03/03/2025
🌊 Trajnimi mbi Administrimin e Qëndrueshëm të Plazheve Blue Flag 🇦🇱🇮🇹🇲🇪
📍 Nga data 24 - 28 Shkurt 2025, në Termoli, Itali, zhvilluam një trajnim intensiv mbi kriteret dhe administrimin efikas të Blue Flag.
🔹 Së bashku me partnerët tanë nga Italia, Ulqini (Mal i Zi) dhe Bashkia Lezhë, u fokusuam në:
✅ Turizmin e qëndrueshëm dhe përfitimet e tij për destinacionet turistike
✅ Përmirësimin e shërbimeve turistike për një mjedis më të pastër dhe më të sigurt
✅ Strategjitë e komunikimit dhe promovimit të plazheve Blue Flag
✅ Praktikat për menaxhimin e mbetjeve dhe reduktimin e plastikës
✅ Sigurinë në det dhe turizmin detar të përgjegjshëm
💡 Trajnimi përfshiu vizita në zonat historike dhe bregdetare të Termolit, si dhe eksperienca interaktive me ekspertë të fushës.
🤝 Ky bashkëpunim i rëndësishëm ndihmon në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, Mal të Zi dhe Itali, duke krijuar një rrjet të fortë partnerësh për të ardhmen!
🌍 Bashkë për një turizëm më të pastër dhe të qëndrueshëm! 🌱