CRCA / ECPAT Albania

CRCA / ECPAT Albania CRCA / ECPAT Albania works to promote the respect and protection of children and youth rights in Albania. Our role is not focused only in Albania.

CRCA: 25 years of dedication to children and young people! The Child Rights Centre Albania (CRCA) is a non-governmental, non-political, non-religious and non-profit organisation with headquarters in the capital city, Tirana. CRCA motivation is defined on the dictum: “Working together all of us can bring a prosperous world to children and young people!”

CRCA is a major child and youth rights organisation established in Tirana since 1997. During our 25 years of work we have established ourselves as one of the major watchdogs and partners of the Albanian government (at national and local level) in terms of influencing policy and legislation, strengthening the capacities of the Governmental staff to work with children, and pressure the Government to respect and improve children’s rights in the country. We want to make human rights enjoyable by every child, despite of her / his status. Our core values and principles are shared by many other organisations and individuals, who support our work. CRCA is one of the major organisations of civil society in Albania. We believe that civil society holds a special place between the society and the government and thus our role has been to advocate for the respect of human rights of children and women, minorities and protection of environment. We believe in a globalised world, where people with the right tools and means can affect the outcome of Governmental policies. For this reason we have become members of international networks such as ECPAT International, Eurochild etc. At the same time we have established close cooperation with many organisations in the Europe. CRCA lobbies, advocates and speaks on behalf of children and young people. Child and youth participation is one of our core values. We want to see more children and young people being involved in the decision-making process, not only within CRCA, but especially at the level of national and local Government. As a major child and youth rights organisation in Albania our role is to advocate and promote the respect of children and youth rights. We engage in lobby and advocacy to influence legislation and policies of the Government through a process that provides the necessary tools for young people to have their say in what is good for them and what they expect the Government and society to do on their behalf. Advancement of children and youth rights is one of major core activities of the organisation. Although a lot has been done to improve the respect of children and guarantee their rights in public institutions, family and society at large, still children face difficulties to be accepted by society as bearer of individual rights. Capacity building, information and education constitute major parts of CRCA Albania work. We believe that through training and information we can bring the people to recognise, respect and work to advance human rights. Since 2005 we have increased our work in support of most vulnerable groups of society and those seeking to participate in the democratic changes in the country. Special focus has been given to girls and women advancement in political processes, support of the LGBT movement in the country, joining actions in support of organisations working on the rights of disable people etc. Research is a strong element of CRCA work. During many years of work we have become one of the major research centres in the country concerning children and young people’s rights. Since our establishment we have establishing and providing society with successful models of services. Good social services are expensive and every organisation needs a good degree of strength, capacities and standards to run them. We promote the approval of laws, policies and procedures for the establishment and running of child-friendly services and continuous monitoring of quality of services. We will continue to work to establish child and youth friendly social services that Albania lacks.

CRCA Shqiperi: 39 pyetje publike për Ministrin e Brendshëm mbi kamerat inteligjente në shkolla dhe projektin Smart City ...
18/09/2026

CRCA Shqiperi: 39 pyetje publike për Ministrin e Brendshëm mbi kamerat inteligjente në shkolla dhe projektin Smart City Albania

CRCA–ECPAT Shqipëri kërkon nga Ministria e Brendshme dhe të gjitha institucionet publike pjesë e projektit Smart City Albania, Kuvendi i Shqipërisë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe institucionet e pavarura të të drejtave të njeriut, transparencë të plotë dhe pezullimin e zgjerimit të sistemit të vendosjes së kamerave inteligjente në shkollat e arsimit publik parauniversitar, deri në vlerësimin e plotë të ndikimit që ky sistem ka tek të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.



https://crca.al/39-pyetje-publike-per-ministrin-e-brendshem-mbi-kamerat-inteligjente-ne-shkolla-dhe-projektin- smart-city-albania/

Tiranë, 18 Shtator 2026 – Sot në mesditë, Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri: CRCA–ECPAT Shqipëri i ka drejtuar Ministrit të ri të Brendshëm, z. Ervin Demo, një kërkesë zyrtare për informacion, e cila përmban 39 pyetje dhe kërkesa për informacion për projektin “S...

🚀 EJA të takohemi në Future2Tech 2026!CRCA–ECPAT Shqipëri, ALO 116 111 dhe Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt iSIGU...
17/09/2026

🚀 EJA të takohemi në Future2Tech 2026!

CRCA–ECPAT Shqipëri, ALO 116 111 dhe Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt iSIGURT.al do të jenë pjesë e panairit më të madh e më të rëndësishëm të inovacionit, teknologjisë dhe edukimit në Shqipëri.

Ejani të njihni shërbimet, burimet edukative dhe mekanizmat tanë të këshillimit, mbështetjes dhe raportimit, si edhe punën që zhvillojmë për një mjedis digjital më të sigurt dhe fuqizues për fëmijët dhe të rinjtë.

📅 24–25 shtator 2026
📍 Pallati i Kongreseve, Tiranë
🕘 09:00–19:30

Ju mirëpresim!

Bashkimi Europian do të miratojë Ligjin e Fëmijëve - për mbrojtjen e tyre në hapësirën dixhitale. Asnjë fëmijë nën 13 vj...
16/09/2026

Bashkimi Europian do të miratojë Ligjin e Fëmijëve - për mbrojtjen e tyre në hapësirën dixhitale. Asnjë fëmijë nën 13 vjeç nuk do të ketë llogari në rrjetet sociale, ndërsa nga 13-15 vjeç llogaria do të jetë e lidhur me atë të prindërve. Përgjegjësia e garantimit të këtyre masave bie e gjitha mbi kompanitë, të cilat duhet të jenë të sigurta që në dizenjimin e tyre! BE me këtë masë bëhet një promotore globale e sigurisë dhe mbrojtjes online.

12/09/2026

📚 Të hënën nis shkolla – ndaj siguria e fëmijëve duhet të vazhdojë edhe online!

Me fillimin e vitit të ri shkollor, iSIGURT.al – Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, sjell tre udhëzues të rinj për prindërit, kujdestarët dhe edukatorët, e mbi të gjitha fëmijët, për t'i përgatitur për sfidat e sotme të fëmijëve në botën digjitale.

🏫 Një vit i ri shkollor nuk do të thotë vetëm libra, klasa dhe mësime të reja. Fëmijët mësojnë, komunikojnë, krijojnë dhe ndërtojnë marrëdhënie edhe online. Prandaj, siguria digjitale, përfshirja dhe edukimi për përdorimin e teknologjisë duhet të jenë pjesë e shkollës që nga dita e parë.

💙 Le ta fillojmë këtë vit shkollor me më shumë dije, më shumë mbrojtje dhe më shumë fuqizim për çdo fëmijë! Vizito www.isigurt.al dhe merr udhëzuesit që të duhen.

Të sigurt në shkollë. Të sigurt online. 🌐🎒

Bashkia Devoll dhe CRCA / ECPAT Shqipëri nënshkruan sot marrëveshjen e re të bashkëpunimit për fuqizimin e të rinjve dhe...
11/09/2026

Bashkia Devoll dhe CRCA / ECPAT Shqipëri nënshkruan sot marrëveshjen e re të bashkëpunimit për fuqizimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen e tyre në Digital Arts Lab dhe netSMARTkids2, dy nisma të mbështetura nga Bashkimi Europian dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

CRCA Shqipëri prej 10 vjetësh mbështet Bashkinë Devoll dhe në tërësi të gjitha bashkitë në Qarkun e Korçës, duke vendosur në qendër të ndërhyrjeve tona të përbashkëta fëmijët dhe të rinjtë. Ne shprehim mirënjohjen tonë ndaj Kryetarit të Bashkisë Duro për të gjitha hapësirat që ka krijuar për shoqërinë civile dhe Gjergji Liço - drejtuesin rinor në Bashki për frymëzimin e vazhdueshëm dhe nxitjen që na bën për sa më shumë aktivitete me dhe për të rinjtë në Devoll.

Brenda pak javëve Devolli i shtohet qyteteve të tjera në Shqipëri që kanë një Qendër Rinore të madhe dhe multifunksionale. Mezi po presim inaugurimin e saj.

Është kënaqësi të bashkëpunosh me partnerë të dedikuar për krijimin e mundësive për të rinjtë e të rejat! Qendra Rinore ...
10/09/2026

Është kënaqësi të bashkëpunosh me partnerë të dedikuar për krijimin e mundësive për të rinjtë e të rejat! Qendra Rinore e Bashkisë Korçë ka qenë gjithnjë një derë e hapur për nismat tona të përbashkëta të CRCA / ECPAT Shqipëri.

Falë mbështetjes së Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit - Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile - AMSHC dhe Bashkimit Europian- nisma netSMARTkids2, të rinjtë dhe të rejat në Qarkun Korçë do të përfitojnë nga ngritja e Youth Media Lab Korçë dhe Klubeve të Artit dhe Trashëgimisë Kulturore të të Rinjve - të cilat kanë si qëllim të nxisin aftësimin dixhital, gazetën dhe podcaste rinore, si dhe kontributin e të rinjve në artin dixhital dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore dhe kaq të pasur të Korçës.

Në këtë kuadër sot finalizuam marrëveshjen tonë të bashkëpunimit me Dejvi Hoxha dhe Qendra Rinore Korçë dhe veprimtaritë kryesore që do të zbatojmë së bashku. Masa e parë që të rinjtë do të përfitojnë është Klubi i Podcast që do të hapet shumë shpejt në mjediset e Qendrës Rinore. Na ndiqni për më shumë! Nëse je j ri % e re në Korçë vizito Qendrën Rinore për t'u regjistruar në Klubet e reja rinore që do të hapen.

Lagjja mund t’i ketë kamerat gjithmonë ndezur, por dashuria e tjetrit nuk është lajm për t’u komentuar. 👀🌈Më pak paragjy...
08/09/2026

Lagjja mund t’i ketë kamerat gjithmonë ndezur, por dashuria e tjetrit nuk është lajm për t’u komentuar. 👀🌈

Më pak paragjykim, më shumë dashuri.�Respekto! Mësohu!

A do ta dërgonit këtë? ✔️ / ✖️ Është formuluar me kujdes: "Kam dëgjuar", "nuk jam i sigurt nëse është e vërtetë". Pikëri...
02/09/2026

A do ta dërgonit këtë? ✔️ / ✖️

Është formuluar me kujdes: "Kam dëgjuar", "nuk jam i sigurt nëse është e vërtetë". Pikërisht kjo pasiguri e bën të duket e sigurt për t'u përcjellë më tej. Por thashethemet ndryshojnë formë ndërsa përhapen. Kur informacioni arrin te personi i pestë, pjesa "nuk jam i sigurt nëse është e vërtetë" shpesh zhduket plotësisht dhe ajo që mbetet përsëritet si fakt.
https://better-internet-for-kids.europa.eu/en/campaigns/notonourfeed

Lufta kundër bullizmit kibernetik është një prioritet kryesor për Komisionin Europian. Ndaj edhe Shqipëria që sot po bëh...
29/08/2026

Lufta kundër bullizmit kibernetik është një prioritet kryesor për Komisionin Europian. Ndaj edhe Shqipëria që sot po bëhet pjesë e fushatës

Dëshironi të dini se çfarë po bëhet për të trajtuar bullizmin kibernetik? Lexoni planin e veprimit për të zbuluar se si BE-ja po punon për t'i bërë hapësirat online më të sigurta dhe më pozitive për të gjithë. 🌐💙
https://digital-strategy.ec.europa.eu/en/policies/cyberbullying

Vizitoni faqen e www.iSIGURT.al dhe aty do të gjeni plot informacion për Shqipërinë dhe çfarë po bëjmë ne së bashku me partnerët tanë për mbrojtjen e fëmijëve nga bullizmi kibernetik.

26/08/2026

Të rinjtë kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në internet dhe mund të përballen me bullizëm online, mashtrime, profile të rreme, shantazh, presion, sfida të rrezikshme apo informacione të pavërteta.

Jo çdo përgjigje që merr online është e duhura. Prandaj:

📱 Nëse diçka të shqetëson…
📱 Nëse dikush të kërcënon…
📱 Nëse ndjen presion të bësh diçka që nuk do…
📱 Nëse ke nevojë për një përgjigje…
📱 Ose thjesht nuk di çfarë të bësh…

Mos e përballo vetëm. 💙

Përmes fushatës “TI NUK JE VETËM”, të mbështetur nga netSMARTkids2, Bashkimi Europian dhe CRCA Shqipëri, po ndajmë video, histori, këshilla dhe informacione praktike për t’i ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë të lundrojnë të sigurt në botën digjitale.

Në iSIGURT.al mund të konsultohesh në mënyrë anonime, të kërkosh ndihmë dhe të raportosh situata të rrezikshme. iSIGURT.al dhe ALO 116-111 janë gjithmonë pranë teje për të të dëgjuar, këshilluar dhe ndihmuar.

🌐 www.isigurt.al

Address

Rr. Perlat Rexhepi
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+35542265741

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when CRCA / ECPAT Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to CRCA / ECPAT Albania:

Shortcuts

Share