13/01/2025
Qe te jemi te qarte ne lidhje me situaten e krijuar trajner-drejtues: nuk po kundershton njeri sh*tjen e lojtareve, po flasim per zevendesimin adekuat dhe ne kohe te tyre. Cara, por edhe Rrapaj e Mba kishin dhene sinjale me lojen e tyre se deshironin te largoheshin dhe lojtaret nuk ke si i mban me zor ne kete nivel leshi qe kemi ne, keta ne mos ne janar do te largoheshin me parametra 0 ne vere duke mos dhene shume ne fushe, problemi eshte tek zevendesuesit: nga ekipi i vjetshem eshte larguar Maget, i pazevendesuar, Murataj i zevendesuar me Ismailin, Rrapaj supozohet te zevendesohet nga Kote, Hadroj me Sodiq, i cili nuk eshte prezantuar dhe nuk po stervitet, me pasoja ne forme dhe ingranim (nese behet si levizje), Cara me bjellorusin dhe Mba me askend, as brenda ekipit, pasi si Bintsuka si Keko po tregojne me lojen e tyre qe nuk jane per nje ekip pretendent. Tani edhe sikur keta te ardhur te jene ne te njejtin nivel ose me te mire se ata qe iken (qe e dyshoj) vetem pershtatja dhe ingranimi me lojen do doje kohe, kohe e cila nuk garanton qe kap nje nga kater vendet e para. Ketu trajneri ka te drejte dhe drejtuesit kane gabuar duke qene se zevendesimet nuk kane ardhur. Dje tek skaner ne MCN, Carcani thote qe trajnerit i jane propozuar 42 lojtare dhe ai po vonohet ne zgjedhjen nder ta, kjo duket si tentative per te zbardhur faqen e klubit (nisur dhe nga marredhenia e ketij emisioni me drejtuesit nga Demi te Olsi, Abilaliaj, Xhixho dhe Behari) klub i cili doli gafil nga reagimi jashte standardit tone i trajnerit. Trajneri nga ana tjeter mendin me mire te me heqin tani se ngrita zerin dhe dal burre i mire, se sa per 3-4 jave per mungese rezultatesh.