Fit Mom with Dina

Fit Mom with Dina Prenatal and postpartum programs
Programi 8 javor “Fit Mom”

18/09/2026

Nga ora 22:00 cdo gje shkoj sipas regjimit🤣
Sa nga ju e gjejne veten te kjo video?🫣🤣

16/09/2026

Një tjetër recetë e shpejtë nga Rudina, ideale për ato ditë kur do një vakt të thjeshtë, por të plotë. 🤍

🥚 2 vezë të ziera
🐟 1 kuti ton
🥑 Avokado
🥄 1 lugë kos
🧂 Pak kripë

Përziejini të gjitha bashkë dhe shoqërojini me një fetë bukë ose me galeta orizi. Një ide praktike për drekë ose darkë, sidomos për mamat në shtatzëni apo postpartum që nuk kanë kohë për receta të komplikuara.

Ruaje recetën për ta provuar!

14/09/2026

5 gjëra që ndryshojnë në trupin tënd pas shtatzënisë dhe askush nuk flet për to.

1. Barku nuk zhduket menjëherë
Edhe pas lindjes, barku mund të duket ende sikur je shtatzënë. Mitra dhe muskujt e barkut kanë nevojë për kohë për t’u rikuperuar.

2. Gjoksi ndryshon
Mund të ndryshojë madhësia, forma, ndjeshmëria dhe pamja e gjoksit , sidomos gjatë ushqyerjes me gji dhe pas saj.

3. Flokët mund të bien më shumë
Rënia e flokëve disa muaj pas lindjes është shumë e zakonshme dhe lidhet me ndryshimet hormonale. Zakonisht është e përkohshme.

4. Ndryshime të dyshemes pelvike
Rrjedhje e pavullnetshme e urinës, ndjesi presioni ose dobësi në zonën pelvike mund të shfaqen pas lindjes. Këto nuk duhen thjesht “durur”, fizioterapia e dyshemesë pelvike mund të ndihmojë.

5. Trupi dhe pesha mund të mos kthehen si më parë
Dhe kjo nuk do të thotë që diçka nuk shkon me ty. Trupi pas shtatzënisë mund të ndryshojë në mënyra që janë krejt normale.
Mos e krahaso veten me të tjerat dhe mos i vendos vetes presion për t’u “rikthyer” menjëherë.

Trupi yt nuk ka nevojë për presion. Ka nevojë për kohë, kujdes dhe mirëkuptim. ✨

Cili prej këtyre ndryshimeve të ka surprizuar më shumë? 👇

Shtatzënia nuk është gjithmonë vetëm emocion dhe shkëlqim. Ka lodhje, frikë, pasiguri dhe ditë kur nuk e njeh veten — dh...
12/09/2026

Shtatzënia nuk është gjithmonë vetëm emocion dhe shkëlqim. Ka lodhje, frikë, pasiguri dhe ditë kur nuk e njeh veten — dhe të gjitha këto janë të vlefshme. 🤍

Nuk ke pse ta përjetosh në heshtje. Me mbështetjen, lëvizjen dhe informacionin e duhur, kjo rrugë mund të ndihet më e lehtë.

Në FitMom, je e kuptuar dhe e mbështetur në çdo hap.

08/09/2026

Kur nuk ke shumë kohë, por dëshiron një vakt të shpejtë, të freskët dhe ushqyes. 🥗

Rudina përgatit një sallatë ideale për ditët e ngarkuara të çdo mami. 🤍

Ruaje recetën për më vonë!

06/09/2026

Pyetje reale nga mamat, përgjigje që na vlejnë të gjithave. 🤍

Ke një dilemë për ushqimin, stërvitjen apo rutinën? Na shkruaj — mund të jetë tema e radhës në FitMom. ✨

Pse barku vazhdon të duket ndryshe edhe pas lindjes? 🤔Gjatë shtatzënisë, muskujt e barkut zgjaten dhe largohen nga njëri...
04/09/2026

Pse barku vazhdon të duket ndryshe edhe pas lindjes? 🤔

Gjatë shtatzënisë, muskujt e barkut zgjaten dhe largohen nga njëri-tjetri për t’i krijuar hapësirë bebit. Kjo gjendje quhet diastazë abdominale dhe është shumë më e zakonshme nga sa mendohet.

Me ushtrimet e duhura, diastaza mund të përmirësohet, por fokusi nuk duhet të jetë vetëm te pamja apo ngushtimi i hapësirës. Synimi kryesor është rikthimi i forcës, tensionit dhe funksionit të duhur të muskujve të barkut.

Nëse dyshon se ke diastazë pas lindjes, rekomandohet një vlerësim nga një fizioterapist i specializuar në shëndetin e dyshemesë pelvike.

Ruaje këtë postim dhe dërgoja një mami që duhet ta dijë. 💗

02/09/2026

Stërvitja juaj për barkun është këtu dhe zgjat vetëm 2 minuta!
Pa pajisje. E shpejtë, e thjeshtë dhe e fokusuar te muskujt e thellë të barkut.

Këto ushtrime me intensitet të ulët janë më të përshtatshme pas C-section duke ju ndihmuar të riaktivizoni core-in dhe të punoni pjesën e poshtme të barkut.

4 ushtrime
20 sekonda secili
Përsëritini për 3 raunde

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fit Mom with Dina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Fit Mom with Dina:

Shortcuts

Share

Category