Çdo të Dielë të Mallkuar

Çdo të Dielë të Mallkuar Faqe me lajme dhe humor nga futbolli dhe sporte të tjera

Përtej ndeshjeve të mëdha që luhen nesër, ajo që pritet të tërheq vëmendjen nesër është sfida mes Millwall 🆚️ West Ham U...
19/09/2026

Përtej ndeshjeve të mëdha që luhen nesër, ajo që pritet të tërheq vëmendjen nesër është sfida mes Millwall 🆚️ West Ham United. Një nga derbet e shumta të Londrës, por ndoshta më i ndezuri dhe që rikthehet të luhet pas 14 vitesh.

Në vitin 1885, u themelua Millwall Rovers, nga punëtorët kryesisht irlandez dhe skocez të fabrikës së konservave J.T. Morton në Isle of Dogs. Dhjetë vite më vonë, në 1895, pak kilometra larg u krijua Thames Ironworks FC, skuadra që më vonë do të bëhej West Ham United. 🏭

"The Dockers Derby" lindi si një rivalitet ekonomik mes punëtorëve dhe kompanive por që më u kthye edhe në rivalitet sportiv. 🌁

Derbi i parë u luajt në vitin 1897, në një miqësore ku Millwall fitoi 2–0 para rreth 1,200 tifozëve.🤩 Ndërsa ndeshja e parë zyrtare mes Millwall Athletic dhe Thames Ironworks u luajt më 9 dhjetor 1899.

Por rivaliteti u bë më i ndezur për një arsye jo sportive. Në majin e vitit 1926 punëtorët londinez shpallin një grevë të përgjithshme kundra qeverisë. Tifozët e Millwall shkojnë në punë duke tradhëtuar grevën dhe duke ndezur rivalitetin. Edhe pse për shumë ky ishte vetëm një arsye për të ndërtuar rivalitetin. Sepse nga 2000 punëtor të Morton vetëm 7 shkuan në punë.

Në vitet '70-'80 dy skuadrat kishin dy nga grupet më të forta huligane në Angli dhe sa herë skuadrat ndesheshin, përplasjet nuk mungonin madje as viktimat.

Në vitin 1976 mbeti i vrarë Ian Pratt, tifoz i Millwall ndërsa në vitin 1986 u vra Terry Bruns, 19 vjeçar dhe tifoz i West Ham.

Përplasja e fundit e madhe ishte ajo e 25 gushtit 2009 kur pati një përplasje masive, me tifoz që zbritën në fushë.

Nesër do të luhet derbi numër 100 ndërsa deri tani statistikat favorizojnë Millwall.

🔵 Millwall: 38 fitore
⚒️ West Ham: 34 fitore
🤝 27 barazime

Nesër autoritetet kanë përgatitur masa të shtuara sigurie dhe policia metropolitane ka parashikuar rreth 400 efektivë për menaxhimin e situatës rreth stadiumit dhe zonave të tifozëve.

14 vite pritje. 100 përballje. Një rivalitet që e ka kaluar futbollin.

⚒️ Millwall vs West Ham 🔵
The Dockers’ Derby is back!

15/09/2026

Dita kur futbolli u takua me kamerën.

Këto pamje, që kanë mbijetuar nga ndeshja e luajtur mes Glentoran dhe Cliftonville në Irlandë në vitin 1897, konsiderohen si regjistrimi më i vjetër i njohur filmik në historinë e futbollit botëror.

Regjistrimi, i realizuar nga Alexandre Promio – kameramani i vëllezërve Lumière – zgjat vetëm 43 sekonda.

Kështu dukej futbolli 129 vite më parë.

Sot, Juventus, nuk do të ketë asnjë lojtar italian në 10 titullare (përveç portierit), PËR HERË TË PARË NË HISTORINË E E...
13/09/2026

Sot, Juventus, nuk do të ketë asnjë lojtar italian në 10 titullare (përveç portierit), PËR HERË TË PARË NË HISTORINË E EKIPIT.

Skuadra italiane në të gjithë historinë e saj në Serie A, kishte pasur gjithmonë një lojtar italian në 10 lojtarët titullarë.

Në Torino kishte një stadium gjigant!Quhej "Stadium". U ndërtua në vitin 1911 dhe ishte një strukturë multifunksionale.S...
11/09/2026

Në Torino kishte një stadium gjigant!
Quhej "Stadium". U ndërtua në vitin 1911 dhe ishte një strukturë multifunksionale.

Struktura mbante rekorde të shumta:
Në atë kohë, konsiderohej stadiumi më i madh në Itali dhe një nga më të mëdhenjtë e ndërtuar ndonjëherë në botë, madje më i madh se stadiumet bashkëkohore në Athinë dhe Londër. Përveçse ishte stadiumi i parë në Torino, ishte gjithashtu i pari në Itali që u pajis me ndriçim elektrik dhe u ndërtua me beton të armuar.

Pasi priti ekipet e qytetit Toro dhe Juventus dhe një sërë ngjarjesh, shpejt u la jashtë përdorimit, në mënyrë të pashmangshme për shkak të madhësisë së tij, dhe u shemb në vitin 1946.

09/09/2026

1.5 MILIARD € për Camp Nou, po nuk ka gjë se ka akoma punë për të bërë

Sot feston ditëlindjen Luca Modric, 41 vjeç dhe ka akoma për të dhënë në futboll.
09/09/2026

Sot feston ditëlindjen Luca Modric, 41 vjeç dhe ka akoma për të dhënë në futboll.

05/09/2026

Ndeshja e vitit 1971 GJERMANI 🇩🇪 - SHQIPËRI 🇦🇱 (gol: Gerd Müller) Gjermania Perëndimore ishte një nga skuadrat më të forta në botë, me në krye Franz Beckenbauer, Sepp Maier, Günter Netzer, Wolfgang Overath dhe Jupp Heynckes. Vetëm një vit më vonë do të fitonte Kampionatin Evropian 1972 dhe në vitin 1974 Kupën e Botës. Shqipëria drejtohej nga legjenda Loro Boriçi dhe kishte një brez shumë cilësor me Panajot Panon, Medin Zhegën, Sabah Bizin, Ramazan Rragamin dhe Bashkim Muhedinin. Përballja konsiderohej tepër e vështirë, por Shqipëria synonte të bënte një paraqitje dinjitoze. Ky ishte takimi i dytë mes dy skuadrave në eliminatoret e Euro 1972. Ndeshja e parë ishte luajtur më 17 shkurt 1971 në Tiranë, ku Gjermania Perëndimore fitoi 1–0 me gol të Gerd Müller. Në ndeshjen e kthimit në Karlsruhe, gjermanët fituan 2–0 falë golave të Netzer dhe Grabowski. Shqipëria zhvilloi një paraqitje dinjitoze përballë një prej skuadrave më të forta në botë, e cila një vit më vonë do të fitonte Kampionatin Evropian 1972. Ishte koha e Bekenbauer Gerd Myler et.. kur pas tre vitesh Gjermania 1974 doli kampion bote. Formacioni i Gjermanisë Perëndimore Sepp Maier Berti Vogts Georg Schwarzenbeck Franz Beckenbauer Klaus-Dieter Sieloff Herbert Wimmer Günter Netzer Wolfgang Overath Horst Köppel Jürgen Grabowski Jupp Heynckes Trajner: Helmut Schön DFB Datencenter +1 Formacioni i Shqipërisë Bashkim Muhedini Mihal Gjika Safet Berisha Astrit Ziu Bujar Çani Faruk Sejdini Ramazan Rragami Sabah Bizi Vladimir Balluku Panajot Pano (kapiten) Medin Zhega Trajner: Loro Boriçi

31/08/2026

Momenti kur presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin pas ndeshjes Elbasani - Vllaznia.

Sezon i ri, zakone të vjetra. Ndeshja e hapjes së Premier League 2026/27 nisi me humbjen e Manchester United me Hull Cit...
22/08/2026

Sezon i ri, zakone të vjetra.
Ndeshja e hapjes së Premier League 2026/27 nisi me humbjen e Manchester United me Hull City të sapo ngjitur në Premier.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Çdo të Dielë të Mallkuar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share