhe përgjegjësve në Zyrën e Sportit në Shkodër, këto nuk mjaftojnë për shpërndarjen e fondeve për disiplinat sportive në bazë të rezultateve dhe meritokracisë.

Në një kohë kur “Vendimi nr. 789, datë 15.12.2021, për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe trajtimin e sportistëve që përfitojnë statusin e nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre” përcakton qartë standardet dhe kriteret përkatëse, duket se ai nuk zbatohet për disiplinën e xhudos.

Nuk është çudi që në radhët e të rriturve tanë të vazhdojnë largimet drejt ekipeve të kryeqytetit, ndërsa ne detyrohemi të pranojmë një rol të ri: të shërbejmë si ekip “katapultë” për ekipet e Tiranës. Të paktën, në këtë mënyrë, karriera e sportistëve elitarë bëhet më e sigurt‼️

Address

Afer Kopështit Te Fëmijëve
Vau Dejës
4008

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Judo Vllaznia posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shoqata Judo Vllaznia:

Shortcuts

Share