08/11/2014
DEKLARATAT E DE BIASIT PËR GRUMBULLIMIN KUNDËR FRANCËS DHE ITALISË
ALBAN HOXHA:
”Gjej rastin të shpreh mbështetjen time por portierin tonë Alban Hoxha, që po kalon një moment të vështirë në jetën e tij private. Uroj që bashkëshortja e tij ta kalojë sa më shpejt këtë moment të vështirë dhe Albani të rikthehet sa më shpejt pranë nesh”.
ARLIND AJETI:
Arlind Ajeti është lojtar i ri, me perspektivë, e kemi grumbulluar dhe të shikojmë nëse do të na ndihmojë por baza mbetet formacioni me Portugalinë”.
DONIS AVDIJAJ:
"Të henën bisedova me babain e tij, do të flas gjithashtu dhe me Di Matteon për situatën e futbollistit te Schalke. Nëse Avdiaj do të luajë për ekipin e parë të Schalkes nuk do të ketë asnjë problem për t’u grumbulluar në kombëtare"
SHKELZEN GASHI:
"Pse nuk po gjen hapësira Gashi? Me skemën aktuale luajmë me 1 sulmues, por kjo nuk do të thotë se nuk do të aktivizohet. Në të ardhmen jam i sigurtë se do të gjejë më shumë hapësira".
Pëlqeje faqen Futbolli Shqiptar për më shumë informacione.