02/03/2026
🥇 4 KAMPIONË KOMBËTAR PËR VLLAZNINË 🥇
Kampionati Kombëtar të Rinj dhe të Rritur
Në ambientet e Kompleksi Sportiv Goga Basket, në Durrës, u zhvillua Kampionati Kombëtar për kategoritë Junior dhe Senior, ku ekipi i Vllaznisë tregoi nivel, karakter dhe shpirt gare.
Rezultati final i ekipit:
🏆 4 vende të para
🥈 4 vende të dyta
🥉 7 vende të treta
KATEGORIA JUNIOR
1. Erida Sucaj (-52 kg) – vend i 4-të
2. Riada Gradeci (-52 kg) – vend i 3-të 🥉
3. Edina Balijaj (-55 kg) – vend i 3-të 🥉
4. Edrit Coka (-63 kg) – 🏆 Kampion
5. Rejsi Meaj (-63 kg) – vend i 3-të 🥉
6. Ambri Mustafa (-63 kg) – vend i 3-të 🥉
7. Daniel Ndogaj (-68 kg) – 🏆 Kampion
8. Ema Dodaj (+68 kg) – vend i 2-të 🥈
KATEGORIA SENIOR
9. Amina Hadri (-49 kg) – 🏆 Kampione
10. Enisa Shabaj (-53 kg) – vend i 2-të 🥈
11. Selma Uruçi (-57 kg) – vend i 2-të 🥈
12. Orgesi Nikolli (-58 kg) – vend i 3-të 🥉
13. Kejsi Gallubja (-62 kg) – vend i 3-të 🥉
14. Irsa Osmanagiq (-67 kg) – vend i 3-të 🥉
15. Edri Hoti (-68 kg) – vend i 4-të
16. Esad Malaj (-68 kg) – vend i 4-të
17. Suela Trushi (-73 kg) – vend i 2-të 🥈
18. Sajmir Trushi (-74 kg) – 🏆 Kampion
Ky sukses nuk është rastësi.
Pas çdo medaljeje ka shumë stërvitje, sakrificë dhe përkushtim. Rruga nuk është e lehtë, ka lodhje dhe vështirësi, por me punë dhe durim arrihet gjithçka.
Suksesi vjen me mund.
Suksesi vjen kur nuk dorëzohesh.
Ky është rezultati i një ekipi që beson dhe lufton deri në fund.
Urime të gjithë sportistëve për paraqitjen në tatami.
Vazhdojmë përpara, më të fortë dhe më të bashkuar.
Faleminderit Bashkia Shkodër për mbështetjen që i jepni sportistëve tanë, është një ndihmë e vlefshme, por për të arritur rezultate edhe më të mëdha, kemi nevojë për më shumë përkrahje dhe investim në sport!
Federata Shqiptare Taekwondo World - World Taekwondo Albania
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)