04/06/2026
Përshëndetje miq të natyrës!
Këtë të dielë, më 7 Qershor 2026 do të bëjmë një kalim spektakolar Prevallë - Liqeni i Lumbardhit- Maja e Bistrës 2, Peskovit - Liqeni i Jazhnicës që shtrihet në lartësinë 2180m, vargmalet e Sharrit, Kosovë.
Karakteristikat:
Nisja si gjithmonë pranë Fakultetit Juridik, ora 06:00, më 7 Qershor 2026
Niveli i guidës: mesatar
Disniveli: 750 metra
Distanca: 22 kilometra
Liqeni akullnajor i Jazhincës ka një panoramë mbreslënëse, njihet si liqeni i Zemrës.
Ecja fillon nga Prevalla mes pyjeve të ahut e të pishave, përrenjve e larmisë së luleve të stinës.
Ky aktivitet është i përshtatshëm për të gjithë personat. Ecja do të bëhet kryesisht midis pyjeve të ahut, të pishave, pllajave e lëndinave plot lule. Shtegu është i përshtatshëm për të gjithë dhe nuk ka vështirësi teknike.
Disniveli rreth 700 metra. E gjithë ecja zgjat afërsisht 8 orë me distancë 21 km si kalim.
Përgjatë marshimit drejt liqenit të Jazhnicës ofrohen pamje të papërshkrueshme me fjalë si: Prevalla, Pashtriku, Koritniku, malet e Sharrit, etj.
Për sfiduesit e maleve, një grup do të tentojë tre majat përqark liqenit të Jazhnicës: Bistra2 (2644m), Peskovin(2651m maja e 3 më e lartë e Kosovës). Më pas do të zbresim në liqenin e Jazhnicës.
Pasi të kthehemi do të ndalojmë në qytetin e bukur të Prizrenit.
Çmimi për këtë aktivitet është 2700 lekë.
Të përfshira në këtë çmim janë:
Transporti Tiranë - Prevallë - Prizren - Tiranë.
Guida shoqëruese
Foto gjatë aktivitetit
Çfarë duhet të keni me vete:
Këpucë të përshtatshme për në mal.
Veshje termike, bluza rezervë dhe një xhup mali. Koha pritet të jetë me diell me temperatura derin në 20 gradë.
Ushqime si: sanduiç, fruta të thata, çokollatë e zezë etj.
Ujë 1.5 litra
Të interesuarit të na telefonojnë në numrat e telefonit: 0693515444 ose 0692242541
Jeni të mirëpritur!