10/04/2026
🙌🏻Ekipi U17 i Akademisë Vllaznia do të jetë pjesë e një prej turneve më prestigjioze ndërkombëtare për grupmoshën U17, që zhvillohet më 23–24 maj në Vigneux-de-Bretagne, Francë.
🔹 Në këtë event do të marrin pjesë 24 ekipe nga Franca dhe vende të ndryshme të Europës, duke përfshirë klube elitare dhe akademi me traditë.
📊 Sipas shortit zyrtar:
Vllaznia është shortuar në Grupin 2, ku do të përballet me:
🔸 Olympique Lyonnais
🔸 FC Coteaux du Vignoble
🔸 Olympique de Neuilly
🔥 Një sfidë e fortë dhe një mundësi e shkëlqyer për lojtarët tanë që të tregojnë vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare.
🤝 Ky turne është më shumë se garë – është një festë e futbollit që promovon fair-play, bashkëpunim dhe shkëmbim kulturor mes të rinjve nga e gjithë bota.
❤️💙 Forca Vllaznia!