Qender Fizioterapie "ELIXIR"

Qender Fizioterapie "ELIXIR" Studio Profesionale Fizioterapie Rehabilitim Fizik

15/09/2026

Lumboshialtalgjia është një nga shkaqet e shpeshta të dhimbjes së mesit që mund të përhapet drejt vitheve dhe përgjatë këmbës, shpesh e shoqëruar me mpirje, shpim si gjilpërë ose tension muskulor.

Lazeri është një modalitet fizioterapeutik jo-invaziv që mund të përdoret si pjesë e trajtimit për:

✅ Reduktimin e dhimbjes
✅ Uljen e inflamacionit lokal
✅ Relaksimin e muskulaturës
✅ Përmirësimin e mikroqarkullimit
✅ Lehtësimin e spazmës muskulare
✅ Përmirësimin e lëvizshmërisë dhe funksionit

Trajtimi përshtatet individualisht sipas diagnozës, simptomave dhe fazës së patologjisë. Për rezultate më të mira, terapia individuale kombinohet me terapi ushtrimore dhe terapi manuale, sipas vlerësimit klinik.

Dr. Mel Ostreni
📞 +355 68 402 2555
Për më shumë informacion na kontaktoni.

Skolioza është një deformim tridimensional i shtyllës kurrizore, i cili kërkon vlerësim individual dhe një program rehab...
03/09/2026

Skolioza është një deformim tridimensional i shtyllës kurrizore, i cili kërkon vlerësim individual dhe një program rehabilitimi të përshtatur për çdo pacient.

*Vlerësimi fizioterapeutik
Analizojmë posturën, lëvizshmërinë e shtyllës kurrizore, ekuilibrin muskulor dhe karakteristikat e kurbës skoliotike.

*Ushtrime terapeutike specifike
Programi përfshin ushtrime të personalizuara për kontrollin postural, stabilizimin e trungut, përmirësimin e mobilitetit dhe koordinimit.

*Forcim dhe kontroll neuromuskular
Punohet në mënyrë të targetuar me muskulaturën e trungut dhe gjymtyrëve për të përmirësuar stabilitetin dhe funksionin.

*Edukimi postural*
Pacienti mësohet të ndërgjegjësohet për pozicionimin e trupit dhe mënyrën e duhur të kryerjes së aktiviteteve të përditshme.

Qëllimi i fizioterapisë është të përmirësojë funksionin, kontrollin postural dhe cilësinë e jetës, si dhe të ndihmojë në menaxhimin e progresionit të skoliozës, në varësi të moshës dhe karakteristikave të saj.

Vlerësimi dhe trajtimi individual janë çelësi i një rehabilitimi të suksesshëm.

Për më shumë informacione kontaktoni:
+355684022555 ose në Messenger.
Dr. Mel Ostreni

01/09/2026

Magnetoterapia në trajtimin e hernies diskale lumbare përdoret si pjesë e fizioterapisë për të mbështetur procesin e rehabilitimit dhe menaxhimin e simptomave.

Ndihmon në:
* lehtësimin e dhimbjes
• reduktimin e inflamacionit dhe edemës lokale
• relaksimin e muskujve
• përmirësimin e komfortit dhe funksionalitetit gjatë rehabilitimit

Trajtimi përshtatet sipas gjendjes së pacientit dhe duhet të bëhet pas një vlerësimi profesional.

Mos e lini dhimbjen e mesit t’ju kufizojë.

Për më shumë informacion na kontaktoni:

+355684022555 ose në DM.

Dr. Mel Ostreni

18/06/2026
18/06/2026
18/06/2026
18/06/2026
Bursiti skapulohumeral është një gjendje inflamatore që prek bursat e shpatullës, duke shkaktuar dhimbje, kufizim të lëv...
28/05/2026

Bursiti skapulohumeral është një gjendje inflamatore që prek bursat e shpatullës, duke shkaktuar dhimbje, kufizim të lëvizjes dhe vështirësi në aktivitetet e përditshme.

Pacientët zakonisht paraqesin:
▫️ Dhimbje gjatë ngritjes së krahut
▫️ Parehati gjatë gjumit
▫️ Kufizim funksional të lëvizjeve

Fizioterapia luan rol kyç në trajtim përmes:
✔️ Reduktim të inflamacionit dhe dhimbjes
✔️ Rikthimit të amplitudës së lëvizjes
✔️ Stabilizim skapular
✔️ Forcim muskulor dhe përmirësim biomekanik

Vlerësimi dhe trajtimi i hershëm ndihmojnë në parandalimin e kronizimit të simptomave dhe rikthimin optimal të funksionit të shpatullës.

Për çdo informacion kontaktoni:
Dr. MEL OSTRENI
+355684022555

Address

Rruga E Barrikadave, Ish Kinema 17-Nentori, Qendra Galeria Kati 2, Nr. 44
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 12:00

Telephone

+355684022555

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qender Fizioterapie "ELIXIR" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Qender Fizioterapie "ELIXIR":

Share