12/09/2026
🌍 141st WT Kyorugi International Referee Seminar officially opens in Tirana 🇦🇱🥋
Sot në Tiranë u zhvillua Ceremonia e Hapjes së 141st WT Kyorugi International Referee Seminar, duke nisur zyrtarisht kursin ndërkombëtar të dedikuar për edukimin dhe kualifikimin e gjyqtarëve në Kyorugi.
Ceremonia u hap nga Seungmin (Monika) Lee, Deputy Secretary General of World Taekwondo, e cila falënderoi Federatën Shqiptare të Taekwondo-s për organizimin, angazhimin dhe mikpritjen e treguar në zhvillimin e këtyre aktiviteteve prestigjioze të World Taekwondo në Shqipëri.
Në emër të Federatës TV Shqiptare të Taekwondo-s, Zv. Presidenti Leo Kapri falënderoi World Taekwondo për besimin dhe mundësinë për të sjellë në Shqipëri një tjetër aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, duke u uruar të gjithë pjesëmarrësve suksese gjatë seminarit.
Në panelin e ceremonisë ishin të pranishëm gjithashtu Woongki (Leo) Kim – WT Manager; Stefan Raileanu – WT Kyorugi Lecturer; Said Abdullah
KHELWATTY- Para Taekwondo Lecturer ; Holtjon Orhani – Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Taekwondo-s; Vlerar Bekteshi – Drejtor Sportiv; si dhe Kostas Kaloudis – Co-Chair, ETU Referee Committee.
Të gjithë anëtarët e panelit patën mundësinë t’u drejtohen pjesëmarrësve, duke vlerësuar bashkëpunimin, rëndësinë e edukimit dhe zhvillimit të gjyqtarëve, si dhe duke u uruar atyre një seminar të suksesshëm.
Pas përfundimit të 65th WT Poomsae International Referee Seminar, Tirana vijon të jetë këto ditë një pikë takimi për komunitetin ndërkombëtar të Taekwondo-s, këtë herë me fokus te Kyorugi dhe standardet ndërkombëtare të gjykimit.
Edukimi. Bashkëpunimi. Standarde ndërkombëtare. 🇦🇱🌍
TaekwondoAlbania Tirana Education Development