Humor Shkolle

Humor Shkolle Sporti Shqiptar Lajme sportive

Presidentit të Vllaznisë iu plotësua dëshira që të përballej me Skënderbeun në “Final Four”. Vllaznia dhe Skënderbeu do ...
20/05/2024

Presidentit të Vllaznisë iu plotësua dëshira që të përballej me Skënderbeun në “Final Four”. Vllaznia dhe Skënderbeu do të përballen për… vendin e tretë.

Osmani “flirton” me Partizanin, një “Hamza Kastriot” te Vllaznia?!Mendjen te Partizani, trupin në Shkodër... Kështu mund...
23/04/2024

Osmani “flirton” me Partizanin, një “Hamza Kastriot” te Vllaznia?!

Mendjen te Partizani, trupin në Shkodër... Kështu mund të përmblidhen prapaskenat e Tefik Osmanit, drejtori sportiv kuqeblu, i cili po “flirton” me një tjetër ish-skuadër të tij si futbollist. Më konkretisht, bëhet fjalë për Partizanin, drejtor i të cilit po aspiron të bëhet në sezonin e ri. Bisedimet për këtë kanë avancuar mes palëve, ndërkohë që pritet ribashkimi i Osmanit me Shehin, tashmë jo si më parë te Tirana, por “demat e kuq”. Kësaj i thonë “të luash me dy porta”, çka shkon në kurriz të Vllaznisë në një moment delikat dhe vendimtar të sezonit. Sigurisht, drejtuesit e klubit shkodran nuk janë në dijeni të këtyre prapaskenave, por vigjilenca e tyre duhet mbajtur e lartë, jo aq për atë që mund të ndodhë sezonin e ardhshëm, por për ndeshjet e fundit të këtij kampionati, gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë dhe “final four”. Nëse drejtori sportiv, por pse jo edhe ndonjë lojtar e ka mendjen diku tjetër, jo te Vllaznia, kjo tregon më së pari mungesë profesionalizmi, për të mos thënë “thikëe pas shpine”. Aq më tepër në një moment kur skuadra kuqeblu po mungohet të ngrejë sadopak krye, pas krizës së rezultateve që e përfshinë në javët e fundit.

Address

3 Deshmoret
Tirana
1030

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Humor Shkolle posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share