11/03/2026
🐚 A jeni kuriozë për të zbuluar një praktikë të re energjetike?
🐚A jeni kuriozë për ta parë veten dhe jetën tuaj ndryshe? Nga një dimension ndofta jo aq i prekshëm, por më i fuqishëm nga ç'preket me dorë dhe shihet me sy?
🐚A jeni kuriozë për të zbuluar thesaret që flenë brenda jush dhe presin për t'u zbuluar një ditë?
Ju ftojmë të na bashkoheni në trajnimin e rradhës Reiki, Niveli 1.
REIKI eshtë nje metodë japoneze e shērimit përmes energjisë, bazuar tek kanalizimi (fokusimi) dhe transmetimi i energjisë përmes prekjes, mendimit, mendjes, syrit të mendjes, simboleve të Reikit, apo emrave të simboleve të tij.
Ky trajnim ështē i hapur për të gjithë pa dallim moshe, gjinie, eksperience, besimi fetar apo shpirtëror.
Nga pjesëmarrësit kërkohet vetëm mendje e hapur dhe kuriozitet për veten dhe jetën tuaj përtej të prekshmes dhe të dukshmes.
Trajnimi i Reikit 1 është sikur kaloni përmes një portali energjie që ju hap dimensione të reja për jetën dhe botën që ju rrethon. 🧿
Prej 2019, ne ofrojmë këto trajnime në Tiranë, me synim kryesor krijimin e një komuniteti studentësh të Reikit.
REIKI është nje modalitet japonez që e ka fillesën tek Mikao Usui dhe si traditë kalohet nga Mësuesi/Mjeshtri i Reikit tek studenti përmes një procesi transmetimi energjetik, që lidh studentin me energjinë universale Reiki dhe me gjithë fuqinë e linjës dhe traditës.
Të interesuarit janë tipikisht persona që:
💎 Punojnë me veten, merren me studimin dhe zhvillimin e tyre
💎 Janë të përfshirë në një proces vetë-shërimi
💎Janë të ndjeshëm ndaj energjisë së tyre, të ambjentit apo njerëzve qē i rrethojnë
💎Mund të punojnë në sektorë qē ndihmojnë apo shërojnë të tjerët si mësues, edukatorë,infermierë, doktorë, psikologë, estetistë, terapistë te ndryshëm, masazhatorë etj, etj.
Trajnimi i rradhes mbahet në dy pjesë. Pjesa e parë teori dhe histori e përgjithshme e Reikit në Zoom, pjesa e dytë, inicimi dhe praktika në studio . Në përfundim të trajnimit pajiseni me Çertifikatë Niveli 1.
Trajnimi është anglisht
Pajiseni me nje manual
Mësuesja/Mjeshtrja e Reikit është Jimena Lujan
🎈Na shkruani për regjistrime këtu tek .al 🙏