06/07/2025
Ripostim me qellim...
Respekt per ndjenjat e tyre!
Metodat brutale te ambjentimit me ujin per foshnjet dhe femijet, per shembull: “flakja” e femijes ne distance; “hajde se nuk e gjen gje”; “keshtu e kemi mesuar te gjithe”; “hidhe se do dal matane” etj. shkaktojne trauma dhe efekte negative te cilat udhetojne ne kohe.
Klithmat e femijes qe qan ndonjehere mbyten dhe zevendesohen me cicerima zogjsh, ai qesh sepse nuk qan dot, por nese e sheh me vemendje mund te kuptosh se eshte ne gjendje shoku. Nese vendos veten ne vendin e tij kupton se sa i tmerruar dhe i braktisur ndihet ai, therret per ndihme por nuk ka njeri ta shpetoi nga tmerri qe e ka zene. Aty ku ai duhet te kete besim dhe siguri jane po ata njerez te cilet i shkaktojne ndjenjen e frikes dhe tmerrit. Bertet derisa dorezohet dhe kupton qe asnje nuk do ta shpetoi, dorezohet dhe perfundon i mbyllur ne vetvete. Megjithate ai vazhdon te doje mamane dhe babane sepse kete bejne femijet, ata gjejne menyra per te perballuar kete situat ne heshtje, por thelle - thelle i shkaktohet nje traum afatgjate. Industria e notit ka mbajtur qendrim te prere perballe menyrave te ashpra qe perdoren te femijet ne menyre qe te pershtaten me ujin. Qe foshnja apo femija te pershtatet duhet kohe, qetesi, dashuri dhe respekt per ndjenjat e tij.