24/04/2014
F.C GOSTIMA (ELBASANI B) - K.F SUKTHI B
Rezultati: 2 - 0.
Shenues: Valmir Preka, Florian Karrosi.
Kryendeshshja e javes se 16-te te Kategorise se Trete, grupi B, ajo mes F.C GOSTIMA (ELBASANI B) dhe K.F SUKTHI B, ka perfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin e paster 2 - 0.
Ishte nje fitore plotesisht e merituar, ku skuadra zhvilloi nje ndeshje perfekte ne cdo aspekt, duke sigluar keshtu fitoren e 7-te rradhazi dhe ''vulosur'' vendin e dyte qe do te thote play-off per tu ngjitur ne Kategorine e Dyte edicionin e ardhshem. Ndeshja nisi me mjaft ritem dhe me volum loje nga te dyja skuadrat, por ne mesin e fraksionit te pjeses se pare, eshte sulmuesi Valmir Preka i cili tund rrjeten e portierit kundershtar pasi triblon bukur nje mbrojtes te skuadres mike.
1 - 0, dhe lojtaret jane me te qete ne vazhdimin e ndeshjes, ku ne disa raste Florian Karrosi mund ta kishte dyfishuar rezultatin qe ne pjesen e pare. Me fillimin e pjeses se dyte, skuadra mike hidhet ne sulm duke kerkuar golin e barazimit, por duke lene hapesira prapa. Dhe ne nje kundersulm te shpejte, eshte Florian Karrosi qe pasi ''luan'' me kundershtaret brenda zones, nuk e ka te veshtire te realizoje golin e qetesise per skuadresn e F.C GOSTIMA.
Me pas lojtaret tane shperdorojne raste te pastra per shenim ku ne disa dalje te shpejta, Ardit Pole; Enisird Kuka, Florian Karrosi mund ta kishin shnderruar ne goleade kete takim. Ketu mbyllet dhe kjo ndeshje dhe skuadra shkon e qete ne takimin e fundit qe do te zhvillohet me TEUTA B, pasi eshte 5-pike i distancuar nga vendi i trete. Vlen per tu theksuar qe te gjithe lojtaret e kishin pergatitur dhe vleresuar maksimalisht kete ndeshje, dhe duke luajtur me shpirt ne fushen e lojes.
Ky takim u ndoq nga nje numer i konsidderueshem tifozesh te te dyja skuadrave, qe kishin ardhur per te mbeshtetur skuadrat e tyre.
Urime djemve per sakrificen, shpirtin e garess, djersen qe derdhen ne fushe, per kete triumf te merituar.
Se bashku drejt endrres.