KF Vllaznia - Faqja Zyrtare

KF Vllaznia - Faqja Zyrtare Faqja Zyrtare e Klubit të Futbollit "Vllaznia"
Official page of "Vllaznia" Football Club Kjo lojë në fillim nuk quhej futboll por “top e kambë”.

Në Shkodër ka nisë të luhet më herët sesa të formohej shoqnia “Vllaznia”. Qysh më 1905, atëherë kur të rinj të lagjeve të ndryshme të qytetit, luanin me t**a lecke, ose me t**a që ishin të formuar nga mshikëza uji të lopëve apo kafshëve të tjera të mëdha. Pikërisht në këtë vit, na lagjen “Arra e Madhe” u ngrit skuadra “Leka I Madh”. Pas dy vitesh, në Shkodër do vinte në prift maltez. Quhej At Gutt Ruter. Ishte pikërisht ky njeri që solli topin e parë të futbollit në qytetin tonë

Në vitin 1913 do të organizohej në Shkodër një ndeshje futbolli. Ajo ka hyrë në histori edhe si ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare e futbollit në mes skuadrës vendase “Indipendenca” dhe një formacioni austro- hungarez që përbëhej nga pjesëtare të ushtrive të këtyre vendeve që atë kohë kishin pushtuar qytetin. “Indipendenca” ishte formuar nga bashkimi I sportistëve më të mirë nga të gjithë ekipet që mbizotëronin atë periudhë në Shkodër. Për herë të parë ky takim zhvillohet sipas rregullores së kohës për 90 minuta, të ndarë me nga dy pjesë nga 45’. Skuadra “Indipendenca” përbëhej nga 11 lojtarë, kapiteni I të cilëve ishte Palok Nika. Disa nga futbollistët e tjerë të asaj skuadre ishin dhe Kolë Hila, Kolë Prekalori, Kolë Gjoni, Gjon Pashkja, Kolë Kaçinari, Pashko Fishta, Luigj Halepjani, Gac Ashta, Palok Kini etj. Këtij takimi iu ba një jehonë e madhe edhe në shtypin e huaj teksa u pasqyrua në gazeta të ndryshme të Europës. Futbolli do të vazhdohej të luhej në këtë mënyrë. Shoqënia “Vllaznia” do të themelohej më 16 shkurt 1919 dhe vetëm pas krijimit të saj do të fillojnë të organizohen edhe takime me skuadra të qyteteve të tjera. Në vitet 30’, Vllaznia do të merrte pjesë rregullisht në kampionatet kombëtare të futbollit, që nisin të organizohen në vend. Madje është ndër protagonistet kryesore në të shtatë kampionatet që zhvillohen teksa në shumë prej tyre renditet nënkampion por pa arritur dot të zinte asnjëherë vendin e parë për arsye nga më të ndryshmet. Megjithatë ato vite kanë treguar se futbolli shkodran do të ishte protagonist në çdo kampionat që do zhvillohej më pas. Në 7 kampionatet që janë zhvilluar para luftës, kanë spikatur emra të tillë futbollistësh si Muhamet Halili, Qazim Dervishi, Hil Staka, Paç Koliqi, Pjetër Gjoka, Kin Bushati, Myzafer P**a, Ali Paçrami, Rexhep Krasniqì, Ibrahim Dizdari, Asim Golemi, Resh*t Rusi, Feti Dizdari, Zef Hila etj. Në vitet ’40, sërish skuadra shkodrane do të shfaqej pretendente dhe madje do ta niste mbarë. Që në kampionatin e parë të Pasluftës, më 1945, ajo do shpallej kampione e vendit, sukses që do ta përsëriste edhe një vit më voë. Emrat e atyre viteve janë të gjithë të bujshëm. Duke nisur nga Loro Boriçi, për të vazhduar me Dodë Tahirin, Muhamet Dibrën, Prek Gjeloshin, Beqir Osmanin, Muc Koxhjen, Ernest Halepjanin, Xhelal Jukën, Pal Mirashin, Zyhdi Barbullushin, Bimo Fakjen, Xhevdet Shaqirin, Met Vasinë, Latif Alibalin, Adem Smajlin, Pal Mirashin, Isuf çobën, Shaban Abdinë, Mustafa Nehanin etj

Por seria e këtyre rezultateve do ndërpritej këtu pasi në skenë do dilnin Partizani e Dinamo, dy skuadra që donin të fitonin me çdo kushte dhe me të gjitha mënyrat. Vitet ’50 pastaj do të ishin vitet që do shënonin rezultatet më të dobëta të Vllaznisë. Ajo shpeshherë rrezikon të bjerë nga kategoria, madje në një rast edhe ndodh kështu, por ajo gjen forca për t’u ringritur sërish. Në fakt është gjë jo e mirë që sportistë të tillë si Shefki Boshnjaku, Kol Gjoni, Qemal Cungu, Shuajp Keraj, Zyhdi Bakalli, Ali Tepelija, Lutfi Laçja, Ali Kullolli, Beqir Cungu, Buto Smaja, Daut Shkreli, Qamil Medja, Fejzi Rrjolli, Alush Bakalli, Esat Bushati, Zija Halluni, Shuajp Preza e ndonjë tjetër, e nisën dhe e mbyllën karrierën e tyre pa fituar një trofe. Përpjekjet kanë qenë të mëdha por ato vite nuk do ishin aspak të suksesshme për futbollin shkodran. Por nuk do ndodhte gjithnjë kështu. Pikërisht në vitin 1965 një brez I talentuar lojtarësh që po I vinte Shkodrës do t’I jepte asaj Kupën e Shqipërisë. Protagonistë të këtij suksesi ishin Paulin Ndoja, Frederik Çapaliku, Sadetin Zmijani, Nikoll Gjergji, Kol Gjoni, Esat Rakiqi, Hajrullah Lekaj, Osman Djepaxhia, Menduh Dedja, Selami Dani, Sabah Bizi, Halil Puka, Lekë Koçobashi, Mehdi Milla, Jonuz Teli, Bep Çefa, Zyhdi Basha, Xhevdet Basha, Esat Egerçi, Ramadan Komi e Pjetër Dushaj. Trajner në atë sukses nuk ishte një shkodran por një tiranas, pikërisht Skënder Jareci, një person që ka lënë mbresa në Shkodër për punën e tij shumë domethënëse gjatë asaj periudhe të shkurtër që ka punuar në qytetin tonë. Ndërkohë në vitet ’70 do të kemi mbase periudhën më të ndritshme të futbollit shkodran. Ka qenë një dekadë e mbushur me suksese dhe trofe. Si asnjëherë tjetër. Në vitin 1972 Vllaznia do fitonte kupë e kampionat njëherazi, gjë që nuk e kishtebërë asnjëherë më parë asnjë skuadër tjetër shqiptare. Por nuk e ka arritur më as vetë skuadra shkodrane deri më sot. Për të vazhduar me kampionatin sërish më 1973 dhe 1978 dhe pastaj kupën më 1979. Plot 5 trofe për Shkodrën dhe futbollin shkodran. Meritë kjo e padiskutueshme e një brezi të talentuar me emra të tillë si Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Medin Zhega, Paulin Ndoja, Lekë Koçobashi, Hajrullah Lekaj, Esat Rakiqi, Halil Puka, Rauf Çanga, Millan Vaso, Ismet Hoxha, Suad Durraj, Seit çanga, çesk Ndoja, Zyhdi Basha, Viktor Plumbini të cilët më vonë do pasoheshin të tjerë si Lutfi Basha, Ahmet Meta, Fatmir Axhani, Fatmir Lugji, Genc Boshnjaku, Astrit Hafizi, Luan Vukatana, Ferid Borshi, Ardian Arra, Selman Gruda etj. Mbi të gjitha meritën më të madhe në këtë periudhë suksesesh e ka ideatori I këtyre trofeve. Ai është trajneri Xhevdet Shaqiri, njeriu që duke e drejtuar këtë skuadër në pankinë, ka fituar më shumë se çdokush tjetër. Në vitet ’80, do vazhdojnë sukseset por njëkohësisht edhe rivaliteti duket më I madh në futbollin shqiptar. Do ketë sërish trofe, teksa merren dy kupa në vitet 1981 dhe 1987 si dhe titullin kampion më 1983. Të tjerë sportistë e trajnerë kanë dalë në skenë në këtë dhjetëvjeçar. Bëhet fjalë për emra që kanë kontribuar në shkrimin e historisë së këtij klubi tashmë 90 vjeçar. Janë edhe Gjergji Kushe, Hysen Dedja, Bep Pali, Fatbardh Jera, Nikolin Thana, Fatmir Paçrami, Roland Luçi, Ferid Rragami, Hysen Zmijani, Ardian Bushati, Fasli Fakja, Viktor Briza, Kujtim Shaba, Arvid Hoxha, Isak Pashaj, Ilir Kepaj, Agron Lika, Lulëzim Bërshemi, Arjan Laçja, Astrit Semaj, Fejzi Shkenza. Trajnerë në këto suksese janë Ramazan Rragami e Astrit Hafizi. Në vitet ’90, Vllaznia do ta nisë mbarë. Merr titullin në vitin 1992 dhe protagonistë janë edhe emra të rinj kampionësh si Avenir Dani, çlirim Basha, Zamir Shpuza, Astrit Premçi, Alban Noga, Azis e Bujar Gruda, Ramiz Bisha, Edmir Bilali, Ilir Keçi, Gjergj Fishta, Altin Halili, Dritan Nako, Vladimir Gjuzi etj. Por më pas ndryshimet demokratike në vend, do të sillnin shumë ndryshime. Në skenë del ana financiare dhe kuqeblutë gjejnë një president që do ta çonte edhe më lart emrin e këtij klubi. Myftar Çela e shpall Vllazninë kampione në vitin 1998 e më pas edhe në vitin 2001. Kuptohet edhe me kontributin e madh të futbollistëve të tillë si Armir Grima, Vioresin Sinani, Edi Martini, Astrit Premçi, Alban Noga, Suad Lici, Luan Zmijani, Ilir Ymeri, Altin Xhahysa, Armando Cungu, Luan Jahja, Gjergj Shllaku, Alban Volumi, Ilir Dibra, Safet Osja, Edi Kraja, Ermal Dervishi, Brikeno Bizi, Kreshnik Osmani, Pjerin Martini, Arion Mustafa, Gaspër Ndoja, Oltion Osmani, Millosh Kërstaiç, Amarildo Belisha, Elvis Plori, Dorian Bylykbashi, Klodian Duro, Saimir Patushi, Albert Kaçi, Asim Gjokoviç e Elvin Beqiri. Trajnerët e këtyre dy sukseseve do ishin Hysen Dedja dhe malazezi Dervish Haxhiosmanoviç. Një tjetër president, Valter Fushaj do t’I dhuronte pas plot 21 vjetësh Shkodrës Kupën e Shqipërisë. Ndodhi pikërisht sezonin 2007-08 teksa kuqeblutë triumfuan ndaj Tiranës në finalen e Elbasanit. Trajner është po ai, Haxhiosmanoviç ndërkohë që në fushë përveç emrave të njohur si Armir Grima, Vioresin Sinani, Suad Lici, Safet Osja, Uliks Kotrri, do ishin edhe emrat e tjerë të rinj si ato të Admir Telit, Sasha Delain, Albert Kaçi, Xhevahir Sukaj, Gilman Lika, Edmond Doçi, Ilir Nallbani Marenglen Kapaj, Erjon Hoti etj. Në vitin 2011 u krijua shoqëria aksionere “Vllaznia” me kapital 100 për qind të Bashkisë Shkodër dhe për 10 vjet me rradhë ka qenë ky institucion që e ka drejtuar atë, duke kaluar në fakt momente të vështira, aq sa në sezonin 2017-2018 ka rënë sërish nga Kategoria Superiore. Por ndërkohë, në vitin 2020, në skenë do të dilte sponsori Alban Xhaferi dhe që në sezonin e parë në krye të klubit arrin një sukses të shkëlqyer duke I dhënë Shkodrës një tjetër trofe, atë të Kupës së Shqipërisë pasi mundi 1-0 në finale ekipin e Skënderbeut. Protagonistë të këtij suksesi do jenë futbollistë si Bojan Zogoviç, Erdenis Gurishta, Mevlan Adili, Eni Imami, Aleksandar Isaevski, Ardit Krymi, Fjoart Jonuzi, Herald Marku, Victor Da Silva, Arsid Kruja, Haris Dilaver, Ardit Hoxhaj, Dajan Shehi, Milos Kalezic, Albion Avdijaj, Demir Imeri, Kristi Qarri, Elom Nyavedji, Arlind Kalaja, Salim Cisse etj. Trajner I skuadrës ndërkohë do të ishte Thomas Brdariç. Po këtë sezon, Vllaznia e humbi titullin kampion vetëm për shkak golaverazhi duke u renditur në vendin e dytë pas Teutës. Ndërkohë procesi i privatizimit propozuar nga Bashkia Shkodër dhe miratuar me vota unanime nga Këshilli Bashkiak me vendimin nr. 54, dt. 27.11.2020 dhe mbas procesit te ankandit, pronaret e rinj te KF Vllaznia janë kompanite “Albaphoto” sh.p.k 90% dhe “Albasport & Entertainment” 10% , me aksioner z. ALBAN XHAFERI, që njëkohësisht nga shkurti I vitit 2022 emërohet si adminiatrator i KF Vllaznia. Në këtë mënyrë, tani e tutje nis një epokë e re për ekipin e futbollit Vllaznia nën menaxhim privat.

05/09/2026

"Loro Boriçi" sot duhet të flasë kuqeblu! 🔴🔵

Përballë kemi Partizanin, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Një ndeshje e madhe kërkon një stadium të madh, një atmosferë të madhe dhe mbi të gjitha të gjithë ne bashkë, si një trup i vetëm!

Le t’i tregojmë edhe një herë forcën e Shkodrës, dashurinë për Vllazninë dhe qytetarinë që na karakterizon. Të mbështesim ekipin nga minuta e parë deri në të fundit, me zë, me zemër dhe me respekt.

Nuk luajnë vetëm 11 futbollistë. Luajmë të gjithë!

🏟️ Loro Boriçi
⏰ 18:30
🔴🔵 Të gjithë në stadium! FORCA VLLAZNIA!

𝐃𝐈𝐓𝐀 𝐄 𝐍𝐃𝐄𝐒𝐇𝐉𝐄𝐒 🔴🔵⚽️  VLLAZNIA- Partizani🏆 “Abissnet Superiore” 2026–2027, Java 3🗓️  Sot, 05 shtator⏱️ 18:30🏟️ Stadiumi ...
05/09/2026

𝐃𝐈𝐓𝐀 𝐄 𝐍𝐃𝐄𝐒𝐇𝐉𝐄𝐒 🔴🔵
⚽️ VLLAZNIA- Partizani
🏆 “Abissnet Superiore” 2026–2027, Java 3
🗓️ Sot, 05 shtator
⏱️ 18:30
🏟️ Stadiumi “Loro Boriçi”
Një jetë, dy ngjyra, një skuadër.
🔴🔵

🔴🔵 DEKLARATË PËR SHTYPKlubi i Futbollit Vllaznia ka marrë me shqetësim të thellë lajmin për dorëheqjen e z. Lazër Matija...
04/09/2026

🔴🔵 DEKLARATË PËR SHTYP

Klubi i Futbollit Vllaznia ka marrë me shqetësim të thellë lajmin për dorëheqjen e z. Lazër Matija nga pozicioni i Kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër dhe nga drejtimi i Klubit të Futbollit të Femrave Vllaznia.

Për ne, ky nuk është thjesht lajmi i largimit të një drejtuesi. Është një mesazh tronditës për futbollin shqiptar dhe shkodran në veçanti, për të gjithë pasionantët dhe tifozët kuqeblu, si dhe një kambanë e fortë alarmi për të ardhmen e futbollit të femrave në Shkodër dhe në Shqipëri.

Me përkushtim të jashtëzakonshëm, sakrifica personale, punë profesionale dhe një pasion të rrallë, Vllaznia e Femrave u shndërrua në skuadrën simbol të futbollit shqiptar të femrave dhe arriti aty ku pak kush mund ta kishte imagjinuar: në skenën më të madhe të futbollit europian, duke u përballur në UEFA Women’s Champions League me emra të tillë si Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Chelsea.

Në këtë histori, emri i Lazër Matijës zë një vend të veçantë dhe të pazëvendësueshëm.

Ai nuk ka qenë thjesht drejtuesi i një skuadre futbolli, por arkitekti i një prej historive më të bukura dhe më të suksesshme të sportit shkodran dhe shqiptar.

Me vizion, karakter, këmbëngulje dhe një përkushtim që rrallë gjendet në sportin tonë, ai ndërtoi nga themelet një model që tejkaloi kufijtë e Shkodrës dhe të Shqipërisë.

Lazër Matija është një nga ata njerëz që futbollit i ka dhënë shumë më tepër sesa ka marrë prej tij.

Për 13 vite ai investoi jo vetëm financiarisht, por mbi të gjitha kohën, energjinë, reputacionin dhe pasionin e tij për t’u dhënë vajzave shkodrane mundësinë të ëndërrojnë, të zhvillohen dhe të konkurrojnë në nivelin më të lartë.

Nën drejtimin e tij, Vllaznia nuk u bë vetëm kampione e Shqipërisë. Ajo u bë një emër i respektuar në Europë, një ambasadore e Shkodrës dhe e Shqipërisë dhe një nga historitë më të bukura të sportit tonë në arenën ndërkombëtare.

Të ndërtosh një ekip fitues është e vështirë.

Ta mbash atë në majë për më shumë se një dekadë, në kushtet e futbollit shqiptar, kërkon diçka shumë më të madhe: kërkon lidership, vizion, karakter, sakrificë dhe dashuri të pakushtëzuar për qytetin dhe fanellën.

Pikërisht këto cilësi e bëjnë Lazër Matijën jo vetëm një drejtues të suksesshëm, por një figurë referimi për sportin shkodran dhe shqiptar.

Për KF Vllaznia, Lazër Matija nuk është thjesht një emër i lidhur me një periudhë suksesi.

Me atë që ka ndërtuar, me sakrificën, vizionin dhe përkushtimin e tij ndër vite, ai është NJË EMBLEMË E KLUBIT DHE NJË NGA FIGURAT MË TË RËNDËSISHME TË FUTBOLLIT SHQIPTAR.

Ai ka një vend të veçantë tek KF Vllaznia dhe emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë së klubit, si dhe me afirmimin e Vllaznisë dhe të futbollit shqiptar në arenën europiane.

Historia e Vllaznisë së Femrave nuk mund të shkruhet pa emrin e Lazër Matijës.

Titujt, pjesëmarrjet europiane, Champions League, brezat e vajzave që janë rritur me fanellën kuqeblu dhe respekti që Vllaznia ka fituar ndërkombëtarisht mbajnë fuqishëm gjurmën e punës së tij.

Për këtë kontribut, Shkodra dhe futbolli shqiptar i detyrohen jo vetëm mirënjohje, por respekt të veçantë.

Prandaj dorëheqja e tij nuk duhet të kalojë si një lajm i zakonshëm sportiv.

Ajo duhet të na bëjë të gjithëve të ndalemi dhe të pyesim:

ÇFARË DO TË NDODHË NESËR ME VLLAZNINË E FEMRAVE?

Federata Shqiptare e Futbollit, si institucioni që drejton dhe menaxhon futbollin e luajtur në Shqipëri, duhet ta lexojë me shumë seriozitet këtë situatë.

Futbolli i femrave nuk mund të ndërtohet dhe të mbahet në këmbë pafundësisht mbi sakrificën, pasionin dhe financimin e individëve të veçantë.

Kur një drejtues, i cili për 13 vite ka ndërtuar një prej historive më të suksesshme të futbollit shqiptar, arrin në pikën e largimit, atëherë ky duhet të shërbejë si sinjal alarmi për të gjithë sistemin.

Futbolli i femrave ka nevojë për një model të qëndrueshëm mbështetjeje.

Ka nevojë për investime në infrastrukturë, mbështetje financiare dhe logjistike, politika zhvillimi për vajzat dhe akademitë, si dhe mekanizma që klubet e futbollit të femrave të mos varen vetëm nga mundësitë ekonomike dhe sakrificat personale të një individi apo të një familjeje.

Figura si Lazër Matija nuk prodhohen nga sistemi.

Janë pikërisht njerëz të tillë që, me vizionin dhe sakrificën e tyre, e mbajnë sistemin në këmbë.

Liderë të tillë janë të rrallë.

Dhe pikërisht për këtë arsye duhet t’i vlerësojmë kur janë në futboll, t’i mbështesim kur ndërtojnë dhe t’i dëgjojmë kur japin sinjalin se sistemi nuk mund të vazhdojë më në të njëjtën mënyrë.

Prandaj, i kërkojmë Federatës Shqiptare të Futbollit që këtë moment ta konsiderojë jo vetëm si një mundësi për reflektim, por mbi të gjitha si një moment për veprim konkret dhe të menjëhershëm për garantimin e vazhdimësisë së Vllaznisë së Femrave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të futbollit të femrave në Shqipëri.

Nga ana tjetër, kjo kambanë alarmi duhet të dëgjohet fort edhe në Bashkinë Shkodër, nga Kryetari i Bashkisë, z. Benet Beci, Këshilli Bashkiak dhe të gjitha strukturat vendore.

Mesazhi ynë për ta është i drejtpërdrejtë:

KËRKOHET NDËRHYRJE URGJENTE DHE KONKRETE.

VLLAZNIA E FEMRAVE NUK DUHET TË LIHET TË RREZIKOJË TË PUSHOJË SË EKZISTUARI!

Të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk mjafton të jemi krenarë për Vllazninë vetëm kur ajo fiton tituj apo luan në Champions League.

Vllaznia ka nevojë për qytetin sidomos atëherë kur e ardhmja e saj vihet në pikëpyetje.

Ky ekip mban emrin e Vllaznisë, mban emrin e Shkodrës, mban fanellën kuqeblu dhe ka përfaqësuar këtë qytet dhe Shqipërinë në stadiumet më prestigjioze të Europës.

Prandaj Bashkia Shkodër duhet të aktivizojë të gjithë mekanizmat institucionalë dhe financiarë që ka në dispozicion dhe, së bashku me FSHF-në, komunitetin e biznesit dhe aktorët e tjerë, të gjejë një zgjidhje që garanton vazhdimësinë, financimin, infrastrukturën dhe konkurrueshmërinë e ekipit të femrave.

Standardet e futbollit europian po e bëjnë gjithnjë e më të rëndësishëm zhvillimin dhe mbështetjen e futbollit të femrave nga klubet që synojnë të konkurrojnë në Europë.

Prandaj dobësimi apo, edhe më keq, rreziku i zhdukjes së Vllaznisë së Femrave nuk është vetëm problem i ekipit të femrave.

Ai prek drejtpërdrejt të ardhmen, zhvillimin dhe ambiciet europiane të gjithë Klubit të Futbollit Vllaznia.

Kjo është arsyeja pse sot çështja e Vllaznisë së Femrave duhet të na bashkojë të gjithëve.

KF Vllaznia u bën thirrje publike Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkisë Shkodër, institucioneve, komunitetit të biznesit dhe të gjithë atyre që e duan dhe e mbështesin futbollin shkodran që të reagojnë urgjentisht.

Duhet të ulemi së bashku.

Duhet të gjejmë zgjidhjet.

Duhet të ndërtojmë një model të qëndrueshëm që jo vetëm garanton vazhdimësinë e Vllaznisë së Femrave, por i jep asaj mundësinë të vazhdojë të jetë krenaria e Shkodrës dhe e Shqipërisë në futbollin europian.

LAZËR MATIJA NDËRTOI NJË HISTORI.

DETYRA JONË ËSHTË QË AJO HISTORI TË VAZHDOJË.

🔴🔵 VLLAZNIA E FEMRAVE DUHET TË VAZHDOJË.
DUHET TË MBËSHTETET.
DUHET TË MBETET KRENARIA E SHKODRËS!

NA JENA QYTETI!
NA JENA FUTBOLLI!
NA JENA VLLAZNIA! 🔴🔵

04/09/2026

Në hyrje të fushës sportive “Resh*t Rusi”, aty ku çdo ditë stërviten dhe formohen brezat e rinj të Akademisë Vllaznia, tashmë qëndrojnë katër prej figurave më të mëdha të futbollit shkodran, Sabah Bizi, Ramazan Rragami, Medin Zhega dhe Paulin Ndoja.

Këta katër emra që kanë shkruar historinë e Vllaznisë dhe të futbollit shqiptar, sot janë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve dhe të rinjve që ëndërrojnë të ndjekin të njëjtën rrugë.

Përkrah portreteve janë edhe fjalët që përcjellin filozofinë e tyre.

🔴 Medin Zhega:
“Në radhë të parë duhet me ken njeri dhe mandej sportist.”

🔵 Ramazan Rragami:
“Futbolli luhet me kry dhe jo me kambë.”

🔴 Paulin Ndoja:
“Dita ma e bukur e jetës teme ka ken kur kam lujt ndeshjen e parë me Vllazninë.”

🔵 Sabah Bizi:
“Futbollist e kangtar nuk bahesh me zor se ke me dal para publikut.”

Këto fotografi në hyrje të fushës ku stërviten dhe luajnë ndeshjet fëmijët dhe të rinjtë, janë histori, kujtesë, identitet dhe frymëzim për brezat që vijnë.

🙏 Një falënderim i veçantë për Presidentin e Vllaznisë, z. Alban Xhaferi, Drejtorin e Akademisë, z. Alban Neziri, si dhe Bashkinë Shkodër, për këtë vlerësim dhe përkushtim ndaj historisë së klubit dhe edukimit të brezave të rinj.

Falenderojmë edhe familjarët e katër emblemave të futbollit shkodran të cilët bashkëpunuan dhe morën pjesë në këtë ceremoni bashkë me futbollistët e vegjël të akademisë tonë.

Legjendat nuk largohen kurrë. Ato vazhdojnë të jetojnë aty ku lindin ëndrrat e reja. ❤️💙

❤️💙 Karta e Anëtarësisë është kontributi yt për Vllazninë, por mbi të gjitha, është një shenjë përkatësie — identiteti y...
03/09/2026

❤️💙 Karta e Anëtarësisë është kontributi yt për Vllazninë, por mbi të gjitha, është një shenjë përkatësie — identiteti yt zyrtar si pjesë e familjes Kuq e Blu.

Me Kartën e Anëtarësisë përfiton privilegje të veçanta dhe bëhesh zyrtarisht pjesë e klubit.

🎟️ SI MUND TA MERRNI?
📝 Plotësoni formularin me të dhënat tuaja:
🏪 Te Dyqani Universal
🌐 Online në shop.vllaznia.al

💳 Çmimi: 1,500 Lekë

❤️💙 Bëhu Anëtar. Bëhu pjesë e Vllaznisë!

⚽️VLLAZNIA - Partizani🗓️5 SHTATOR 2026 | ⏰ 18:30🏟️Stadiumi “Loro Boriçi”🎟️BILETAT NË SH*TJE⏬️➡️ Biletaria e Stadiumit “...
02/09/2026

⚽️VLLAZNIA - Partizani
🗓️5 SHTATOR 2026 | ⏰ 18:30
🏟️Stadiumi “Loro Boriçi”

🎟️BILETAT NË SH*TJE⏬️

➡️ Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi“
✅ Të premten (Ora 10:00 - 14:00 | 17:00 - 19:00)
✅ Të shtunen (Ora 10:00 - 19:00)

➡️ Duke filluar nga sot, biletat mund ti gjeni:
✅ Dyqani UNIVERSAL (Rrugica krah Ambulancës)
✅ Market Vllaznia

➡️ ONLINE: https://shop.vllaznia.al/biletat/

02/09/2026

📸Behind the scenes
🔴🔵Photoshoot

NDESHJA E RRADHËS 🔴🔵 ⚽️ VLLAZNIA- Partizani🏆 “Abissnet Superiore” 2026–2027, Java 3🗓️ E shtunë, 05 shtator⏱️ 18:30🏟️ Sta...
01/09/2026

NDESHJA E RRADHËS 🔴🔵
⚽️ VLLAZNIA- Partizani
🏆 “Abissnet Superiore” 2026–2027, Java 3
🗓️ E shtunë, 05 shtator
⏱️ 18:30
🏟️ Stadiumi “Loro Boriçi”
Një jetë, dy ngjyra, një skuadër.

31/08/2026

Sot, në mbledhjen e zgjeruar dhe të hapur me drejtuesit e klubit, stafet e Akademisë, mediat, tifozët dhe dashamirësit e Vllaznisë, ritheksuam një parim themelor: Pa drejtësi sportive nuk ka garë të ndershme!

Ne jemi Shkodra, qyteti ku lindi futbolli shqiptar, dhe kemi detyrimin të mbrojmë futbollin, lojën e pastër dhe respektin për çdo klub e çdo garues.

Por përtej reagimit ndaj episodeve të veçanta, duhet të ndërtojmë së bashku me institucionet përkatëse një sistem më transparent, profesional dhe të mbikëqyrur, ku çdo vendim të ketë përgjegjësi dhe ku mundit, investimit dhe djersës së gjithsecilit t’i jepet haku.

Kjo është beteja që ia vlen për futbollin shqiptar. 🔴🔵

Address

Rruga Djepaxhijej 2
Shkodra
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KF Vllaznia - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KF Vllaznia - Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share

Category