FC Dinamo City

FC Dinamo City Mirësevini në faqen zyrtare të FC Dinamo. Klubi Legjendar i Futbollit Shqiptar. F.K. Po ashtu, Dinamo ka fituar edhe 15 trofe të tjerë më pak të rëndësishëm.

Dinamo Tirana - Official page * DINAMO - Klubi Legjendar i Futbollit Shqiptar. 18 Kampionate, e 13 Kupa të fituara, që nga viti i themelimit 1950. Dinamo (më parë quhej KS Dinamo), është klubi fubollistik shqiptar nga Tirana, që u themelua në vitin 1950. Futboll Klub Dinamo, është 18 herë kampion i Shqipërisë, në sezonet: 1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956, 1960, 1966-67, 1972-73, 1974-75, 1975-76, 1976-77, 1979-80, 1985-86, 1989-90, 2001-02, 2007-08 dhe 2009-10;

ka fituar 13 herë Kupën e Shqipërisë, në sezonet: 1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1960, 1970-71, 1973-74, 1977-78, 1981-82, 1988-89, 1989-90, 2002-03;

si dhe ka fituar 2 herë të tjera Superkupën e Shqipërisë, në vitet: 1989, 2008. Dinamo ka marrë pjesë në secilin prej kompeticioneve europiane të futbollit; Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës (Kupën Uefa, Kupën e Kupave), duke kaluar 3 herë një raund kualifikues. Dinamo ka marrë pjesë dhe 5 herë në Kupën Ballkanike, ku është shpallur nënkampione e Ballkanit në vitin 1969, duke qenë e para skuadër shqiptare që arriti një vend të tillë në atë kompeticion. Futboll Klub Dinamo, njihet për:
- lojën kombinative e spektakolare, dhe nxjerrjen e qindra talenteve ndër vite, çka ka shërbyer për t'iu atribuar klubit Dinamo, cilësimi: "Shkolla e Futbollit Shqiptar";
- shtrirjen e tifozërisë në mbarë Shqipërinë e jashtë saj;
- si dhe për kulturën Fair-Play, brenda dhe jashtë fushës së lojës. Futboll Klub Dinamo, është një prej klubeve të futbollit më të rëndësishëm të Shqipërisë që ka dominuar në vijimësi futbollin shqiptar dhe që prej vitit të themelimit 1950, është klubi më i suksesshëm i vendit, me 31 kompeticione kombëtare të fituara (18 Kampionate + 13 Kupa të Shqipërisë). Pas viteve '90, periudhë gjatë së cilës vendi kaloi një tranzicion të thellë, përfshirë sportin, Futboll Klub Dinamo u rikthye si ekip i suksseshëm në Shqipëri, duke fituar kampionatin e sezonit 2001-02, me një rekord prej 22 rezultatesh pozitive rradhazi. Dinamo po ashtu, i shtoi librit të artë të sukseseve të saj, edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, të sezonit 2002-03. Pasi kryesoi pothuajse gjatë gjithë sezonit Superligën shqiptare 2007-08, Dinamo fitoi me meritë kampionatin për të 17-ën herë, brenda 58 vitesh të ekzistencës si klub. Më 17 gusht 2008, me rezultatin 2-0 ndaj Vllaznisë së Shkodrës, Dinamo fitoi gjithashtu edhe Superkupën e Shqipërisë 2007-08. Duke udhëhequr bindshëm që prej fillimit Kategorinë Superiore 2009-10, më 21 prill 2010, Dinamo fitoi zyrtarisht Titullin e 18-të kampion, në historinë e lavdishme 60 vjeçare të klubit. Në sezonin 2011-12, pas sulmeve dhe padrejtësive disa vjeçare e të pashembullta, Dinamo u detyrua që të rrëzohet në Kategorinë e Parë, për herë të parë në historinë e saj. Pas 9 sezoneve me ulje-ngritje në këtë kategori, blutë e kryeqytetit rikthehen sërish në elitën e futbollit shqiptar për sezonin 2021-22 dhe në vazhdim.

𝑯𝒂𝒍𝒇 𝑻𝒊𝒎𝒆 | 𝑫𝒊𝒏𝒂𝒎𝒐 𝟏 - 𝟏 𝑳𝒂𝒄𝒊⚽️ Lorran 22'
19/09/2026

𝑯𝒂𝒍𝒇 𝑻𝒊𝒎𝒆 | 𝑫𝒊𝒏𝒂𝒎𝒐 𝟏 - 𝟏 𝑳𝒂𝒄𝒊

⚽️ Lorran 22'

𝐅𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐗𝐈 💪Të përzgjedhurit e trajnerit Ilir Daja për përballjen me Laçin 🔥
19/09/2026

𝐅𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐗𝐈 💪

Të përzgjedhurit e trajnerit Ilir Daja për përballjen me Laçin 🔥

𝐍𝐚𝐬𝐞𝐫 𝐀𝐥𝐢𝐣𝐢 𝐠𝐫𝐮𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 🇦🇱Mbrojtësi dinamovit do të jetë pjesë e grupit të Rolando Maran për ndeshjet e Ligës së Ko...
19/09/2026

𝐍𝐚𝐬𝐞𝐫 𝐀𝐥𝐢𝐣𝐢 𝐠𝐫𝐮𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 🇦🇱

Mbrojtësi dinamovit do të jetë pjesë e grupit të Rolando Maran për ndeshjet e Ligës së Kombeve

📋Kuqezinjtë do të luajnë 4 ndeshje të vlefshme për Grupin 1 në Ligën C

🗓 26.09 🇦🇱 Shqipëri - Bjellorusi 🇧🇾
🗓 29.09 🇸🇲 San Marino - 🇦🇱 Shqipëri
🗓 3.10 🇫🇮 Finlandë - 🇦🇱 Shqipëri
🗓 6.10 🇦🇱 Shqipëri - San Marino 🇫🇮

𝐌𝐚𝐭𝐜𝐡𝐝𝐚𝐲 🔵🆚️ Laçi🏟 Elbasan Arena⏰️ 18:30
19/09/2026

𝐌𝐚𝐭𝐜𝐡𝐝𝐚𝐲 🔵

🆚️ Laçi
🏟 Elbasan Arena
⏰️ 18:30

JAVA 5 | DINAMO – LAÇIDinamo rikthehet nesër në “Elbasan Arena” për sfidën ndaj Laçit, e vlefshme për javën e 5-të të Ab...
18/09/2026

JAVA 5 | DINAMO – LAÇI

Dinamo rikthehet nesër në “Elbasan Arena” për sfidën ndaj Laçit, e vlefshme për javën e 5-të të Abissnet Superiore. 🔜⚽

Blutë vijnë në këtë përballje pas tri fitoreve radhazi dhe me objektivin për t’i dhënë vazhdimësi momentit pozitiv përpara pauzës trejavore të kampionatit.

Në prag të ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka folur për faqen zyrtare të klubit, duke analizuar kundërshtarin, gjendjen e skuadrës dhe rëndësinë e mbështetjes së tifozëve.

🎙️ “Përpara kemi një ndeshje që do të jetë e bukur dhe shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, të cilat vijnë nga një moment pozitiv. Ne kërkojmë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, duke qenë se vijmë pas tri fitoreve radhazi. Do të kërkojmë të imponojmë lojën tonë, por duhet të kemi kujdes edhe me ekuilibrat në prapavijë, sepse Laçi është një skuadër që del mirë në tranzicion.”

Trajneri Daja foli gjithashtu për gjendjen e grupit, duke theksuar se pavarësisht disa dëmtimeve dhe shqetësimeve muskulore gjatë javës, zgjerimi i kontingjentit i jep stafit më shumë alternativa dhe mundësi për të menaxhuar ngarkesën fizike të lojtarëve.

Në fund, një mesazh i veçantë shkoi për tifozët. 💙

🎙️ “Prania e tifozëve i jep tjetër bukuri ndeshjes dhe ne kemi gjithmonë nevojë për ta. Besoj se, me këtë start të kampionatit, tifozët tanë do të jenë të pranishëm për të na mbështetur. Futbolli luhet për tifozët dhe mbështetësit, ndaj ne do të bëjmë më të mirën tonë për t’i kënaqur.”

🏟️ Dinamo 🆚 Laçi
📍 Elbasan Arena
📅 19 Shtator
⏰ 18:30

Të gjithë bashkë, për vazhdimësinë! 🔵

🎫 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐧𝐞 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞 📍Biletat mund të blihen te biletaria e stadiumit Air Albania dhe Elbasan Arena🆚️ Laçi🏟 Elbasan Arena...
17/09/2026

🎫 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐧𝐞 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞

📍Biletat mund të blihen te biletaria e stadiumit Air Albania dhe Elbasan Arena

🆚️ Laçi
🏟 Elbasan Arena
🗓 E shtunë, 19 shtator 2026
⏰️ 18:30

𝐖𝐞𝐥𝐜𝐨𝐦𝐞 𝐒𝐞𝐦𝐛𝐞𝐧𝐞 💙Qendërmbrojtësi senegalez është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Saliou Sembene ka firmosur një kontratë 3-...
15/09/2026

𝐖𝐞𝐥𝐜𝐨𝐦𝐞 𝐒𝐞𝐦𝐛𝐞𝐧𝐞 💙

Qendërmbrojtësi senegalez është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Saliou Sembene ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe do të mbajë fanellën me numrin 37. 🔵

Pas pesë sezonesh në futbollin shqiptar, 24-vjeçari nis një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën legjendare dinamovite.

Mirë se vjen te Dinamo, Saliou! 💙

𝐉𝐚𝐯𝐚 5️⃣ | 𝐃𝐢𝐧𝐚𝐦𝐨 🆚️ Laçi🏟 Elbasan Arena 🗓 19 shtator 2026⏰️ 18:30
14/09/2026

𝐉𝐚𝐯𝐚 5️⃣ | 𝐃𝐢𝐧𝐚𝐦𝐨 🆚️ Laçi

🏟 Elbasan Arena
🗓 19 shtator 2026
⏰️ 18:30

Fitorja në derbi përmes fotove 📸💙
13/09/2026

Fitorja në derbi përmes fotove 📸💙

13/09/2026

𝐅𝐨𝐮𝐫 𝐫𝐞𝐚𝐬𝐨𝐧𝐬 𝐭𝐨 𝐬𝐦𝐢𝐥𝐞 🤩

Address

Kompleksi "Dinamo", Arbana
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FC Dinamo City posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to FC Dinamo City:

Shortcuts

Share

Category