18/08/2026
HAPET REGJISTRIMI – PERZGJEDHJET 2026/27
06 Shtator 2026 – Kosovë
07 Shtator 2026 – Shkodër, Shqipëri, në bashkëpunim me Shkodra Sport Event
Regjistrohu ketu : https://forms.gle/HH1tan2o57c5JXzW7
Nga gjenerata U9 deri në U18 – lojtarë të lindur nga viti 2009 deri në 2019.
Elite Sports nuk është klub dhe nuk është akademi. Është një platformë e “Diplomacisë Sportive” që bashkon talentet më të mirë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora.
Përmes një sistemi përzgjedhjeje të bazuar në meritë, performancë dhe potencial, Elite Sports krijon ekipe përfaqësuese nga lojtarë të klubeve të ndryshme, të cilët marrin pjesë në turne ndërkombëtare në Evropë dhe përfaqësojnë talentin shqiptar përballë klubeve dhe akademive evropiane.
Në vetëm tri sezone: 20 ekipe të krijuara dhe pjesëmarrje në 13 turne ndërkombëtare në Itali, Spanjë, Francë, Zvicër dhe Gjermani.
Në partneritet me Scout & Go, talentet e përzgjedhur kanë gjithashtu mundësi të vëzhgohen, vlerësohen dhe orientohen drejt mundësive në klubet evropiane.