Logoped F.K

Logoped F.K Terapi gjuhe dhe të foluri për fëmijë dhe të rritur në seanca individuale dhe të personalizuara.

Lodrat zhvillimore, vazhdim...Muajt 6-91. Blloqe2. Rrathët në kon3. Kuba stivoses/renditës të thjeshtë4. Libra vinili ap...
04/02/2022

Lodrat zhvillimore, vazhdim...

Muajt 6-9

1. Blloqe
2. Rrathët në kon
3. Kuba stivoses/renditës të thjeshtë
4. Libra vinili apo plastike

Shfleto poshtë⬇️ për moshat e tjera!

#2022

Lodrat zhvillimore vazhdim...Muajt 3-61. Rraketake2. Kafshë lodra të mbushura me material të butë3. Materiale të tekstur...
27/01/2022

Lodrat zhvillimore vazhdim...

Muajt 3-6

1. Rraketake
2. Kafshë lodra të mbushura me material të butë
3. Materiale të teksturave të ndryshme( të ashpër, të butë, të lëmuar etj) per tu fërkuar me dorë, krahë apo këmbë
4. Lëvizëse ( trupa që lëvizin lirshëm në ajër)
5. Pasqyra
6. Play gym (një skelet në të cilin janë varur lodra që fëmija të luaj me to)
7. Kukulla
8. Libër me fytyra, shprehje të ndryshme faciale

Shfleto poshte ⬇️ për informacionin e plotë.


Lodrat zhvillimore sipas moshës.Është e rëndësishme që fëmijët të angazhohen me lodrat e duhura dhe të përshtatshme për ...
03/01/2022

Lodrat zhvillimore sipas moshës.

Është e rëndësishme që fëmijët të angazhohen me lodrat e duhura dhe të përshtatshme për moshën për një zhvillim sa më të mirë.

Më poshtë është një listë lodrash për fëmijët deri në tre muajsh, na ndiqni në postimet ne vazhdim për moshat e tjera!

0-3 muajsh

1. Rraketake
2. Materiale të teksturave të ndryshme( të ashpër, të butë, të lëmuar etj) per tu fërkuar me dorë, krahë apo këmbë...
3. Lëvizëse ( trupa që lëvizin lirshëm në ajër)
4. Kafshë lodra të mbushura me material të butë

❗Kjo listë lodrash është marrë nga burim shkencorë, nga autorë si "S.Schwartz" , E.Miller etj❗

| Logoped i liçensuar "Fitim Kadrija" |

Gjuha e shprehur 🗣 tek fëmijët 👶 0-2 vjeç, vazhdim...(Muajt 18-24) (Shfleto poshtë⬇️ për informacionin e plotë)❗Kujdes, ...
04/11/2021

Gjuha e shprehur 🗣 tek fëmijët 👶 0-2 vjeç, vazhdim...

(Muajt 18-24)

(Shfleto poshtë⬇️ për informacionin e plotë)

❗Kujdes, pavarsisht se ky informacion përshkruan zhvillimin tipik të gjuhës së shprehur tek kjo grupmoshë, variacione të vogla janë normale, kjo ndikuar nga faktorë si gjinia, raca, gjenetika, faktorët socioekonomik etj❗

Gjuha e shprehur te femijet 👶 0-2 vjeç, vazhdim...Muajt 12-18.(Shfleto poshtë ⬇️ për informacionin e plotë)             ...
04/10/2021

Gjuha e shprehur te femijet 👶 0-2 vjeç, vazhdim...

Muajt 12-18.

(Shfleto poshtë ⬇️ për informacionin e plotë)

E.L 5 vjeç Diagnozë primare: PCS We barely say any word, but we hope we will say many very soon.
03/10/2021

E.L
5 vjeç
Diagnozë primare: PCS

We barely say any word, but we hope we will say many very soon.

Gjuha ekspresive ne 2-vjeçarëshin e parë...Muajt 7-12 ⬆️ 📣 Për materialin e plotë na ndiqni në postimet në vijim📣❗Ky mat...
27/09/2021

Gjuha ekspresive ne 2-vjeçarëshin e parë...

Muajt 7-12 ⬆️



📣 Për materialin e plotë na ndiqni në postimet në vijim📣

❗Ky material ka qëllim informimin dhe rritjen e ndergjegjshmërisë për kujdesin e zhvillimit (jo vetem atë fizik) të fëmijëve nën moshën 2-vjeç.
Për dyshime dhe informacion më të detajuar duhen kontaktuar profesionistët përkatës (kontaktoni në një nga format e kontaktit)❗

#0-2

Gjuha ekspresive ne 2-vjeçarëshin e parë... Ecuria e fëmijeve në dyvjeçarëshin e parë është fondamentale për zhvillimin ...
15/09/2021

Gjuha ekspresive ne 2-vjeçarëshin e parë...

Ecuria e fëmijeve në dyvjeçarëshin e parë është fondamentale për zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës. Kapja e herëshme e defiçiteve përbën një nga shkaqet kryesore për një prognozë të mirë në rekuperimin e tyre.
Mësipër janë disa karakteristika të gjuhës së shprehur tek femijët 0-6 muajsh.
Mungesa e shprehjeve të tilla janë tregues që fëmija mund të hasë vështirësi në zhvillimin e gjuhës më vonë. Por duhet të kemi parasysh faktin që këto janë përgjithësime dhe se faktorë të tjerë si ato socio-kulturore, ambienti rrethues, gjinia mund të bëjnë që jo të gjithë fëmijët të ndjekin këtë rend kronologjik zhvillimi.

📣Na ndiqni për materialin e plotë në postimet në vijim📣

❗Ky material ka qëllim informimin dhe rritjen e ndergjegjshmërisë për kujdesin e zhvillimit (jo vetem atë fizik) të fëmijëve nën moshën 2-vjeç.
Për dyshime dhe informacion më të detajuar duhen kontaktuar profesionistët përkatës (kontaktoni në një nga format e kontaktit)❗

speech

🧩🔄  Autizmi, trajtimi...Disa metoda qe perdoren ne trajtimin e crregullimeve te spektrit te autizmit:📌ABA dhe nenkategor...
07/09/2021

🧩🔄 Autizmi, trajtimi...

Disa metoda qe perdoren ne trajtimin e crregullimeve te spektrit te autizmit:

📌ABA dhe nenkategorite e saj, perbejne nje klase trajtimesh qe aplikojne principet e shkences biheviorale per te adresuar problemet e sjelljes dhe te nxenit tek femijet me autizem dhe femijet me probleme tjera te zhvillimit.

📌Video Modeling, eshte nje teknike instruksionale qe perdor nje format video per tu shpjeguar nje variacion sjelljesh sociale dhe komunikative femijeve me autizem.

📌PECS, eshte nje sistem i strukturuar komunikimi augmentativ-alternativ, qe promovon komunikimin me shenja tek femijet joverbal me autizem, duke nxitur nisjet spontane.

📌TEACCH, eshte nje metode e dizenjuar per implementim ne shtepi apo ne klasa. Mund te aplikohet ne mosha te ndryshme dhe mund te perfshije teknologji asistuese apo komunikim me shenja tek femijet joverbal.

📌DIR/Floortime, kjo metode ve fokusin ne identifikimin e ndryshimeve ne menyren se si femije te ndryshem i perceptojne zerat, shenjat, ndjesite dhe levizjet e gjithashtu fokusohet ne menyren se si prinderit, kujdestaret, terapistet dhe edukatoret mund te shfrytezojne kontaktet dhe marrdheniet me keta femije per te arritur mundesite maksimale ne kompletimin e fazave te zhvillimit qe pershkruan kjo metode.

❗Kujdes, keto jane pershkrime te shkurtra, me karakter informues dhe jo per qellim perdorimi klinik, te vetem disa metodave me fokus "komunikimin" qe perdoren nga logopedet dhe nuk adresojne te gjithe problemet dhe deficitet tjera qe keto femije shfaqin. Per implementimin e ketyre metodave duhet kontaktuar nje logoped qe njeh mire problemin dhe e trajton ne karakterin e tij spektrial, qe do te thote sipas nevojes dhe ndryshimeve qe secili femije paraqet❗

22/08/2021

Rast klinik, formë e vecantë disfluence (belbëzimi).
Rezultate mjaft të mira, audio e marrë gjatë seancave të fundit të terapisë, interpretim i nje teksti.

📣 Ofrojmë suport edhe pas përfundimit të terapisë, terapi në grup, takime me persona të rikuperuar dhe ripërseritje të terapisë me cmim të përgjysmuar nëse më vonë individi humbë aftësitë dhe e ndjenë të nevojshme📣


🧩 Autizmi...Disa shenja te femijeve me autizem te ndara sipas dy kategorive baze te diagnostifikimit (te detajuara ):📌 D...
29/07/2021

🧩 Autizmi...
Disa shenja te femijeve me autizem te ndara sipas dy kategorive baze te diagnostifikimit (te detajuara ):

📌 Deficit persistent ne kominikim dhe nderveprim, shenja te tilla si :
1. Mosbashkveprim me ambientin qe e rrethon, vetizolim (mosnjohja e zerit te prinderve, nuk zhvillon si normalisht rutinat e gudulisjeve dhe puthjeve me prinderit, nuk imiton sjelljet sociale si te berit "pafshim" me dore, etj)
2. nuk vendos shikimin ne sy apo ndjekjen vizuale te nje objekti te perbashket me d**e tjeter
3. Veshtiresi me lojrat e thjeshta apo abstrakte ( nuk luan si femijet e zhvilluar tipikisht me lodrat) dhe mungese e lojes simbolike
4. Mungese kurioziteti e manifestuar si rezistence per te mesuar gjera te reja
5. Veshtiresi per te kuptuar ndjenjat e te tjereve dhe mungese e empatise ( qesh kur dikush demtohet apo rrezohet), etj.

📌Sjellje,interesa dhe aktivitete te kufizuara e te perseritura ,qe kompromentojne rende funksionimin e perditshem:
1. Sjellje te pakuptimta dhe pa objektiv ( sjellje vetstimuluese si rrotullimi i duarve, levizje e rrotullime te trupit para mbrapa etj).
2. Sjellje vetdemtuese dhe agresivitet
3. Sjellje obsesive ( fokus i tepert ne nje stimul dhe injorim i stimujve tjere)
4. Veshtiresi ne ndjekjen e rutinave si ushqyerja, veshja apo gjumi , si rezultat i pamundesise per tu perballur dhe me ndryshimet me te vogla
5. Hipo/hipersensitivitet ndaj stimujve ( tolerance ndaj dhimbjeve, reagime ekstreme ndaj disa tingujve normal etj)
6. Selektivitet ekstrem ne llojine ushqimeve, ha vetem nje apo dy lloje ushqimesh dhe refuzon cdo ushqim tjeter
7. Hiperselektivitet ndaj stimujve, fokusohet ne aspekte te izoluara te ojekteve apo njerezve ( magjepset ndaj ndonje lloj stimuli si dritat apo figurat)
8. Veshtiresi ne vemendje, sidomos kur kerkohet zhvendosje e shpejte e vemendjes etj.

❗Kujdes, jo cdo femije qe shfaqe keto shenja eshte me autizem, per te bere nje diagnostifikim te sakte duhet te kontaktoni me profesioniste qe e njohin mire problemin, mjek, neurolog, logoped, psikolog zhvillimi, etj❗

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Logoped F.K posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Logoped F.K:

Share