Federata Shqiptare e Ciklizmit Faqja Zyrtare ALB Cycling Federation

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Federata Shqiptare e Ciklizmit Faqja Zyrtare ALB Cycling Federation

Federata Shqiptare e Ciklizmit         Faqja Zyrtare ALB Cycling Federation Kjo eshte faqja zyrtare e Federates Shqiptare te Ciklizmit. www.albcycling.al
e-mail: [email protected]

EKIPI KOMBËTAR SHQIPTAR NË TOUR OF ROMANIA 2026 🇷🇴Nga 9 deri më 13 Shtator 2026, Ekipi Kombëtar Shqiptar i Çiklizmit do ...
08/09/2026

EKIPI KOMBËTAR SHQIPTAR NË TOUR OF ROMANIA 2026 🇷🇴

Nga 9 deri më 13 Shtator 2026, Ekipi Kombëtar Shqiptar i Çiklizmit do të marrë pjesë në Tour of Romania 2026, një aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar.

🇦🇱 Shqipëria do të përfaqësohet nga:

🚴‍♂️ Gabriele De Fabritiis
🚴‍♂️ Valentino Kamberaj
🚴‍♂️ Leo Piku
🚴‍♂️ Bekim Tafili
🚴‍♂️ Lukas Sulaj Kloppenborg

Ekipi do të shoqërohet nga Mejdin Malhani dhe Drejtori Teknik, Artan Gjurgjaj.

💪 Sportistët kuqezi do të garojnë me përkushtim dhe krenari, duke përfaqësuar Shqipërinë në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.

🇦🇱 Suksese Ekipit Kombëtar!

22/06/2026
Federata Shqiptare e Ciklizmit organizoi me sukses ne date 20 - 21 Qershor 2026 Kampionatin Kombëtar të Kronometrit dhe ...
22/06/2026

Federata Shqiptare e Ciklizmit organizoi me sukses ne date 20 - 21 Qershor 2026 Kampionatin Kombëtar të Kronometrit dhe Garës së Rrugës 2026, ku sportistët më të mirë të vendit garuan për fanellën e kampionit kombëtar.

🚴‍♂️ FITUESIT NË KRONOMETËR (ITT)

🔹 Kadet – 12 km
🥇 Nedion Demiri (Skënderbeu)
⏱️ 20:06 | 🚴 35.82 km/orë

🔹 Junior – 18 km
🥇 Gabriel Gashi (Tirana)
⏱️ 26:55 | 🚴 40.12 km/orë

🔹 Elite – 36 km
🥇 Lukas Sulaj Kloppenborg (Studenti)
⏱️ 53:42 | 🚴 40.22 km/orë

🚴‍♂️ FITUESIT NË GARËN E RRUGËS

🔹 Kadet – 75 km
🥇 Nedion Demiri (Skënderbeu)
⏱️ 2:56:18 | 🚴 25.52 km/orë

🔹 Junior – 97.6 km
🥇 Gabriel Gashi (Tirana)
⏱️ 2:39:36 | 🚴 36.69 km/orë

🔹 Elite – 146 km
🥇 Valentino Kamberaj (Team Skyline)
⏱️ 4:01:41 | 🚴 36.24 km/orë

👏 Urime të gjithë sportistëve, trajnerëve dhe ekipeve pjesëmarrëse për përkushtimin dhe rezultatet e arritura.

🇦🇱🚴‍♂️ SUKSES HISTORIK NË KAMPIONATIN BALLKANIK TE RRUGES KOSOVE 2026! 🚴‍♂️🇦🇱Nga data 5–7 Qershor 2026, në Ferizaj të Ko...
07/06/2026

🇦🇱🚴‍♂️ SUKSES HISTORIK NË KAMPIONATIN BALLKANIK TE RRUGES KOSOVE 2026! 🚴‍♂️🇦🇱

Nga data 5–7 Qershor 2026, në Ferizaj të Kosovës u zhvillua Kampionati Ballkanik i Çiklizmit Rrugor, ku Shqipëria u përfaqësua me dinjitet nga sportistët tanë në kategoritë Elite, U19 dhe U17.
🔴⚫ Kombëtarja Elite:
• Gabriele De Fabritis
• Bekim Tafili
• Valentino Kamberaj
• Leo Piku
• Olsian Veliaj
• Alesio Kola
🔴⚫ Kombëtarja U19:
• Leonardo Musta
• Domenik Jaku
• Gabriel Gashi
• Markelian Bedulla
🔴⚫ Kombëtarja U17:
• Nedion Demiri
• Muhamed Lemeti
• Luis Margjoni
• Nikolas Persiani
Shqipëria arriti rezultate të jashtëzakonshme në këtë aktivitet të rëndësishëm ballkanik:
🥈 Leonardo Musta fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë U19 (Junior), duke u renditur në vendin e dytë pas një gare shumë të fortë.
🥇 Valentino Kamberaj u shpall KAMPION BALLKANIK në kategorinë Elite, duke fituar medaljen e artë dhe duke ngritur flamurin shqiptar në majën e podiumit.
Ky sukses i madh është rezultat i punës së të gjithë ekipit. Një kontribut të veçantë në fitoren e titullit ballkanik dhanë sportistët Gabriele De Fabritis, Bekim Tafili, Leo Piku dhe Olsian Veliaj, Alesio Kola të cilët me sakrificën, përkushtimin dhe punën e tyre ekipore mbështetën strategjinë e skuadrës drejt medaljes së artë.

👏 Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë shkon edhe për trajnerët Mejdin Malhani dhe Luan Sallaku, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim drejtuan ekipin kombëtar gjatë gjithë përgatitjeve dhe garave.

Federata Shqiptare e Çiklizmit përgëzon të gjithë sportistët, trajnerët dhe stafin përfaqësues për rezultatet e arritura dhe për mënyrën dinjitoze me të cilën përfaqësuan Shqipërinë.

🇦🇱 Urime Valentino Kamberaj për titullin Kampion Ballkanik!
🇦🇱 Urime Leonardo Musta për medaljen e argjendtë!
🇦🇱 Urime të gjithë ekipit kuqezi!

Mbyllet me fitore Kuq e Zi Rrethi i 83-te ciklistit.Ciklisti i Kombetares Shqiptare, Gabriele De Fabritis, pas nje etape...
22/05/2026

Mbyllet me fitore Kuq e Zi Rrethi i 83-te ciklistit.
Ciklisti i Kombetares Shqiptare, Gabriele De Fabritis, pas nje etape teper impenjative, arriti te kalonte i pari vijen e finish*t te etapes Vlore-Lushnje-Levan-Fier me gjatesi 122.8 kilometra me kohen 2:37:29 edhe me nje shpejtesi mesatare 46.8km/h.

Pas finish*t te etapes se fundit, u zhvillua edhe ceremonia e mbylljes se keti Rrethi. Ne ceremonine e mbylljes ishin ftuar zevendes ministri i Turizmit, Kultures dhe Sporteve Z.Endrit Hoxha, Kryetari i Bashkise Fier Z.Armando Subashi, Kryetarja e Qarkut Fier Znj. Evis Sema edhe drejtori i Klubit Shumesportesh Apollonia Z.Palion Zarka.

Ne fjalen e tij pershendetese, Presidenti i Federates Shqiptare te Ciklizmit, Z.Skender Anxhaku, falenderoj te gjithe te pranishmit ne ceremoni, te gjitha institucionet mbeshtetese te ketij Rrethi, duke filluar nga ministria e Turizmit, kultures dhe Sporteve, Komitetin Olimpik Kombetar Shqiptar, Bashkite e Tiranes, Lezhes, Elbasanit edhe Vlores.

Nje falenderim i vecante, shkoj edhe per Policine e shtetit, pa ndihmen e se ciles, nuk do te ishte e mundur siguria e gjithe ketij aktivitetei.

Nuk mund te mungonte ne fjalen e tij, edhe nje falenderim i perzemert per te gjithe sponsorat e keteij aktiviteti, duke filluar ng Kastrati Group, Skoda Albania, Uji Selita edhe DigitAlb i cili, mundesoj qe per here te pare me histori, ky Rreth ciklistik, te trasmetohet i gjithi live.

Fitues i ketij Rethi ciklistik u shpall ciklisti Hollandez Niela Reemeijer i cili e mbylli kete rreth me kohen e pergjitheshme 16:42:43

Fanellen jeshile te sprinteve te fushes, e mori ciklisti Grek Georgios Bouglas

Fanella e kuqe u fitua nga ciklisti i Kombetares Turke Ibrahim Halil Dogan.

I riu me i mire, i cili eshte edhe mbajtesi i fanelles se bardhe per kategorin U23, u shpall Ciklisti Hollandez Jip Schouren.

Ekili me i mire, u shpall ekipi Hollandez Groot Amsterdam.

Ka perfunduar etapa e katert e Rrethit te 83-te Ciklistik me intenerar Vlore-Llogora-Himare-Kuc-Vlore me gjatesi 148.8 k...
21/05/2026

Ka perfunduar etapa e katert e Rrethit te 83-te Ciklistik me intenerar Vlore-Llogora-Himare-Kuc-Vlore me gjatesi 148.8 kilometra edhe me nje shpejtesi mesatare prej 37km/h kjo per shkak edhe te terenit malor.

Kjo ishte edhe etapa me e veshtire e ketij Rrethi e cila, pas nje lufte shume te forte ndermjet disa sportisteve, por vijen e finish*t e kaloj i pari ciklisti Hollandez Niels Reemeijer i ekipit Groot Amsterdam.

Kjo fitore i jep ciklistit Hollandez edhe kryesimin e klasifikimit te pergjithshem me kohen 14:05:14.

Fanella e pikeve te fushes, sot kalon ne shpatullat e ciklistit te Kombetares se Greqise Georgis Bouglas.

Ciklisti i Kombetares Turke Ibrahim Halil Dogan eshte ai qe nga sot, do te mbaje veshur fanellen e pikeve te malit.

Po ashtu, edhe fanella e bardhe, per ciklistin e ri me te mire, tashme i perket Ciklistit Hollandez te ekipit Groot Amsterdam i cili kryeson klasifikimin me kohen e pergjitheshme 14:05:41.

Ekipi Hollandez Groot Amsterdam kryeson klasifikimin e pergjithshem ekipor me kohen 42:17:07.

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata Shqiptare e Ciklizmit Faqja Zyrtare ALB Cycling Federation posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Federata Shqiptare e Ciklizmit Faqja Zyrtare ALB Cycling Federation:

Shortcuts

Share