28/06/2026
🇦🇱 Akademia Olimpike Shqiptare uron Riselda Lebën, studente në UST, e cila pas përzgjedhjes në Sesionin e të Rinjve të Akademisë Olimpike Shqiptare, përfaqësoi me sukses Shqipërinë në Sesionin e 66-të Ndërkombëtar të Young Olympic Ambassadors, zhvilluar nga 6–18 qershor 2026 në Athinë dhe Olimpia, Greqi.
Gjatë këtij sesioni ndërkombëtar, Riselda mori pjesë në leksione, diskutime dhe aktivitete mbi vlerat olimpike, integritetin, përfshirjen dhe përgjegjësinë në sport, duke shkëmbyer përvoja me të rinj nga e gjithë bota. Njëkohësisht, ajo promovoi kulturën shqiptare në mbrëmjet kulturore, duke prezantuar vallet tradicionale shqiptare.
Ky përfaqësim është një dëshmi e rëndësisë së edukimit olimpik dhe e angazhimit të të rinjve shqiptarë në promovimin e vlerave të olimpizmit në nivel ndërkombëtar.
👏 Urime Riselda dhe suksese në rrugëtimin tënd si Young Ambassador!