02/09/2026
📍 Në pritje të fillimit të vitit të ri shkollor, ZVAP Shkodër zhvilloi një takim me drejtuesit e IAP, ku u diskutuan masat konkrete për nisjen e vitit të ri shkollor.
Atmosfera e bashkëpunimit solli në vëmendje përmirësimet e infrastrukturës së shkollave, sigurinë e nxënësve me mjedise të sigurta e mikpritëse, përshtatjen e kurrikulave të reja me nevojat e kohës, si dhe ndërtimin e një komunikimi të qëndrueshëm me prindërit dhe komunitetin.
🏫 Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt një viti shkollor të suksesshëm, ku ZVA Shkodër dhe drejtorët e IAP po finalizojnë përgatitjet, duke garantuar që çdo nxënës të ketë një përvojë të plotë, cilësore dhe të mbushur me energji pozitive.