HISTORIK I SHKURTER I SKUADRES : K.F Spartaku eshte ekipi i katert i Tiranes. U themelua ne vitin 1950, si ekip i sindikatave te artizanatit. Ekipi shume shpejt arriti suksese te rendesishme sportive dhe pjese e tij u bene edhe figura te shquara te futbollit shqiptar, si trajneri Loro Borici. Spartaku i Tiranes arriti te luaje ne vitet 1954, 1955 dhe 1957 ne Supeligen Shqiptare. Per shkak te riorg
anizimit sportiv ne 1959-1960, skuadra shkrihet dhe humbet ne nivelet e ulta rajonale. Ne vitin 2012 njerez te apasionuar pas futbollit si Artan Vangjeli, Telman Perleka, Leonard Haroku, Glibert Hysko, Rezart Sejdini, Kreshnik Ruci, Mariglen Menaj, Endrit Dahriu etj, me ndihmen financiare te Kompanise IDS Group te drejtuar nga Agron Shehaj dhe Fatmir Lamcaj, formojne ekipin e futbollit, i cili ate vit mori pjese ne Kat III-te Kombetare. Ne vitin 2019, nderpritet financimi nga Kompania IDS Group dhe klubi ne vazhdimesi drejtohet, financohet e administrohet nga Artan Vangjeli. HISTORIK I EMRIT :
Spartaku (lat.Spartacus, hel.Spartakos) eshte hero legjendar ne Perandorine e lashte Romake, qe ka jetuar ne shek I-re para eres sone. Spartaku ishte me origjine ilire, nga fiset Majedi te Thrakes (zona midis Sandanskit dhe Petricit, sot ne kufirin midis Bullgarise dhe Makedonise)! Ai ishte nje luftetar thrakas qe u plagos dhe u roberua dhe u s**t si skllav. Por nga nje skllav ai u kthye ne gladiator arenash, nderkohe qe ndeshjet midis gladiatoreve ishin "sporti" me i perhapur ne ate kohe ne Perandorine Romake. Per te fituar lirine dhe barazine Spartaku u arratis nga shkolla e gladiatoreve ne Kapua (afer Napolit) dhe udhehoqi nje Kryengritje, e cila ndryshoi rrjedhen e historise njerezore. Pas 2 vitesh qendrese ndaj ushtrise romake, Spartaku vritet ne beteje dhe Kryengritja shtypet. Por kryengritja e tij vleresohet si perpjekja me e madhe ne histori per barazi dhe zhdukjen e skllaverise. Spartaku eshte SIMBOL i Luftetarit te paepur per barazi dhe drejtesi njerezore. Shume skuadra sportive kudo ne bote perdorin emrin e Spartaku-t,duke evokuar ne sport shpirtin e tij luftarak,drejtesine dhe ndershmerine!