19/09/2026
Ekipi Kombëtar i Shahut po merr pjesë në Olimpiandën e 46-të të FIDE-s, që po mbahet në Samarkand të Uzbekistanit. Për 12 ditë me radhë rreth 2000 sportistë nga e gjithë bota do të tregojnë aftësitë e tyre në disiplinën e shahut.
Olimpiada do të zhvillohet në 11 raunde, Open dhe kategorinë e femerave dhe Ekipi Kombëtar i Shqipërisë përfaqësohet me 10 sportistë.
Me ftesë të Federatës Botërore të Shahut (FIDE), në këtë aktivitet madhor merr pjesë edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli.
Presidenti Fidel Ylli zhvilloi një takim me Kryeministrin e Uzbekistanit dhe njëkohësisht President i Federatës së Shahut të Uzbekistanit, z. Abdulla Nigmatovich Aripov, si dhe me drejtues e personalitete të rëndësishme të botës së shahut.
Në fokus të takimeve ishte zhvillimi i shahut në Projektin Ekipet Sportive në Shkolla, si dhe mundësitë për bashkëpunim me FIDE-n për të sjellë në Shqipëri ekspertizë, programe zhvillimi dhe bazë materiale, duke e afruar gjithnjë e më shumë shahun me fëmijët dhe të rinjtë.
Në këto takime, Presidenti Ylli shoqërohej nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut dhe Mjeshtri i Madh Ndërkombëtar, z. Erald Dervishi.