Barleti Volley

Barleti Volley SI DHE KUR U KRIJUA BARLETI VOLEJ

Skuadra u themelua në vitin 2003, me emrin Aulona, lindur nga dëshira e pronarit të saj, Z. Kreshnik Tartari. Petrit Shpata.

Akademia Barleti ofron kurse volejbollit për fëmijë të moshave 6–14 vjeç!

🕖 Çdo të hënë & të enjte, ora 19:00 – 20:30
📍 Palestra e Universitetit “Barleti”

Cel: +355 69 784 1111 Gafurr Dudaj, i cili vendosi të bashkëpunonte me Mjeshtrin e Madh të Sportit, Z. Në vitin 2005 ekipi u përfshi në strukturën e Universitetit Marin Barleti, gjithashtu në pronësi të grupit Dudaj. Në këtë moment, skuadra me

rr një emër të ri, atë të UMB Volley. Që në zanafillë të vet, ekipi është trajnuar nga i mirënjohuri, Z. Kreshnik Tartari dhe ndihmësi i tij, Z. Të dy trajnerët i janë dedikuar me përkushtim ekipit, duke vënë në dispozicion të tij kohën, bagazhin e tyre profesional dhe pa diskutim edhe pasionin për volejbollin. Pikë kyçe ne suksesin e këtij ekipi ka qenë mbështetja e përhershme e donatorëve të tij, e atyre që i dhanë jetë dhe që e shoqërojnë në çdo sfidë. STRUKTURA E EKIPIT NË VITE DHE ARRITJET

Në sezonin sportiv '03-'04 ekipi u përfaqësua nën siglën Aulona Volej dhe në këtë periudhë luante në serinë A2 . Në debutimin e Aulona Volej në Kampionatin Shqiptar, kontribuuan dhe disa nga emrat më të mëdhenj të volejbollit për femra ndër vite, si Alketa Doçi, e cila në atë kohë vinte nga një përvojë e gjatë në Francë, Kreuza Lako nga Sh.B.A. apo bullgarja Dida Kostandinova, pjesëmarrja e së cilës u mundësua nga mbështetja financiare e Z. Gafurr Dudaj. Në fund të kampionatit, Aulona Volej arriti të hynte në serinë A1 të Kampionatit Shqiptar të Volejbollit. Në sezonin '04-'05 Aulona Volej garon me ekipet elitare të volejbollit shqiptar. Mosha mesatare shumë e re e ekipit, si dhe përvoja e pakët bëjnë që në këtë sezon nga 6 ekipe pjesëmarrëse, vajzat e Aulona Volej të renditen në vendin e 5-të, duke lënë pas vetëm ekipin e Minatorit. Gjatë sezonit '05-'06 ekipi përfaqësohet me një sigël të re, atë të UMB Volley dhe merr pjesë jo vetëm në Kampionatin Kombëtar, por edhe në Kupën e Shqipërisë. Në këtë sezon ekipi rrit si cilësinë e ndeshjeve të zhvilluara, ashtu dhe pretendimet, duke u kualifikuar në vendin e 4-t në përfundim të Kampionatit Kombëtar dhe në pozicionin e finalistit të Kupës së Shqipërisë. Tre-vjeçari i fundit ka qenë shumë i suksesshëm për ekipin e UMB-së. Ai arrin të hyjë ndër 3 ekipet elitare të volejbollit shqiptar. Në sezonin '06-'07 skuadra e UMB-së është finaliste e Kupës së Shqipërisë dhe renditet e 4-ta në Kampionatin Kombëtar e në Kupën e Federatës. Më pas, në sezonin '07-'08 UMB Volley përfshin në përbërjen e tij disa nga lojtaret më me eksperiencë të volejbollit në vite, si Denisa çarçani apo Junida Shollo. Ekipi bën një paraqitje shumë të mirë gjatë kampionatit dhe arrin kulmin në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar në ndeshjen gjysmëfinale ekipin e Teutës, pretendentja kryesore për atë trofe dhe duke luftuar deri në fund edhe për trofeun e Kampionatit. Sezonet vijuese shënojnë dhe sukseset më të mëdha të arritura nga ekipi universitar. Në sezonin '08-’09, ekipi ndryshon përbërjen e tij, duke bërë pjesë të vetën disa nga lojtaret më të mira të kampionatit shqiptar dhe jo vetëm që arrin të fitojë për të parën herë në historinë e krijimit të tij trofeun e Kupës së Shqipërisë, por shndërrohet edhe në pretendentin kryesor për vendin e parë të Kampionatit Kombëtar, ku zë vendin e 2-të. Formatimet në radhët e UMB Volley vazhdojnë, ekipi shton në radhët e veta amerikanen shumë cilësore, Kelly Goc dhe përfiton nga shërbimi i Amanda Svejltik gjatë ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, duke u dhuruar vajzave të UMB Volley trofeun e Kupës së Shqipërisë për të dytin vit radhazi, pa harruar që ato zënë sërish edhe vendin e nënkampioneve në Kampionatin Kombëtar. Ky ekip, i cili sot mban emrin Barleti Volley, që zanafillën e tij në rrugën drejt suksesit, ka gëzuar gjithmonë mbështetjen e plotë të pronarëve të tij, si të Z. Gafurr Dudaj në fillim, ashtu edhe të Universitetit Marin Barleti në vijim, i cili është po ashtu nën pronësinë e familjes Dudaj. STUDENT-LOJTARE TË EKIPIT UNIVERSITAR SIPAS PËRVOJËS AMERIKANE

Barleti Volley funksionon ndryshe nga ekipet e tjera të Kampionatit Shqiptar, duke sjellë një risi që bazohet në modelin anglo-sakson. Kjo risi u integrua si formulë e re në strukturën organizative të Universitetit Marin Barleti, që prej sezonit sportiv '07-'08. Ekipi ka në përbërjen e vet studente të këtij institucioni arsimor dhe mbi bazën e kësaj formule, ky universitet shpërndan bursa studimi për sportistet e Barleti Volley. Në këtë mënyrë, studentet-lojtare zhvishen nga çdo detyrim financiar kundrejt Universitetit Marin Barleti. NDERIM PER PRESIDENTIN DUDAJ

Nje nderim i vecante nga drejtuesit e rrjetes shqiptare ka ardhur per Presidentin e Universitetit "Marin Barleti" , z.Gafurr Dudaj, qe ka 17 vjet qe kontribuon ne klubet e volejbollit shqiptar. E ka nisur te Teuta, me te cilet ne kohen e te ndjerit Njazi Dervishi jane fituar Kupa te Shqiperise, por edhe kampionate. E nisi me skuadren Aulona me pas, te cilen e themeloi dhe e drejtoi per disa vite z.Kreshnik Tartari. E qe andej ze fill dhe ekipi I sotem UMB Volej, me te cilen, me ne krye z.Tartari ka marre dy kupa te Shqiperise. Tashme pret qe te kurorezohet kampion me trajnerin Hasan Gurabardhi. Dhe per 17 vitet e tij, duke qene i vetmi president i cili nuk i eshte shkeputur nje dite volejbollit, Federata Shqiptare e Volejbollit e ka nderuar me nje dedikim special.

10/09/2025

✨ Momente nga stërvitjet tona!

🏐Akademia “Barleti” çel kurset e volejbollit për fëmijë 6–14 vjeç. Një kombinim i argëtimit, mësimit dhe zhvillimit të dashurisë për sportin!

🕖 Çdo të hënë & të enjte, ora 19:00 – 20:30
📍Palestra e Universitetit “Barleti”
ℹ️ Info & regjistrime: +355 69 784 1111
👉 Rezervo vendin e fëmijës tënd dhe bëhu pjesë e skuadrës!

🏐 Akademia “Barleti” hap kurset e volejbollit për fëmijë të moshave 6–14 vjeç!Një mundësi perfekte për t’u zbavitur, për...
28/08/2025

🏐 Akademia “Barleti” hap kurset e volejbollit për fëmijë të moshave 6–14 vjeç!

Një mundësi perfekte për t’u zbavitur, për të mësuar dhe për të zhvilluar pasionin për sportin.

📅 Duke filluar nga 1 shtatori
🕖 Çdo të hënë & të enjte, ora 19:00 – 20:30
📍 Palestra e Universitetit “Barleti”

ℹ️ Për më shumë informacion: +355 69 784 1111

👉 Regjistro fëmijën tënd dhe bëhu pjesë e ekipit!

🏐 Barleti Volley vs Teuta – Ndeshja e radhës në Kampionatin Kombëtar!Ekipi ynë është gati të luftojë për fitoren në një ...
26/03/2025

🏐 Barleti Volley vs Teuta – Ndeshja e radhës në Kampionatin Kombëtar!

Ekipi ynë është gati të luftojë për fitoren në një përballje emocionuese! 🔥
Mos e humbni ndeshjen këtë të premte, më 28 mars, ora 17:00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” – Salla 1.

Ejani të mbështesim Barleti Volley së bashku! 💙💗

🏐 BARLETI VOLLEY! 🏐Gati për një tjetër sfidë në Kampionatin Kombëtar të Volejbollit! 🔥💪📅 E enjte, 20 mars 2025🕒 Ora 15:0...
19/03/2025

🏐 BARLETI VOLLEY! 🏐
Gati për një tjetër sfidë në Kampionatin Kombëtar të Volejbollit! 🔥💪
📅 E enjte, 20 mars 2025
🕒 Ora 15:00
📍 Pallati i Sportit Farije Hoti

Ejani të na mbështesni dhe të luftojmë së bashku për fitoren!

📢🏐 Gati për një ndeshje spektakolare!🔥 Barleti Volley përballet me Partizanin në Kampionatin Kombëtar të Volejbollit! Mo...
04/03/2025

📢🏐 Gati për një ndeshje spektakolare!

🔥 Barleti Volley përballet me Partizanin në Kampionatin Kombëtar të Volejbollit! Mos e humb këtë përballje emocionuese!

📅 E Enjte, 06.03.2025
🕓 Ora 16:00
📍 Pallati i Sportit "Asllan Rusi" - Salla 1

💪 Mbështesim vajzat tona drejt fitores! 🎉💙💗

🏐🔥 Ndeshja e radhës! 🔥🏐Këtë javë luajmë në transfertë për kampionatin kombëtar! Jemi gati për një tjetër sfidë në fushë!...
13/02/2025

🏐🔥 Ndeshja e radhës! 🔥🏐

Këtë javë luajmë në transfertë për kampionatin kombëtar! Jemi gati për një tjetër sfidë në fushë! 💪💙

⚡ Pogradeci 🆚 Barleti Volley
📅 E shtunë, 15 shkurt 2025
🕔 Ora 17:00

📍 Pallati i Sportit "Arefi Berberi" – Pogradec

Forca Barleti! Le ta japim maksimumin! 🔵⚪💥

💥🏐 Barleti Volley përballë Vllaznia Shkodër! Na bashkohuni këtë të premte, më 7 shkurt 2025, në ora 18:00, në Pallatin e...
05/02/2025

💥🏐 Barleti Volley përballë Vllaznia Shkodër!
Na bashkohuni këtë të premte, më 7 shkurt 2025, në ora 18:00, në Pallatin e Sportit Asllan Rusi - Salla 1!

👉 Mbështesni ekipin tonë në Kampionatin Kombëtar të Volejbollit, sezoni 2024-2025.

📣 Forca Barleti Volley! 💙💖

Faza e dytë e Kampionatit Kombëtar nis me sfida vendimtare për Universitetin Barleti!Çdo ndeshje tani ka rëndësi të madh...
31/01/2025

Faza e dytë e Kampionatit Kombëtar nis me sfida vendimtare për Universitetin Barleti!

Çdo ndeshje tani ka rëndësi të madhe, dhe ekipi është i përgatitur të japë maksimumin për të siguruar rezultate pozitive.

Me përkushtim dhe mbështetjen e tifozëve, Barleti synon të ecë përpara dhe të arrijë objektivat e sezonit.

🏐 Ndeshje e radhës për Kupën e Shqipërisë 🏆📅 Ditën e mërkurë, 22 janar 2025🕑 Ora: 14:00📍 Salla nr. 1, Pallati i Sportit ...
20/01/2025

🏐 Ndeshje e radhës për Kupën e Shqipërisë 🏆

📅 Ditën e mërkurë, 22 janar 2025
🕑 Ora: 14:00
📍 Salla nr. 1, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”

👉 Barleti Volley 🆚 Teuta

Ejani të mbështesim skuadrën tonë drejt fitores! 💪🔥

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Barleti Volley posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Barleti Volley:

Share