FC Djelmnia Shkodrane 2017

FC Djelmnia  Shkodrane 2017 football academy

👏⚽ U-11 KampionatiFC Djelmnia A – Ada  Fitore e thellë dhe paraqitje shumë e bukur nga djelmnia jonë! Dominim total në l...
01/03/2026

👏⚽ U-11 Kampionati
FC Djelmnia A – Ada
Fitore e thellë dhe paraqitje shumë e bukur nga djelmnia jonë! Dominim total në lojë, kombinime të sakta dhe shpirt gare nga minuta e parë deri në fund.
âš˝ Golat:
Steri – 2
Bakri – 2
Doçaj – 2
Vukaj – 1
Vekshari – 1
Urime gjithë skuadrës për seriozitetin dhe lojën kolektive! 👏
Vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim!

🏆 Turneu në Korçë – Një fundjavë e paharrueshme për Djelmninë Shkodrane! ⚽🔥Turneu i zhvilluar në Korçë nga skuadrat tona...
22/02/2026

🏆 Turneu në Korçë – Një fundjavë e paharrueshme për Djelmninë Shkodrane! ⚽🔥
Turneu i zhvilluar në Korçë nga skuadrat tona të grupmoshave U-9 dhe U-11 këtë fundjavë shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në ndeshjet e zhvilluara kundër Devolli, të dy ekipet tona luajtën me shumë cilësi, fair-play dhe spektakël të vërtetë futbolli, duke realizuar edhe euro-gola që u duartrokitën nga të gjithë. 👏⚽
Dita e dytë, në përballjet ndaj Skënderbeu Korçë, solli edhe më shumë rivalitet dhe shpirt gare nga të dyja skuadrat. Publiku i pranishëm shijoi dy ndeshje shumë të bukura, me ritëm të lartë dhe emocione deri në fund.
Krenarë për paraqitjen, disiplinën dhe karakterin e treguar nga fëmijët tanë! 💙🤍
Vazhdojmë përpara me të njëjtin pasion dhe përkushtim! 💪⚽

Atletik U11 A vs Djelmnia U11 ANdeshje kampionati shumë e bukur, me grintë dhe pasion të madh nga të dyja skuadrat. Ekip...
16/02/2026

Atletik U11 A vs Djelmnia U11 A
Ndeshje kampionati shumë e bukur, me grintë dhe pasion të madh nga të dyja skuadrat. Ekipi ynë zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të kampionatit, me kombinime të bukura në fazën sulmuese dhe përqendrim maksimal në fazën mbrojtëse.
Golat për ekipin tonë u shënuan nga Staka dhe Bakri ⚽️
Urime Profesor Bledarit për punën e shkëlqyer që po bën me U11 👏
Vazhdojmë përpara me të njëjtin përkushtim dhe disiplinë! 💙⚽️

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Profesor Gjovalin Stolaj, themelues i Djelmnisë Shkodrane dhe ...
01/02/2026

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Profesor Gjovalin Stolaj, themelues i Djelmnisë Shkodrane dhe ish-trajner i akademisë sonë.
Ai i dha kaq shumë kësaj akademie me punën, përkushtimin dhe eksperiencën e tij të jashtëzakonshme. Profesor Gjovalin Stolaj bëri një jetë plot sfida, ku futbolli nuk iu nda asnjëherë – si drejtues, si trajner dhe mbi të gjitha si njeri me pozitivitet të lartë dhe vlera të mëdha njerëzore.
Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë.
Shpirti i tij pushoftë në paqe. Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan

Atletik A vs Djelmnia A (U13)Një ndeshje shumë e bukur nga të dyja skuadrat, me lojë të fortë dhe fair play. Vendasit tr...
20/01/2026

Atletik A vs Djelmnia A (U13)
Një ndeshje shumë e bukur nga të dyja skuadrat, me lojë të fortë dhe fair play. Vendasit treguan korrektësi dhe na bënë një pritje shumë të mirë në kompleksin e tyre.
Dy golat për skuadrën tonë u shënuan nga Lekaj.
Trajner: Astrit Premçi

Djelmnia U14 – Murlani U15 (3–1)Ndeshje kampionati e zhvilluar në kompleksin Zmijani, ku skuadra jonë zhvilloi një paraq...
20/01/2026

Djelmnia U14 – Murlani U15 (3–1)
Ndeshje kampionati e zhvilluar në kompleksin Zmijani, ku skuadra jonë zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe arriti një fitore të merituar me rezultatin 3–1.
Golat u shënuan nga Henri, Orgesi dhe Vukatana, duke vulosur suksesin e ekipit.
Skuadra u drejtua nga trajneri Altin Xhahysa.

Murlani vs Djelmnia U11 ANjë ndeshje shumë e luftuar dhe me dëshirë të madhe për të bërë më të mirën nga të dyja ekipet....
20/01/2026

Murlani vs Djelmnia U11 A
Një ndeshje shumë e luftuar dhe me dëshirë të madhe për të bërë më të mirën nga të dyja ekipet. Skuadra jonë zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të sezonit, duke realizuar plot 5 gola pas kombinimeve shumë të bukura dhe lojës së organizuar.
Golat u shënuan nga: Staka (2), Vekshari (2) dhe Steri (1).

ADA vs DJELMNIA U15 AFitore e bukur për skuadrën tonë në kompleksin Zmijani me rezultatin 5–1.Golashënues: Albi Ramekaj,...
19/01/2026

ADA vs DJELMNIA U15 A
Fitore e bukur për skuadrën tonë në kompleksin Zmijani me rezultatin 5–1.
Golashënues: Albi Ramekaj, Amarildo Kolloshi, Reis Senaj, Klevis Ndreu, Marjan Cerjani.
Skuadra kryeson renditjen me të gjitha ndeshjet e fituara, duke treguar formë shumë të mirë që nga fillimi i sezonit.
FC DJELMNIA SHKODRANE 2017

Një trajner i madh nuk ndërton vetëm lojtarë. Ai ndërton njerëz.Pas çdo futbollisti të suksesshëm, qëndron një trajner q...
11/01/2026

Një trajner i madh nuk ndërton vetëm lojtarë. Ai ndërton njerëz.

Pas çdo futbollisti të suksesshëm, qëndron një trajner që pa diçka përpara se ta shihnin të tjerët.
Dikush që pati durim kur fëmija gabonte, që e inkurajoi kur vetëbesimi ishte i ulët dhe që i dha drejtim kur gjithçka dukej kaotike.
Një trajner nuk është thjesht ai që drejton ushtrimet.
Një trajner është dikush që:
• krijon siguri emocionale;
• ndërton disiplinë;
• zhvillon guximin për të provuar;
• e kthen dështimin në mësim.

Për një fëmijë, trajneri shpesh bëhet modeli i dytë më i rëndësishëm pas prindit.
Prej tij, ata mësojnë çfarë do të thotë vërtet respekt, përgjegjësi, përkushtim, punë ekipore dhe këmbëngulje.
Një trajner i mirë nuk bërtet më fort.
Një trajner i mirë sheh më qartë.
Ai sheh potencial përtej gabimeve.
Ai sheh progres përtej rezultateve.
Ai sheh njeriun pas lojtarit.
Futbolli kalon.
Vlerat mbesin.
Dhe një fëmijë që ka pasur një trajner që ka besuar tek ai, do ta mbajë atë vetëbesim gjithë jetën.

Address

Shkoder
Shkodra
4001

Telephone

+355677333772

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FC Djelmnia Shkodrane 2017 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share