05/08/2026
NJOFTIM ZYRTAR
UNIFIKIMI DHE MIRATIMI I STATUTIT TË RI TË FEDERATËS SHQIPTARE TË ARTEVE MARCIALE MIKSE (MMA)
Me Urdhrin Nr. 66, datë 13.02.2025, është miratuar Statuti i ri i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale Mikse (MMA), duke shënuar një moment historik për sportin e MMA-së në Shqipëri. Ky hap i rëndësishëm forcon strukturën ligjore dhe organizative të Federatës, duke e përputhur atë me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
✅ Këto ndryshime do të pasqyrohen në të gjitha aspektet organizative të Federatës, duke përfshirë regjistrimin zyrtar, rregulloret e brendshme dhe strukturat drejtuese.
Një falënderim i veçantë për:
• Ministren e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu, për mbështetjen institucionale dhe vizionin e saj në zhvillimin e sportit në Shqipëri.
• Presidentin e IMMAF, z. Kerrith Brown, për mbështetjen dhe vizionin e tij në zhvillimin e MMA-së globale.
• Presidentin e KOKSH, z. Fidel Ylli, për përkrahjen dhe angazhimin në avancimin e sportit shqiptar.
• Zëvendësministrin e Arsimit dhe Sportit, z. Endri Hoxha, për kontributin dhe ndihmën e dhënë gjatë këtij procesi.
• Juristët, avokatët dhe të gjithë anëtarët e Federatës Shqiptare të MMA-së, të cilët kanë luajtur një rol kyç në hartimin dhe miratimin e statutit të ri.
Ky unifikim i jep Federatës Shqiptare të MMA-së një strukturë të njohur zyrtarisht, unifikimin dhe duke hapur rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare.
Me respekt,
Arjan Rizaj
Presidenti i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale Mikse (MMA)