09/09/2026
🌍🏆 Komisioni i Vlerësimit të ACES Europe nis vizitën zyrtare në Elbasan!
Sot mirëpritëm Presidentin dhe Themeluesin e ACES Europe, z. Gian Francesco Lupattelli, së bashku me të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit dhe Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli.
Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Kulturës dhe Sporteve, z. Artin Kovaçi, i uruam mirëseardhjen delegacionit dhe e shoqëruam gjatë inspektimit të terreneve, ambienteve dhe infrastrukturës sportive të qytetit.
Nesër vijon dita e dytë e vizitës, ku do të prezantojmë zyrtarisht kandidaturën e Elbasanit për titullin prestigjioz “European City of Sport 2027”.
💙💛 Elbasani, një qytet me traditë, energji dhe vizion europian për sportin!