Klubi i Orientimit Tirana

Klubi i Orientimit Tirana Sporti i Orientimit është një disiplinë që ndërthur atletikën dhe argëtimin me orientimin në natyrë.

Në datën 1 nëntor u zhvillua një garë interesante ndërkombëtare orientimi pranë fshatit Fishtë, si pjesë e edicionit të ...
16/11/2025

Në datën 1 nëntor u zhvillua një garë interesante ndërkombëtare orientimi pranë fshatit Fishtë, si pjesë e edicionit të 58-të të Turneut Ndërkombëtar të Orientimit Höst Öst 2025. Ishin 56 sportistë nga disa vende të Evropës që garuan për kohën më të mirë në tre kategori distancash: të shkurtër, të mesme dhe të gjatë. Fitues i distancës së gjatë, garës më sfiduese, ishte Hjalmar Axelsson nga klubi FK Göingarna, me kohën 23:55. Në fotot bashkëngjitur mund të shihni momente nga veprimtaria si dhe gjithë të dhënat mbi kohët dhe distancat.

Kjo garë u organizua nën drejtimin e z. Zoran Milovanovic, koordinator i orientimit për Malin e Zi dhe Shqipërinë, si dhe znj. Inge Bosina, drejtuese e Projektit të Orientimit në Shqipëri dhe përfaqësuese e organizatës Naturfreunde Wien në Austri. Mbështetje të rëndësishme për organizimin dhe logjistikën e garës dhanë Vladimir Marku nga Klubi i Orientimit Dibra, Niko Prendi nga Klubi i Orientimit Shkodra dhe Adriana Rrokaj e Menduh Zavalani nga Klubi i Orientimit Tirana. Falenderime shkojnë gjithashtu për sponsorin e ujit Selita Water, si dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë, restorant Oazi Fishte dhe Vila Ferdinand.

Sporti i orientimit, edhe pse i ri në Shqipëri, është përfshirë disa herë në hartën e eventeve ndërkombëtare. Duke kombinuar atletikën me aftësitë orientuese në qytet, natyrë apo mbi hartë, orientimi është jo vetëm argëtim, por edhe një ushtrim shumë i mirë për t’u bërë ballë situatave të vështira në mungesë të teknologjisë. Na ndiqni për veprimtari të tjera interesante dhe ju ftojmë të na bashkoheni.

Përshëndetje të dashur miq,Nëse do të jeni pranë fshatit Fishtë ose në Parkun e Madh të Tiranës këtë të shtunë, keni mun...
28/10/2025

Përshëndetje të dashur miq,
Nëse do të jeni pranë fshatit Fishtë ose në Parkun e Madh të Tiranës këtë të shtunë, keni mundësinë të ndiqni nga afër edicionin e 58-të të Turneut Ndërkombëtar të Orientimit Höst Öst 2025. Turneu kalon në disa shtete dhe përbëhet nga 56 sportistë ndërkombëtarë që do të kalojnë një ditë në Shqipëri.

Ata do të nisin garën në orën 10:00 të mëngjesit të së shtunës në Fishtë dhe në orën 15:00 pritet të mbërrijnë në Parkun e Madh të Tiranës, për të nisur garën e radhës nga Amfiteatri i Liqenit. Ftojmë dashamirësit e sportit dhe kureshtarët që të vijnë e të shohin nga afër organizimin e këtij eventi.

Mirëmbrëma miq të orientimit!Sot kaluam një pasdite argëtuese në aktivitetin e orientimit. Me këtë aktivitet të thjeshtë...
24/05/2024

Mirëmbrëma miq të orientimit!

Sot kaluam një pasdite argëtuese në aktivitetin e orientimit. Me këtë aktivitet të thjeshtë, por mjaft interesant në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, arritëm të përfshinim edhe Shqipërinë 🇦🇱 në Javën Botërore të Orientimit (World Orienteering Week). 😀 Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen, ju mirëpresim në aktivitete të tjera! ☀️

22/05/2024

Përshëndetje miq,
Pasnesër më 24 maj, ora 17:00, do të jemi para hyrjes së poshtme tek Amfiteatri i Liqenit për të nisur një aktivitet me rastin e Javës Botërore të Orientimit.
Ju mirëpresim të na bashkoheni!

https://orienteering-al.com/

06/05/2024

Të dashur miq të sportit të orientimit,

Kemi kënaqësi t’ju informojmë se, nga data 18 deri më 26 maj, do të zhvillohet Java Botërore e Orientimit (World Orienteering Week - WOW). Kjo është një mundësi e shkëlqyer për vendin tonë të prezantohet në nivel ndërkombëtar dhe të marrë pjesë aktive në sportin e orientimit. Nëse jeni të interesuar të organizoni një aktivitet dhe të jeni pjesë e WOW për ta bërë flamurin shqiptar të dukshëm gjatë kësaj jave, ne do të jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë, duke ju ofruar materiale, harta dhe mbështetje teknike për të garantuar suksesin e aktivitetit tuaj.

Për më shumë informacione, mund të klikoni në linkun https://worldorienteeringweek.com/. Për t'u regjistruar, ju lutem klikoni këtu: https://worldorienteeringweek.com/index.php/auth.
Nëse jeni të interesuar të njiheni fillimisht me këtë sport, mos ngurroni të na kontaktoni.
Duke ju uruar një javë të mbarë dhe shpresojmë në pjesëmarrjen e suksesshme të Shqipërisë në Javën Botërore të Orientimit.

Klubi i Orientimit Tirana

Kampionati i Evropës Juglindore në Orientim po zhvillohet këtë javë në Sarajevë të Bosnjë- Hercegovinës. Ju ftojmë ta nd...
25/08/2023

Kampionati i Evropës Juglindore në Orientim po zhvillohet këtë javë në Sarajevë të Bosnjë- Hercegovinës. Ju ftojmë ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Meet Sarajevo both city and surrounding mountains and enjoy the time of your life. The city of Sarajevo is surrounded by four Olympic mountains of Trebević, Jahorina, Igman, Bjelašnica.

Këto janë rezultatet e garës së të dielës, etapa e fundit e MOC Tour 2023. Vetëm një pjesë e garuesve mundën ta mbyllnin...
29/03/2023

Këto janë rezultatet e garës së të dielës, etapa e fundit e MOC Tour 2023. Vetëm një pjesë e garuesve mundën ta mbyllnin garën duke arritur të gjitha pikat e kontrollit dhe në këtë grup bën pjesë edhe një shqiptar, Arlind Subashi, garues i distancës së mesme. E përgëzojmë Arlindin i cili renditet i katërti për kategorinë e tij, me kohën 26’ 13”. Koha e tij është 2 min. e 58 sekonda larg vendit të parë, suedezit Bjørn Reger. Mirë u takofshim në gara të tjera!

🇦🇱  🇫🇮  🇮🇪  🇳🇴  🇸🇪  🇨🇭 + 🇬🇷  🇲🇰Kampionati i Hapur Mesdhetar i Orientimit mbylli me sukses siparin e vet paraditen e sotm...
26/03/2023

🇦🇱 🇫🇮 🇮🇪 🇳🇴 🇸🇪 🇨🇭 + 🇬🇷 🇲🇰
Kampionati i Hapur Mesdhetar i Orientimit mbylli me sukses siparin e vet paraditen e sotme, në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Mbi 30 sportistë nga disa vende evropiane garuan sot me nisje të lirë në kodrat e Parkut të Madh, në kërkim të pikave të kontrollit. Tre kategori të ndryshme ishin në dispozicion të garës së sotme të distancës së mesme, që përfundoi në orën 10 të paradites.
Ndërrimi i orës nuk i pengoi organizatorët e MOC Tour 2023 të përgatisnin logjistikën e garës në terren, pas darkës së mbrëmshme festive.

Përgëzime për organizatorët e sprovuar Jörgen Mårtensson, Kjell Einar Andersen dhe Zoran Milovanovic që ndoqën mbarëvajtjen e turit gjatë gjithë këtyre 10 ditëve, duke mos ngurruar as sot të jepnin kontributin e tyre me përgatitjen në terren. Përgëzime gjithashtu koordinatores së orientimit në Shqipëri Inge Bosina për organizimin e garës së sotme me mbështetjen e Vladimir Markut nga Klubi i Orientimit Dibra dhe Menduh Zavalanit nga Klubi i Orientimit Tirana. Falenderimet shkojnë për Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë që na përkrahu dhe asistoi edhe në këtë ditë pushimi me hapësirat e Teatrit të Hapur dhe organizimin e transportit. Falenderime gjithashtu për sponsorin e ujit Selita Water.
Shihemi në veprimtari të tjera!

Një mbrëmje e bukur me sportistët e garës së nesërme
25/03/2023

Një mbrëmje e bukur me sportistët e garës së nesërme

Grupi i sportistëve të MOC Tour kaloi një ditë të bukur sot në Durrës me veteranin e guidës Ylber Osmanagaj
25/03/2023

Grupi i sportistëve të MOC Tour kaloi një ditë të bukur sot në Durrës me veteranin e guidës Ylber Osmanagaj

Tek Parku i Madh i Liqenit Artificial, ku nesër në orën 9:00 nis gara e fundit e Kampionatit të Hapur Mesdhetar të Orien...
25/03/2023

Tek Parku i Madh i Liqenit Artificial, ku nesër në orën 9:00 nis gara e fundit e Kampionatit të Hapur Mesdhetar të Orientimit, MOC Tour 2023

Address

RR.MUHAMET GJOLLESHA ND.90
Tirana
1023

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi i Orientimit Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category