13/06/2025
“Arti, midis ëndrrës dhe realitetit” – Edicioni i parë i Festivalit të Artit Bashkëkohor në Kukël-
Shkodër
📍Qendra Muzeore “Ndre Mjeda” Kukël
20/ 21 qershor 2025, nga ora 18.00 deri orët e vona të mbrëmjes
Më 20 dhe 21 Qershor 2025 në kompleksin muzeal të poetit dhe personalitetit të madh të
Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Ndre Mjeda, një vend simbolik i trashëgimisë kulturore
dhe arkitekturore shqiptare zhvillohet edicioni i parë i festivalit të artit bashkëkohor “Arti, midis
ëndrrës dhe realitetit”,
Ky projekt kuratorial synon të krijojë një dialog mes artit bashkëkohor dhe kujtesës kolektive,
duke nxitur reflektimin mbi ëndrrën dhe realitetin, kujtesën dhe identitetin, natyrën dhe
trashëgiminë kulturore përmes veprave që përfshijnë: instalacione, video-art, performance,
pikturë, fotografi, filma eksperimentalë etj. Frymëzuar nga vepra poetike e Ndre Mjedës, festivali shtron pyetje mbi rolin e artit si burim
vetëdijeje kolektive dhe si formë rezistence poetike ndaj realitetit.
Festivali organizohet nga Art Kontakt dhe
mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Partnerë: Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, EDS Foundation, SMI- Suono Movimento Immagine, H2H_Foundation, Heinrich Böll Stiftung Tirana
Për më shumë informacion dhe për media kontaktoni email [email protected].